Meta: U morën me ngjalat, ia panë hajrin, të merren me karkalecat tani

Nga Roland Qafoku April 7, 2014 23:26

Meta: U morën me ngjalat, ia panë hajrin, të merren me karkalecat tani

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në emisionin “Debati në Channel One”,  tha se “shpenzimet marramendëse” në festimet e përvjetorit të 45 të lindjes së tij janë mashtrime dhe pjellë e mendjes së atyre që vuajnë nga sindroma e Otellos. Sipas Metës për çdo të ftuar në darkë është bërë një shpenzim prej 35 mijë lekësh të vjetra dhe vlerësoi si dhuratën më të çmuar atë që i kishte bërë Edi Rama:  një kolazh pikturash i shtrirë në kohë. Më poshtë, një pjesë nga intervista e Metës me gazetarin Roland Qafoku:

Qindra-mijëra dollarë – thanë. Sa ka kushtuar ditëlindja juaj, zoti Meta?

Më vjen mirë kur politikanë të shquar,  të pasionuar pas nekrofilisë, tani kanë filluar të merren me ditëlindjet. Në fund të fundit është përparim, diçka më pozitive. Le të merren me ditëlindjen time, për mua nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam këtu që të merrem me politikanë dhe me politikane që vuajnë nga sindroma e Otellos…

Pse çfarë bëri Otello?

Sindromën e Otellos e keni të qartë, edhe në Wikipedia se çfarë është.

Unë e kam të qartë, por ta përshtatim te zonja Topalli…

Nuk ka nevojë. Është e qartë. E rëndësishme është që në politikë të ruhen disa standarde të karakterit njerëzor. Gjëja më e lehtë është të shpifësh, por në momentin kur e tepron, edhe në shpifje, pa dyshim që ai të cilin përpiqesh të manipulosh, reagon ndryshe nga sa ti shpreson.

Dëgjuam që atje ishin mbjellë enkas palma dhe pemë…

Kjo është  qesharake. Prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një realiteti paralel. Nga Vora në Lalëz sa kilometra është? Më pak se 20 kilometra… Dy kamionë me palma, me vazo dhe me lule, vajtje-ardhje sa karburant mund të harxhojnë? Për të marrë me qera nga një kompani, që i ka këto palma dhe lule me vazo,  për t’i çuar në Lalëz, dy kamionë dhe për t’i kthyer prapë në dyqan, ngarkim-shkarkim nuk bën më shumë se 60 mijë lekë të rinj…

Tani 60 mijë lekë palmat e mora vesh, po këto 50 tualetet, zoti Meta?

Shifra të tilla janë tërësisht larg së vërtetës, duhen pjesëtuar disa herë. Kjo është një fantazi tjetër. Si ajo me 500 kilogram karkaleca. Unë që isha i zoti i asaj feste kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Mijëra shishe verë! Marrëzi! Madje, nxjerrin edhe shishe në gazetën e partisë. Shishe gjoja 300 euroshe, të marra në Francë. Ndërkohë që aty nuk është shërbyer me shishe.

Çfarë vere ishte?

Nuk ka pasur vetëm një verë. Është shërbyer me enë të veçanta. E gjithë kjo është një përpjekje e dëshpëruar e disa mendjeve të lodhura që nuk prodhojnë dot më politikë dhe kërkojnë të prodhojnë baltë. Unë nuk kam gjë për të fshehur.  Shpenzimi për një person nuk ka qenë më shumë se 3,5 mijë lekë të reja. Që do të thotë, dy ose tri herë më pak, nëse do të ishte bërë te “Rogneri”, ose te “Sheratoni”. Për sa u takon palmave që janë vendosur atje, jua thashë se sa vete i gjithë shpenzimi. Ngarkim-shkarkim dhe 150 litra karburant nga Vora në Lalëz dhe kthim, me vazo sikurse erdhën. Gjithçka ishte thjesht një ide. Tenda gjigante, që ishte prodhuar gjoja vetëm për këtë ditëlindje, ishte vetëm një mashtrim.

Pse?

Sepse, e para, ditëlindja është vendosur pak ditë përpara për t’u bërë dhe për t’u bërë në atë vend, për arsye edhe të numrit të njerëzve që u shtuan…

Pak nuk ishin, 600…

Unë do të doja të ishin 6 mijë, por nuk kisha mundësi. Pra, edhe në këtë rast, është thjesht një abuzim, sepse çadra të tilla bëhen këtu, janë kompani shqiptare që i kanë të gatshme, me elemente të parafabrikuara për të kompozuar gjëra të tilla. Kështu që…

Kur mbaron, i heqin?

Patjetër. Çadra është vendosur për dyzet e tetë orë. Tani e merr dikush tjetër: bën aktivitet, dasmë, ditëlindje, etj. Edhe qiraja e çadrës shkon më pak sesa të marrësh hotel “Sheratonin”.

Më pak?

Më pak. Patjetër.

Po dhuratat si ishin, zoti Meta? Për këtë jam kurioz më shumë…

Shumë normale. Ato që duhen deklaruar, do të deklarohen.

Kishte ndonjë dhuratë që ju bëri më shumë përshtypje?

Ajo e pikturave të zotit Rama. Ishte shumë interesante, sepse ishte shtrirë në kohë.

