Meta: Jemi gati të votojmë çdo reformë PS–PD

June 14, 2016 10:41

Meta: Jemi gati të votojmë çdo reformë PS–PD

 

Ilir Meta ka drejtuar paraditen e kësaj të marte mbledhjen e kryesisë së LSI-së, në fokus të së cilës, siç bëri të ditur vetë ai në fillim të mbledhjes, ka qenë reforma në drejtësi.

Në një komunikim me mediat në përfundim të seancës, Meta ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij se, është gati të votojë çdo konsensus të arritur nga PD dhe PS mbi reformën në drejtësi, të bazuar natyrisht në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“LSI e ka theksuar që në fillim se baza e konsensusit do të ishte Komisioni i Venecias, pasi dihet që politika jonë, e polarizuar dhe me frymë të thellë mosbesimi, e ka patur të vështirë të bjerë dakord edhe për çështje madhore”, ka deklaruar Meta.

Megjithatë, ka vijuar kreu i Kuvendit, palët kanë pranuar Venecian si institucionin kryesor të ligjit dhe së drejtës dhe LSI do të votojë një reformë sipas standardeve të këtij komisioni, “edhe nëse do të dështonte konsensusi me opozitën për faj të kësaj të fundit”.

“Konsensusi i plotë për gjithë paketën kushtetuese është arritur, përveç një çështjeje të vetme të ngritur nga opozita. Prandaj, në këto orë e minuta që kanë mbetur, ne insistojmë për dialog politik dhe gjetjen e konsensusit sipas Venecias”, ka vijuar Meta.

Më tej Meta ka paralajmëruar se, nëse do të jetë e nevojshme mazhoranca do ta votojë edhe e vetme reformën në Kuvend, ndërsa e ka quajtur “qesharake” idenë e një referendumi.

“Të hedhim në referendum një propozim të opozitës është qesharake. Nëse ata nxjerrin sebepe njëri pas tjetrit, ne kemi të drejtë të shkojmë në parlament për të votuar”, ka shtuar Meta. 

Gjithashtu ai sqaroi se përfaqësimi politik do ti delegohet nga sot e në vazhdim Petrit Vasilit. Pra të gjitha qendrimet e partisë në lidhje me reformën në drejtësi nga sot e në vazhdim do ti bëjë Vasili.

“Kompetencat për përfaqësimin politik të LSI ia kaloj nga sot e në vazhdim Petrit Vasilit lidhur me reformën në drejtësi. Nga sot unë do të flas vetëm si Kryetar i Parlamentit”, tha Meta.

June 14, 2016 10:41
Komento

6 Komente

  1. normali June 14, 10:51

    çfare maskarai ky Ilir Meta! Mjafton te votohet pa se çfare do votohet s’ka rendesi. Si , ore qen, do votosh çdo reforme mjafton te vije nga konsensusi PS-PD?! PO te jete per konsensusin, reforma eshte, Nishani eshte, saliu eshte, Vishua eshte, Llalla eshte, . Keta jane prone e konsensusit. Tani ti Ilir Meta po nxierr fytyren prej banditi me keto qe thua. Pra ti, bashkepuntori i fshehte i Sali berishes, thua te hane kokat keta se une do votoje si te duan keta se une ne pushtet do te jeme kurdo e me plasi per Shqiperine dhe shqiptaret! Ti je maskarai qe duhesh eleminuar se mos te egzistoje ti, çdo gje do te ishte zgjidhur ne ate vend.

    Reply to this comment
  2. korçari June 14, 12:27

    E keqjja e madhe e Shqiperise e ka emrin Like Floriri ,ky eshte burimi dhe baza e çdo te keqeje,çdo pune te piste,çdo vjedhjeje qe i behet ketij populli martir ,ky mban ne kembe banden Salih&Co ky eshte poshtersia vete

    Reply to this comment
  3. Akrepi June 14, 18:46

    Normali jam plotesisht dakort me ty Ilir meta hajduti floriri dhe miljonave qe denocoj Dritan Prifti nuk mund te flase ndryshe se si kurve, pasi ka shkuar me K/kriminelin Saleh i cili e kercenon se do ti nxerr kurvelliqet qe ka bere me te i del ne mbrojtje se gjoja i duhet konsensi PD te cilet si te lyer me mut nuk mund ta japin kurre.

    Reply to this comment
  4. petrit June 14, 20:48

    Po mire Ky vete , do apo nuk do .ky thote do votojme cdo reforme PS-PD ,po PD nuk do,ky akoma vazhdon lojen e PD ,deklarime kashte .!

    Reply to this comment
  5. hajde dru me pre June 14, 21:09

    As nuk mund te pritej tjeter deklarate nga ky mashtrues.

    Reply to this comment
  6. andromeda June 14, 22:07

    Ky maloku i jugut kërkon të riciklojë malokun e veriut. Na mbytën malokët që s’bëhen qytetarë kurrë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim