Meta: Jemi shumë pranë konsensusit, reforma në drejtësi do miratohet

July 18, 2016 22:24

Meta: Jemi shumë pranë konsensusit, reforma në drejtësi do miratohet

Në kulmin e diskutimeve për reformës në drejtësi, e cila pritet të miratohet më 21 korrik në Kuvend, kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se beson se ajo do të kalojë për miratim.

Në një intervistë për ‘Opinion’, Meta tregoi disa nga detajet në lidhje me takimin trepalësh Rama-Meta-Basha, që u mbajt sot në Kryesinë e Kuvendit, takim i cili u bë me propozimin e tij.

Rreth orës 16:00 ju jeni takuar me kryeministrin dhe Bashën, keni emëruar tre negociator. Në çfarë faze ndodhet reforma?
Kam pasur bindje që reforma do kalojë për miratim. Jemi shumë pranë konsensus për reformën në drejtësi.

Do kalojë drafti i propozuar nga ndërkombëtarët apo ndonjë draft i rakorduar mes jush?
Drafti që është diskutuar është ai hibrid. Ka qenë thjesht një proces që u bë pak telefon i prishur. Edhe takimi i sotëm është një rast i mirë për të demonstruar këtë.
Ju dukeni shumë i qetë, por në orën 19:00 zoti Rama nuk ka ruajtur këtë qetësi.
Kryeministri ka qenë shumë i qartë kohët e fundit. Ka thënë se opozita duhet ta zgjidhi këtë proces. Ato propozime kanë qenë në një linjë me zonjën Nuland dhe Franceshtain.

Ju bashkë me zotin Basha jeni pro këtij drafti të zonjën Nuland?
Votat e LSI janë prej kohësh në Uashington.

Qe do të thotë?
Jemi shumë pranë konsensusit

Nëse konsensusi dështon?
Nuk ka arsye që të dështojë konsensus. Edhe pse ka ndodhur.

Pyetja është e drejtpërdrejtë..
Ne do ta votojmë këtë draft. Pasi ai është një draft që përputhet me ‘Venecian’. Propozimet janë të drejta dhe këtu bëhet diskutimi për disa ndryshime, por që nuk e prekin thelbin.

Është proces i blerjes së votave?
Nuk i hy kësaj çështje sot. Ne jemi pranë suksesit. Në rast se reforma në drejtësi, që do votojmë ditën e enjte do të votohet pa konsensus, atëherë i gjithë procesi europian i vendit, rrezikon të minohet.

Kryeministri e ka pohuar se ka votat për reformën në drejtësi. Jeni i sigurt që do votohet ky draft?
Topi do na ngelet të gjithëve, dhe duhet të jetë një histori suksesi i aktorëve politik në vend.

Në datë 21 do votohet drafti?
Padyshim që po.

Nuk do ketë shtyrje tjetër?
Se besoj se ka arsye, pasi s’ka problematika

A keni frikë nga një drejtësi ndryshe? Ju keni përmendur 11 herë fjalën burg..
Jam më i qetë se kushdo tjetër për reformën në drejtësi. LSI është një forcë politike që ka mbështetur ndryshimin e thellë të sistemit të drejtësisë dhe nuk ka asnjë arsye për të kapur sistemi e ri. I vetmi preokupim i imi mbetet stabiliteti i vendit.

Me këtë qeveri apo me një qeveri tjetër?
Stabiliteti i vendit do të thotë se kjo reformë të ketë institucione të pakontestueshme dhe mos të deligjitimohet parlamenti.

Ka bërë përshtypje fakti që Nuland nuk ju ka takuar..
Marrëdhëniet e mia janë të shkëlqyera me SHBA
A ka pasur një marrëdhënie mes jush dhe Berishës për të bllokuar reformën apo me zotin Basha?
Së pari për këto çështje të bllokimit apo frikërave nga burgu, dua të sqaroj se ia kam bërë të qartë edhe zotit Lu, se në rast se FBI dhe DEA dhe CIA kanë edhe një gjë të vogël me Ilir Metën, të ma thonë se unë iki vetë nga politika.

Nëse ka diçka për drejtësinë vendos ligji..
Ajo është një tjetër çështje.

Pas çështjes DIA, marrëdhëniet tuaj me Ramën janë ftohur, dhe qeverisja s’ka qenë e duhura..
Jo ne nuk kemi pasur asnjë problem.
A keni frikë nga një drejtësi ndryshe? Ju keni përmendur 11 herë fjalën burg..
Jam më i qetë se kushdo tjetër për reformën në drejtësi. LSI është një forcë politike që ka mbështetur ndryshimin e thellë të sistemit të drejtësisë dhe nuk ka asnjë arsye për të kapur sistemi e ri. I vetmi preokupim i imi mbetet stabiliteti i vendit.

Me këtë qeveri apo me një qeveri tjetër?
Stabiliteti i vendit do të thotë se kjo reformë të ketë institucione të pakontestueshme dhe mos të deligjitimohet parlamenti.