Megjithatë, zoti Meta, unë po këmbëngul për faktin se edhe në rrjetet sociale interesi ka qenë shumë i madh. Pse ndodhi kjo, sipas jush? Mirë kjo që po thoni në mënyrë të përgjithshme, megjithëse zonja Topalli ka emër e mbiemër dhe ka folur pesë metër para jush në Kuvend…

Flet vazhdimisht gjëra të tilla dhe unë nuk para preferoj t’i përgjigjem në Kuvend, sepse mendoj se vlerësimin për secilin prej nesh e japin qytetarët dhe ata nuk nisen nga ajo se çfarë themi ne, por nga ajo se çfarë bëjmë ne. Për zonjën në fjalë, mendoj se ato që ka bërë në menaxhimin e Kuvendit, nuk e nderojnë edhe në aspektin e respektimit të ndjeshmërisë të qytetarëve për shpenzimet e politikanëve. Mund t’ju them se unë kam një përqasje tjetër prej saj në këtë drejtim, duke kufizuar në maksimum shpenzimet e lëvizjeve të Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm kaq, por edhe për transparencën e menaxhimit të fondeve të buxhetit të Kuvendit. Por nuk dua të hyj në këtë çështje…

E lidhni këtë me atë që ka thënë zoti Braçe për të bërë padi në prokurori për shpenzimet gjatë kohës…

Nuk dua të merrem me këtë. Dua të them se është për të ardhur keq kur dëgjon politikanë të tillë të cilët shpifin jashtë çdo standardi. U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat…

Pse nuk e keni ftuar zotin Basha? Nuk keni ftuar edhe shumë të tjerë, por le të ndalemi te zoti Basha.

E kemi ftuar për reformën administrative territoriale: kjo është më e rëndësishme. Ai po i largohet asaj ftese. Kjo po që u intereson qytetarëve. Kostoja administrative kursen 80 milionë dollarë. Nuk është pak, apo jo?

*Me shkurtime nga Channel One

 

 

Nga Roland Qafoku April 7, 2014 23:26
Komento

40 Komente

  1. zeni April 8, 00:23

    Bastard. Kater te pafajshem u vrane me 21 Janar per babezine tende dhe te Berishes per pushtet e para.

    Reply to this comment
    • Shkëmbi i Kavajës April 9, 09:40

      Me demek, ‘hani m.t ju shqiptarët, as më rruhet fare’.

      Reply to this comment
      • Arben April 9, 12:25

        FIKS FARE, SEPSE NUK ESHTE SE PD-JA E KA NGRITUR ME TE MADHE SI CESHTJE (MBASE SE NE FESTAT E TYRE HARXHOJNE ME SHUME).

        KESHTU QE I BIE QE META E KA KETE PER NE QYTETARET E THJESHTE QE FLASIM NEPER KOMENTE GAZETASH.

        Reply to this comment
  2. Skenderi April 8, 00:25

    Meta eshte nje idiot, mashtrue, ai kuhej te ishte ne burg per vjedhjen e naftes. Shikijenie ate mire e mire, me thoni cfare shkolle ka mbaruar? Ishte ne kupolen e Berishes dhe kerceu tek Rama, po edhe Rama, nje hu gardhi. Ja, keta jane pjella e popullit itm, bir Selmani nenes ke te qaj me pare…

    Reply to this comment
  3. fat man April 8, 00:30

    Po ta shikosh ne foto duket sikur ka festuar 65 vjetorin, ve bast po shyqyr qe e sqarojne mediat qe eshte 45 vjec. Eshte pjerdhur, e ha krimbi nga brenda si pune e traut, nate e dite me ngadale, priteni kur te shembet e te zere nen vete ate cfare ka katranusur vete ne vite, me gjithe ata qe i rrine nga pas, per ato qe ka bere, nuk ka ngrene me luge por me garuzhde dhe lopate se mos ngelte pa gje. Vetem ne Shqiperi ndodh pa pasur prona dhe biznese te behesh milioner vetem me bordero (bordello), me vila ne mal e me vila ne fushe e det, Sulltan i vogel, i lumte fshatarit te lindur ne Cepan te Skraparit ku pula ha gur se nuk ka se cfare te haje gje tjeter. Te vjen shume keq qe ne ditelindjen e tij ka qene i “uritur” vetem tre kar-kaleca ka ngrene dhe cdo pije ka qene e hapur, se me shishe nuk perballohesh, por me fucia (me bute), he more ia lumsha fshatarit, e ka vetem nga padia. Per dhuratat mos e bezdisni se ka marre vetem disa bocete nga piktori i deshtuar Edi, ndersa te tjeret jane treguar me te “kursyer” cingun, por korrekt me zarfa, he more ia lumsha fshatarit te Cepanit, kujton se ka te beje me njerez te trashe si puna e atyre skraparllinjve, qe e kane mendjen tek gota e rakise dhe tek punet e te tjereve.

    Reply to this comment
  4. P.A.B April 8, 00:48

    Jonathan Aitken
    _____________

    Londer – 1995, kam pare live ne TV kete Politikan ne nje nga ngjarjet me te bujshme per kohen. Jonathan ishte i gjate e simpatik, ster-nip i baronit te shtypit Lordit Beaverbrook, yll i Konservatoreve por pak i levizshem. Megjithe shpresat qe projektonte, su be asnjehere Minister. Minister perdoret ne nivel sektori te caktuar, si zv-minister, Minister i vertete eshte Sekretari i Shtetit. Tories – konservatoret britanike – gjendeshin ne krize. Kabineti i John Major akoma i fraksionalizuar nga “lidership challenge” qe i kishin bere M. Thatcher-it (M. Heseltine, D. Hurd) me lobet pro Europe (Ken Clarke) apo Euroskeptiket (80% +) ishte plot skandale. Akuzoheshin deputetet per “cash for questions”, marre para te benin pyetje specifike ne parlament. Si deputeti Neil Hamilton, nga Mohamed Al Fayed, bosi i Harrods (dyqan i madh luksi) babai i Dodit, qe me pas vdiq ne aksident me princeshen Diana. Ministri i Irlandes se Veriut lidhur me Asil Nadir qe vodhi pensionet, u arratis ne Qipro, erdhi pas gati 20 vjetesh e sot eshte ne burg. Tim Yeo, pati femije jashte martese, tjetri se kishte fjetur me burre e shume si keto. Nje barke e shpuar qe po e shtynte sa ta shtynte. Ne Angl perdoret shprehja ‘’lame duck government’’

    Jonathan Aitken ish Sekretari i Thesarit (chief secretary) bos direkt ka “The Chancellor of the Exchequer” (ministri i financave) post i fuqishem brenda ministrise e ne qeveri. Per kohen dhe me me shume potencial, ‘’Bank of England’ s’ishte ‘’ndare’’, pavaresine e plote ja dha Gordon Brown. I rritur me ‘’luge floriri ne goje’’ e me sens-perkatesie, si shume Torys qe vijne nga familje aristokratike shkolluar ne Eton e kollege me emer, me pas ne Cambridge e Oksford; z. Aitken krijoi nje fortune mediatike. Akuzohej per… me mire themi c’nuk pranoi: “Ne hotelin ku une jam nje nga anetaret e bordit drejtues, kurre s’kam cuar femra per seks tek nje Princ Arab, kjo eshte genjeshter e plote. Eshte nje falsitet i jashtezakonshem se paskam ndihmuar dy tregtare-armesh Britaniko-Lebaneze kur isha Minister per Tenderat e Blerjet ne Ministrine e Mbrojtes! Ne hotelin Ritz ne Paris, kurre s’kam ndenjur e takuar 3 biznesmenet qe kane lidhje me Familjen Mbreterore te Arabise Saudite.”

    Konferenca e shtypit.
    _________________

    Simpatik, me qendrim aristokratik, i tensionuar e mjaft i indinjuar, Aitken – qe kish punuar dikur si gazetar – deklaron: “Nese me ka rene mua te luftoj per te prere kancerin, e nje gazetarie te percudnuar dhe mashtruese ne vendin tone, me shpaten e thjeshte te se vertetes dhe mburojen e besueshme te “fair play-it”. ashtu u befte. Jam gati per kete lufte.
    Publiku u impresionua, nga fjale qe i shkonin Wellingtonit para beteje. Por…nuk ishte vetem The Guardian. Ku me shume a ku me pak, The Times, the Mail, the Mirror, Today and the Daily Telegraph, kishin bere shkrime per te. Hodhi ne gjyq Shtypin, the Guardian. Jemi larg ceshtjes penale deri tani. Ne Britani, per nga cilesia e gjyqtareve dhe pavaresia e tyre, shume te huaj vijne per ceshtje te ndryshme, oligarke e te pasur, Ruse e Kineze, Amerikane, Gjermane etj, per divorce, libel and c’te kete.

    Libel Laws
    _________

    “Libel ose defamation” eshte si ‘’Shpifja’’ per ne. Kjo duhet bere me fjale te shtypura (leter/media) tek nje grup / person i trete, jo tek i akuzuari. Per te mbrojtur reputacionin, te hedh ne gjyq per Shpifje e falsitete ne marredhenie me karakterin e tij. Libel laws jane shume strikte and Punitive. Mediat serioze maten para se te beje nje akuze direkte, prandaj u duhet te gjejne prova etj. Per qytetarin e zakonshem ‘’libel cases’’ jane te shtrenjta, gati shkaterruese. Po humbe ka shpenzime te medha … shet cke, e falimenton; ne raste fiton por nese demshperblimi eshte i vogel ti del me humbje. Vetem organizatat, kur ke nje grup nga pas me dhurime ose te pasurit, e kane xhepin e thelle per libel kunder nje media.

    Jonathan kish para, e nje shtepi 4-katshe ne mes te Londres, lidhje ne Parti (kur ka qene i ri, per vite ka pasur te dashur vajzen e Thatcerit) e te gjithe koleget e oficeret Ligjore te qeverise i thane: ‘’Go for it’’ jemi pas teje; paasi u perbetua per ndershmeri. Qeveria e Major-it kishte nevoje per demonstrim force te provonte pafajsine, kur akuzohej nga cdo kend per skandale e korrupsion. Filloi gjyqi, “The Guardian” kish gjetur nje fature qe e vinte Aitken-in ne Ritz, pikerisht ditet qe ai thonte s’kam qene aty. Me detaje, c’kish ngrene per mengjes e te tjeret kishin paguar…e aq u desh. Disgrace. Ra nderi. Pakenaqesia e Publikut dhe egersia mediatike perfundimisht ja vuri vulen Konsevatoreve ne 1997. Kjo ishte tabloja dhe inati popullor, qe me pas solli maxhorancen absolute te Blerit ne Parlament. Toni do fitonte, po jo me ate “land-slide victory, mbi 400 ”karrige” qe as Thatcheri se ka pasur; e 3-ta here ne zgjedhjet ne Britani [1906 Liberalet, 1945 Labour] Populli s’ta fal korrupsionin, sic dhe me pas i zemeruar/lodhur me Labour, ”shperndau voten” e sot kemi koalicionin Tory-LibDem

    Aitkens denohet me 2 vjet burg, per ”perjury*” ne mos gaboj. Shpall falimentimin, humb para-pasuri-shtepi, besim publik e i largoheshin si djalli temjanit! Ben gjysme denimi (sic llogaritet 1dite/1nate/ gati dy) e per sjellje te mire lirohet pas 7 muajsh. Gjate gjithe kohes ka ndihmuar te burgosurit, gjeti Zotin ne burg e u be religjioz. Sot ftohet ne disa TV e jep keshilla per ministra, lorde apo deputete qe i merr Burgu (sigurisht pas mashtrimeve) e kerkon falje here pas here. Kur zoti Meta tha “jam i hapur per Prokurorine, kategorikisht une mbeshtes luften ndaj Korrupsionit’’ mu kujtua J. Aitken. Me “sword of truth and the trusty shield of fair play” e mbylljen uber-dramatike…’’So be it!’’ Sqaroj: “Pas nje procesi ligjor, sipas ligjeve ne fuqi te shtetit Shqiptar, zoteria deputet i nderuar, Kryetari i kuvendit e zyrtarisht udheheqesi No3 i Republikes – nese Presidenti e Kryeminsitri vdesin papritmas ose humbasin fakultetet mendore – eshte deklaruar i pafajshem.

    Reply to this comment
  5. Krokodil April 8, 01:15

    Likja spyeti per 700 mij euro qe e pan gjith shqiptaret..jo me te pyesi per kto gjasme 200 mij euro shpenzime…nuk ka shqiptar si i madh si i vogel si i majt e si i djatht qe te thot qe likja eshte i ndershem…likja eshte nje thes me m… Por ne jemi me m…qe durojm akoma akoma e akoma tna pin e pak kte gjak qe na ka ngel

    Reply to this comment
    • oni April 9, 11:08

      Po ku ka me llumhane se cifti Monika e Ilir Meta.Delenxhilere deri tek ata.Hajdute qe qellimin e vetem ne jete kane vjedhjen,grabitjen.Po ZOTI eshte i madh.Shikoni se si do te perfundojne zvarre do hiqen dhe leket do jau hasne kollovaret se femijet e tyre monstra nuk i merr njeri por vetem per ti xhvatur.Do rroni e do shikoni o njerez

      Reply to this comment
  6. P.A.B April 8, 01:19

    Pj-II

    Perjury
    _____

    ”Genjen nen betim” si nje akt i vetedijshem ose betim i rreme kur pranon te thuash vetem te verteten. Krimi, s’ndodh ne moment qe deklaron te pa-verteta por kur deshmitari falsifikon te verteten per ceshtje qe influencojne Vendimin Gjyqsor. P.sh. nese genjen per moshen nuk eshte ”perjury” kur mosha eshte faktor qe influencon rezultatin, si moshe pensioni, moshe per pergjegjesi ligjore etj, konsiderohet Perjury. Sistemi Anglo-Sakson i drejtesise s’quan Perjury cdo mashtrim-te-thjeshte, ndaj s’perkthehet si fjale por koncept ligjor. E klasifikon si ofence teper serioze, e cila ”mund te perdoret per te uzurpuar fuqine e Gjyqsorit” e si manipulues te drejtesise. Ne USA, ligji federal te denon deri ne 5 vjet burg per perjury. Kodi penal i Kalifornise lejon qe perjury te jete ofence kapitale ne ceshtjet kur dikush ekzekutohet gabimisht. [kjo eshte sh. e rralle] Ne Itali e France, koncepti Perjury s’ekziston, se subjektet s’bejne betim apo afirmim. Ne Britani, eshte ofence ne procese civile a penale; nganjehere nderthuren, ngelet prerogative e gjyqtarit. Rendesia vendoset ne shkalle krahasimore, pa perkufizim absolut a ‘Nen ligjor” per denime, bazuar ne precedent e ceshtje per ceshtje.

    Media & Politikanet Shqiptare
    _______________________

    Te paret gjithmone jane ne “Pozicion Patronizues, Shpjegues e Didaktik”; me nje ton krejtesisht te pa-pranueshem. Asnjehere nuk mbrojne pozicionin per c’fare pyeten por kalojne dege-me-dege. Njeri thote “sudja” tjetri shan, dhe ky i treti, vazhdon me “kamiona, jozefina, basha etj” Duhet 2 fjali te shpjegosh c’ndodhi, si e pse. Zoteri, jepni kostot! Jeni Persona Publike…se c’thote nje koleg-a-kundershtar i juaj NUK NA RREF Fare, sqaroni per Ligjet e Moralin, ne Interes te Publikut, Taksave Tona dhe Postit qe mbani. E keni detyrim! Nese nuk e beni dot – IKNI QE ATY. Vete kerkuat ate pune!S’po na beni Nder. Bile me ton Arrogant Deklaron se do te donte 6.000 vete, sikur z.Meta eshte rock-star! 6.000 Ku? Ne cilen Shqiperi i doni ju 6.000?!!!!!! Gazetaret ne vend se te kerkojne Pergigje me INSISTIM per nje ceshtje, rregull, ngjarje a shume te caktuar; dhe ato kalojne dege-me-dege. Dhe keshtu, kurre nuk zgjidhet asgje.

