Meta: Integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastukturore

April 17, 2016 11:09

Meta: Integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastukturore

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbajti një fjalim për proceset integruese në sesionin e dytë të Konferencës së XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane

Në fjalën e tij Meta tha se Integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastrukturore në vend.

Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit u shpreh se potenciali i Rajonit Adriatiko-Jonian është i jashtëzakonshëm dhe se EUSAIR është një mekanizëm i mirë për të shfrytëzuar më me efektivitet potencialet tona, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit tonë.

“Shqipëria shpreson se projektet e mëdha në infrastrukturë, si autostrada Adriatiko-Joniane, projektet për energjinë, turizmin, bujqësinë dhe arsimin janë bindës për të thithur investime, të nevojshëm për të jetësuar zhvillim dhe punësim për vendet tona. Pikërisht për të gjitha këto arsye unë e shikoj dimensionin parlamentar të kësaj strategjie shumë të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe jetik. Takimi i sotëm tregon dhe provon se parlamentet tona kanë detyrimin të mbështesin dhe nxisin degët e ekzekutivit për këtë platformë të re bashkëpunimi” u shpreh Meta.

April 17, 2016 11:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*