    z Meta & Ditelindja
    _______________

    Nga nje lexues i thjeshte, e qytetar Shqiptar. 35.000 leke te vjetra po i quajme $30!! 600 te ftuar x $30 ~ $20.000. z. Kr- i Kuvendit, rroga juaj vjetore nuk del te paguaje nje ditelindje prej 3-4-5-6 oresh. a) Si i gjetet keto para? b) kush jua dha keto para, nese nuk paguat vete. c) nese paguat vete, si jetoni pjesen tjeter te vitit? Kjo nuk eshte “pune dy kamjonesh dhe 3 karkalecesh, dhe MJAFT me (!) me budalliqet e Zhozefines; Llogarine TI (!) E JEP TEK NE, Populli. Je ne dy nivele:

    1) Nese gruaja/ familja ka biznes, e ju beni festime te tilla kjo le shije te keq. Eshte Moralisht e Denueshme per nje politikan/drejtues te nivelit te larte; kur shume QYTETARE jane te pa-pune, disa jetojne me asistence e mjaft te tjereve su dalin rrogat per qira, fatura dhe ushqime. ~ $20.000 jane shume e konsiderueshme. Ne marrim si rroge mesatare te zyrtarit Shqiptar prej £3-500 ne muaj. Ju keni “festuar” me Koston e Jeteses Mujore te:

    * 50 Mjekeve te specializuar.
    * 60 Oficereve te Policise
    * 70 Arsimtareve
    * 100 Bursa studentesh.
    * 200 familjeve ne asistence.

    2) Nese keto para i ka paguar dikush tjeter, individ a nje grup; pjeserisht apo plotesisht; jeni para nje vepre penale jo vetem se dikush tenton te “bleje influence” por se me vetedije a) keni fshehur shpenzimet / korrupsionin b) me menyre Aktive, po shkoni ne ekstreme per ta mbuluar kete fakt.

    Zoteri, duhet te Publikoni FATUREN! Tregoni Koston e Plote fillim e fund. Tregoni Kush e beri pagesen. Ne doni ditelindje Private e pa thash-e-theme, DILNI NE JETE PRIVATE!

    Tani…Ju lutemi, tregoni Faturen! (?)

    Reply to this comment
  7. Ericson April 8, 02:26

    Ky domuz politik e hajdut ordiner,ka sidoqofte nje kontribut per shporrjen e zombit Salih Berisha, fatkeqesise se kombit shqiptar!

    Tani ,gallofi artist e sportist Edi Rama, kryebashkiaku qe shpetoi Tiranen nga kioskat e PD-se se Salahudinit, trembet nga nje plak shtrig e kriminel, me nje kembe ne varr e I kerkon “konsensus” kur ka marre nje shumice derrmuese per te proceduar penalisht sepse vrau mizorisht, kater fshatare te thjeshte,bij te popullit te varfer e te vuajtur, vodhi familjarisht pasurine publike dhe eshte I dyshuari kryesor per krimet e 97-es,98-s, katastrofen e Gerdecit, vjedhjen e 22O million eurove ne rrugen Durres-Kukes Erjon.!

    Ketej e tutje,nese Qeveria e Edi Rames, nuk ndeshkon vrasesit e hajdutet me ne krye Salih Berishen, atbote edhe ne ,populli shqiptar,rinia shqiptare e shkolluar me canten e librate ne shpine e me nje shpirt kryengrites ndaj cdo qeverie prej muti do hedhim roveshato edhe kete qeveri frikamane e pordhamane, qe trembet Akoma nga mamurrasit e qelbur te PD-se!

    Reply to this comment
  8. bbb April 8, 03:06

    Qindra-mijëra dollarë – thanë. Sa ka kushtuar ditëlindja juaj, zoti Meta?

    Nuk jam këtu që të merrem me politikanë dhe me politikane që vuajnë nga sindroma e Otellos…Se une jam Ilir Floriri

    Pse çfarë bëri Otello?

    Sindromën e Otellos e keni të qartë, edhe në Wikiliks dhe emissioni Fiks se çfarë është…e kani pare videon time me Tan Priftin??

    Unë e kam të qartë, por ta përshtatim te zonja Topalli…

    Gjëja më e lehtë është të shpifësh, por në momentin kur e tepron, edhe në shpifje,sic qe shpifje se gjoja unejam i korruptuar…

    Dëgjuam që atje ishin mbjellë enkas palma dhe pemë…

    Kjo është qesharake. Prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, Palmat i mbolli NATOja… Dy kamionë me palma, me vazo dhe me lule, qe nuk bën më shumë se 600 mijë lekë të rinj…hic gje dmth

    Tani 60 mijë lekë palmat e mora vesh, po këto 50 tualetet, zoti Meta?

    Shifra të tilla janë tërësisht afer së vërtetës, se une ha shume dhe me duhet te dhjes shume e me duhen shume banjo nga te kater anet….

    Çfarë vere ishte?

    Vere e cilesise se pare…Ngarkim-shkarkim dhe 15000 litra me domixhane importi

    Pse?

    Sepse, e para, ditëlindja është vendosur pak ditë përpara për t’u bërë dhe për t’u bërë në atë vend, për arsye edhe të numrit të njerëzve që u shtuan sidomos nga Corovoda dhe Policani…

    Pak nuk ishin, 600…

    Unë do të doja të ishin 160 mijë, por nuk kisha mundësi. Dija te ftoja gjithe votuesit e LSIse…

    Kur mbaron, i heqin?

    Patjetër. Çadra është vendosur për dyzet e tetë orë. Dhe eshte marre me qira 500 dollar minuti nga hotel “Sheratoni”.

    Po dhuratat si ishin, zoti Meta? Për këtë jam kurioz më shumë…

    Shumë normale. Ato që duhen deklaruar, do të deklarohen. Po ma prishi qefin Ed Rama qe me solli ca zhgarravina qe i kish qullosur ne kohen kur dilte lakuriq ne plazhet e Frances…Cfare kopraci…Nuk kishte Ed Rama 1 milion dollare cash???

    Reply to this comment
  9. ali April 8, 04:34

    Ia ka fut katundit Iliri me ate krahasimin midis vetes dhe ”xhelozise” se ”Otellos” ! Ska
    lidhje fare ! Ka ngaterruar dy gjera ”xhelozine” me ”ziline” qe ngjajne ,por nuk jane idem !
    Ka nevoje Iliri qe te harxhoje pak kohe per t’ju perkushtuar letersise, artit ,estetikes,linguis-
    tikes ,filosofise !

    Reply to this comment
  10. Arben April 8, 05:11

    FILMI NUK KA MBARUAR AKOMA OR BYRAZER.

    Reply to this comment
  11. Hate April 8, 05:32

    Lexova intervisten e Z.Meta per ditelindjen.Jam nje qytetar me nje pensjon qesharak dhe perkujtoj 2 here ne vit ditelindjen,nje here defakto-me nënë që koinçidon me 7 prillin 1939-duke mos harruar asnjeher nënën e dashur dhe atë dejure 5.5.1940,kuptohet me familjen dhe duke qerasur ndonje shok te ngusht.Nuk ka rendesi spenximi,por dashuria dhe preferenca per njeri-tjetrin,duke trokitur goden dhe nje buzeqeshje,e cila ne keto kohe te veshtira na ka ngrir ne buze,duke shpifur e pergojuar per njeri-tjetrin rast i pashembullt ne bote.Eshte kjo arsyeja qe ne shqiptaret po çoroditemi nga disa politikan mjeran duke u vonuar shume per tu bere pjese e Europes te qyteteruar.Sidoqoft nga Z.Meta e Rama populli 1 miljonesh pret me shume.

    Reply to this comment
  12. Jozi April 8, 06:07

    LIKE PO DO QE TI NGRESH MORALIN VETES DHE FAMILJES MERE TE PANDEUR SALEN SE NJERZIT MENDOJN SE SALA TE MBROJTI PER BLLOKUN TI DO TA MBROSH TANI KJO ESHT PROVA TE TREGOSH KUSH JE

    Reply to this comment
  13. orienti April 8, 06:09

    -U befsh 100-vjec..vari trasten idiotesive..
    ..mendoj se je njeri qe mban fjalen dhe qe nuk shperdoron besimin te bashkepunetoret e tu te cilet i shperblen per kontributet..,prandaj si i tille po e zgjeron rrethin dhe ta kane friken.

    Reply to this comment
  14. andrea April 8, 07:04

    Nga gustot e nje personi mund te kuptohet shume rreth tije. Ne kemi nevoje per udheheqes me gusto Lordesh dhe jo… njerez primitiv, qe fundi i botes per ta eshte ngjala.

    Reply to this comment
  15. Besiana Gushi April 8, 07:11

    ALPHEUSET E ILIR METES

    Nje leksion te vogel mbi te semuret e xhelozise kriminale apo ndryshe “sindroma e Otellos”, po perpiqem t’ja pershkruaj Ilir Metes ne vijim.

    Para se gjithash desha ti kujtoj se Otello (ai – i semuri) ishte nje qenje njerezore e gjinise mashkullore dhe sindroma e xhelozise i lindi per Desdemonen (ajo – ne figuren e te ciles veteperfshihet Ilir Meta) qe ishte femer.

    Duke qene ai vete nje konsumues i vonuar i Alpheuseve – karkaleceve (ne Çepan ku ka lindur nuk rriten karkalecat) te cilet kane ne perberjen e tyre nje aminoacid te quajtur “tirosina” dhe duke u bazuar ne sasine e karkalecave qe ai ka ngrene – rreth 250 gram – sasia e tirosines se asimiluar ne trupin e tij eshte mbi 2 gram.

    Tirosina eshte simuluese e prodhimit te dopamines, qe eshte nje neurotransmetitor i segnaleve te trurit.
    Funksionet me kryesore te dopamines jane: levizja, kujtesa, kenaqesia, reagimi, njohja, kureshtja, ndalimin e prodhimit te qumeshtit te gjiut te nenes, gjumi, humori dhe intelekti.

    Rritja e pa kontrolluar e perqendrimit te dopamines ne pjesen frontale te trurit dhe sidomos ne zonen qe quhet edhe truri i vogel jane faktoret kryesore nder te tjera edhe te “Sindromes se Otellos” apo xhelosise kriminale, per te mos permendur shtimin e levizjeve apo reagimeve humorale te pa kontrolluara te tipit: te qeshurit me ze te larte pa shkas real gjate nje bashkebisedimi mes dy a me shume personave.

    Ne nje interviste te disa javeve me pare, gjithnje ne JAMAIS-VU-ne e çorovodasit surrat-shpelare Muç Nano, ne dy tre raste Ilir Meta shperthen ne nje te qeshur me ze te larte e krejt te pa vend: mbase pak me pare mund te kishte darkuar nje pjate te bolleshme Alpheusesh – karkalecesh humor shtues.

    Dieta e karkaleceve si duket po shpie ne delir Desdemonen – Ilir Meta.

    Reply to this comment
    • qytetari April 8, 11:47

      Te LUMTE BESIANA . JE PER TU PEGEZUAR PER THELLESINE E NJOHURIVE DHE KURAJON .SA MIRE DO ISHTE QE SI JU TE ISHIN SHUME E ATEHERE DO KISHIM SHANSE PET TU BERE SHQIPERIA .

      Reply to this comment
  16. shqiptari April 8, 07:26

    fatin me te madhe ne kete toke e kane pase ata qe renojne dhe vjedhin dhe shkatrojne tokene shqiptare dhe skllaverojne shqiptarete dhe ti o mije i halese nje nga keta je qe po e zbatone shume mire kete pabesi ndje shqiptareve se je partia me e deshtuare dhe pa asnje votues dhe veteme pere perkushtimin e hdukjese se shqiperis dhe ngritjes se serbise ne shqiperi je aty ku je dhe munde si familje dhe kancerine qe te zuri ne shtepiposhte ju familja tradhtare

    Reply to this comment
  17. hakmarje April 8, 07:51

    haaaaaaaaa kujton se jemi ne mesjet ilir floriri ,o ilir po jemi ne vitin 2014 qe dhe femija sa lind i kupton gjerat nuk e ginjen dot ,prandaj esht me mir mos fole fare se esht me e ndershme se sa tja kepusesh si e ema e zegjos ne maj te thanes ashtu shtohet urejtja te njerzit si te urejn ne kulem nuk ka fjal ,por mos haro se nje dit do te dalin na hundet tyj dhe ata qe e kan rjepur kete popull kete mos e haro se e ka vertetuar jeta te cdo njeri qe ka ber keq se zoti shikon dmth do ta pagosh nje dit ti dhe sali serbi me plehrat e tjer qe po qelbni vendin me er te keqe o ilir florir kraba

    Reply to this comment
  18. DEN April 8, 08:04

    TALL B. LIKE FSHATARI I ERDHI DITA……………..

    Reply to this comment
  19. sajmirCT April 8, 08:31

    Ti te pakten njerezit e tu i rregullon.

    Reply to this comment
  20. Mark uk April 8, 08:41

    Nuk keni pare gje akoma.

    Reply to this comment
  21. mimoza April 8, 09:25

    Tallu o Ilir me kete popull tallu, kur je i zoti. Edhe nga nje biskote tu kishe dhene 600 te ftuarve me ato qe ke marre ngA SHTETI DHE NGA NDONJE BIZNES SE BASHKU ME ZONJEN TENDE QE BLE FUSTANE MIJERA EUROSH NUK JUSTIFIKOHET HARXHIMI PER 600 TE FTUAR E PER ATE CADER TE MADHE. TE LUMTE, PO TI PERLAVE THESARIN DHE NUK TE HYRI GJEMB NE KEMBE.

    Reply to this comment
  22. aron April 8, 09:30

    Si shume po hollohen keta te lsi-se me perjashtim te gjoshes.Valle skane mundesi te vjedhin gjeten si rruge ditlindjet,te vetat ,te femijve ,ku shpenzimi per person paska qene 3500 leke dhe dhurata nga Edi Rama ,Kryetar Kuvendi ,ndersa nga te tjeret mendoj 1000 euro per person,nuk del keq.Mendova se do futej ne burg se u kap me video dhe per te u vrane 4 kokpalare(u prefshin ne paqe ,se drejtesi akoma nuk ka),por ai u gradua,vetet hoqem nje sali por nuk mund te durojme nje sali tjeter.

    Reply to this comment
  23. Mark uk April 8, 12:22

    orienti: I falesh nga jeta jote te pakten 75% servil i dreqit.

    Reply to this comment
  24. lis dushku April 8, 15:39

    Ti je perfituesi me i mire i sistemit demokratik osmano-vicidolian dhe LSI nuk ka nevoje te fitoje zgjedhjet.

    Reply to this comment
  25. Mark uk April 8, 18:33

    Eshte kryetar i LSI [livizja socialiste islamike]

    Reply to this comment
  26. Arben April 8, 18:43

    600 TE FTUAR X 3,500 LEK/NJERI (SIPAS DEKLARIMIT TE VETE) = 2,100,000 LEK

    NJEZETE E NJE MILION TE VJETRA.

    PO NUK KA AS EDHE NJE PROBLEM KJO PUNE.

    SE MOS I KA VJEDHUR ATO 21 MILION NGA XHEPAT TANE AI????!!!!!!

    ATO JANE KURSIME NGA RROGA E SHTETIT.

    HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA.

    KAQ SHUME KA VJEDHUR MUTI (ME FALNI META), SA I KA DALE SHIFRA JASHTE KONTROLLIT.

    PO NUK U FUTEN KETA MAMUTHER BRENDA PER NJA 20 VITE E TU SEKUESTROHET PASURIA, AS NUK KA SHANCE PER TU BERE SHQIPERIA.

    Reply to this comment
    • P.A.B April 8, 19:21

      I nderuar Arben, e keni thene sh. mire, 21.000.000 leke te vjetra! Si i gjeti, dhe kush i ka paguar. Eshte e dhimbshme kur “marrezia e madhestise” kalon ne “arrogancen e poshtersise” Ka nje cmenduri banale ne Politiken Shqiptare te ~25 vjeteve; cdo akuze/ kunder-akuze behet direkt e si per njeri-tjetrin. Parti me Parti, Person me Person; Taksa-Paguesi Popull ka dale nga Ekuacioni. Tregojne me gisht, bien shembuj nga a shkuara e keq e tjetrit, hahen “fyt me fyt” e problemin themelor sikur ” e harrojne”… Eshte kaq e thjeshte:

      z. Meta, lere Zhozefinen e teatrot me Sindromat Otello (nje banalitet ofendues kjo, kur dikush deklaron nga POSTI PUBLIK, eeeeejjj, me kane zili!) mos u mundo te na e hedhesh me 2 kamiona e 10 palma e 1 tende; a se ke kursyer ne raport me Sheratonin, dhe se te takonin 6.000 te ftuar; Jeni zyrtar i shtetit me te VARFER te Europes, me rroge vjetore qe nuk i mbulon 21.000.000. Na jepni Faturen e Plote te te gjitha shpenzimeve te kesaj Ditelindje; ne total. Dhe kush ka paguar?

      Ne nje Demokraci formale, nese individi do kish rreshkitur… do dilte e me Pendese (se u kap, jo se ka ndergjegje!) deklaron gjithshka, kostot ne fillim pastaj do vinin pyetjet masakruese te Gazetarit. Shqiptari ka z Meta, qe quan kete “Festivitet” te DREJTEN E TIJ. Nese doni nje “limit/ teme/ ngjarje” se ku ka shkuar Gabim Tranzicioni Shqiptar, e Keni ketu… tek Ky MENTALITET.

      Reply to this comment
      • Arben April 9, 02:00

        NJEZETE E NJE MILION LEK MUND TI KETE KUSHDO,

        POR QE TI HARXHOJE PER DY ORE ARGETIM, VALLAHI DO NJERI ME TOPE TE MEDHAJA KJO PUNE.

        Reply to this comment
  27. mimoza April 8, 19:08

    E CUDITSHME DHE E PATURPSHME, PO KU PYET ILIR META. EDHE PO TE KETE HARXHUAR AQ SA THA NE EMISION PRAPE JANE RRETH 30 MILIONE. E TE MENDOSH PER NJE DITELINSJE KRYETARI I KUVENDIT TE NJE POPULLI AQ TE VARFER. PO KUR KA AQ SHUME TE PAKTEN TU HEDHE NDONJE KRODHE ROMEVE TE SHKRETE. MJERE NE. AI KA AQ PARA SA TE BLERE EDHE EUROPEN. PO NGA DOLEN XHANEM. AI DUHET PYETUR EDHE PER AQ SA PRETENDON SE KA HARXHUAR,. QE ESHTE GENJESHTER ESHTE PO SI E DUROJNE TE TALLET DHE NUK E PYESIN , PER AQ SA PRETENDON, SE SI KA MUNDESI TE HARXHOJE AQ PER NJE DITELINDJE.

    Reply to this comment
  28. gjermani i fundit April 8, 22:59

    E mora vesh qe karkalecat ia ka dhuruar Argjentina,palmat ia dhuroi Mesila Bregu,aragostat i erdhen vete ne cader,cadren vete ia dha pa qera sulltan Murati,veren ia solli Arapi i Venedikut me te drejte kthimi; keshtu po qe del hesapi 36 gusht,me fal,35 mije leke.Babucit i mbeti vetem lista e ftesave dhe ky ftoi 650 kokepalare , por nja 50 munguan se ishin zhulsa fare.Te sherbesh 600 vete manuali thote se duhen min. 12 guzhiniere ,4 lavapjate, 20 kamariere ,4 someliere per veren,mos llogarit ata qe do mbajne garderobat,rojet,bodygardet,etj.E Babuc,edhe Papa i Romes nuk ka luksin te beje ditlindjen e Krishtit ne kete fare feje.C’te te them o Babuc,ti edhe finok nuk di te tregohesh.Maloki ka vjedhur sa tre ushtri mongole bashke dhe prape udheton me furgon 8+1 e trahanane qe i mbetet qenit thote me modesti se e ha vete per te kursyer.

    Reply to this comment
  29. ilir April 9, 00:07

    Like mos e caj trapin per kokepalaret

    Reply to this comment
  30. kola April 9, 10:28

    Pyesni TOP CHANNELIN per iILIR METEN se ishin ne krye te valles se ditelindjes dhe ishin rreshtuar te gjithe ne ‘dasmen’ e tij. Qe nga Kel JOTI , Sokol BALLA e Filp Cakulli e deri te tjere . E harruan Bllokun, thesin e lekeve dhe videon e 21 Janarit.

    Reply to this comment
  31. BJORN April 9, 14:46

    Ore Ilir meqe kishe ftuar 600 Arsen Lupena si ja bere me i ruajte , qe te mos vidhnin ndonje gje,cfar sigurie ke perdorur apo ishit te gjithe te zanatit?

    Reply to this comment
  32. BJORN April 9, 14:47

    Besoj se ke dale me fitim nga ditelindja,se te kane prure shume dhurata dhe ka harxhu pak,ditelindje me kosto te ulet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*