Ka bërë përshtypje fakti që Nuland nuk ju ka takuar..
Marrëdhëniet e mia janë të shkëlqyera me SHBA
A ka pasur një marrëdhënie mes jush dhe Berishës për të bllokuar reformën apo me zotin Basha?
Së pari për këto çështje të bllokimit apo frikërave nga burgu, dua të sqaroj se ia kam bërë të qartë edhe zotit Lu, se në rast se FBI dhe DEA dhe CIA kanë edhe një gjë të vogël me Ilir Metën, të ma thonë se unë iki vetë nga politika.

Nëse ka diçka për drejtësinë vendos ligji
Ajo është një tjetër çështje.
Pas çështjes DIA, marrëdhëniet tuaj me Ramën janë ftohur, dhe qeverisja s’ka qenë e duhura..
Jo ne nuk kemi pasur asnjë problem.

A ka marrë fund koalicioni juaj i dështuar? A do vazhdoj kjo qeverisje?
E keni fjalën për qeverinë e ekspertëve dhe qeveri teknike. Kjo ide erdhi nga domosdoshmëria e miratimit të reformës, Kjo ishte një ide e imja, pasi problemi kryesor që ne kemi është dyshimi që ka opozita se qeveria mund të përdor institucionet e drejtësisë. Duheet të jemi të ndershëm dhe me opozitën, pasi ka dhëne kontributin e saj për kompromis, ia kam thënë edhe Ramës. PD me dëshirë apo pa dëshirë, ka pranuar një ndryshim total të sistemit të drejtësisë. Madje ka dhënë disa nga propozimet më të guximshme. Atëherë kur kjo forcë politike pranon që këto institucione të ndryshojnë, të bëhet edhe procesi i ‘Vetingut’. Ndaj në këtë drejtim besoj se duhen bërë të gjitha përpjekjet si një histori suksesi, pasi nisi si histori për të kërkuar fajtor.

A ka mbaruar koalicioni Rama-Meta?
Kjo nuk ka lidhje. Atëherë nuk keni kuptuar thelbin e propozimit tim. Qëllimi im ishte se meqë asnjë se do reformën, PD mendon se qeveria Rama-Meta do kap këtë sistem, atëherë kjo do ishte një zgjidhje dhe të bihej dakord për zgjedhje të reja. Madje ideja ime ishte që të bëhej edhe koalicion PS-PD dhe LSI të ishte në opozitë, vetëm që të miratohej reforma. Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet.

A funksionon raporti juaj me Ramës?
Po funksionon. Dhe koalicioni vazhdon

A do bëni një mocion mosbesimi për të rrëzuar kryeministrin?
Absolutisht jo

S’do bëni koalicion me PD?
Jo.

July 18, 2016 22:24
Komento

10 Komente

  1. Arber July 18, 22:39

    Reforma ne Drejtesi do te miratohet me emrin Ilir Meta, qe do te thote:Kompromis ne Drejtesi ose Padrejtesi!

    Reply to this comment
  2. Nari Jari July 18, 22:53

    Ti mblodhi rrypat amerika more kelysh skrapari. Ti do ta hash i pari.
    Se dje na dole per qeveri teknike. Por edhe ne zgjedhje te parakohshme po te shkojme ty Meta si kanceri i kesaj shoqerie dhe Lul koqe dembelin nuk ju voton me populli. Me kundershtimin tuaj qe i keni bere kesaj reforme, i keni dhene nje mesim te madh ketij populli i cili ne momente historike nuk ka gabuar kurre. E ky eshte momenti historik per kete popull. O behet kete radhe o shkon per lesh nje her e pergjithmone. Mallkimi i nenave ju zente e hajer mos pafshi per 7 breza. Fare e keqe!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 19, 09:18

      O Nari Jari Cari, ky popull vec ka gabuar ne momente historike dhe e keqja eshte se vazhdon te gaboje pikerisht ngaqe me pordhacllekun me te madh mendon si puna jote se eshte i pagabueshem. Ik ore trap ftof koken.

      Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 18, 23:32

    FBI, pra Amerika ja paskan shtrenguar keq koqet fashatarit te Cepanit Ilir Floririt.Fshatari po perdor nje shprehje te viteve te komunizmi:
    “Dridhe Like me lesh kombinati”.
    Brenda 24 oreve qe kerkoi te rrezonte Qeverine e Corapekuqit, qenka bere qingj i bute dhe e paska lene sisen e kriminelit Sali.

    Reply to this comment
  4. Dridhe Like me lesh fabrike July 18, 23:47

    Ky pushti Meta eshte po aq i zi sa Berisha. Me te ndyre se vete Berishen e ben fakti qe ky gjithcka e ben per para.

    Reply to this comment
  5. Vlado July 18, 23:58

    u mburre Demo u mburre, sa u mbushe ne poture

    thoshe që: kam kalë me shalë, por ti paske, një gomar të çalë

    Reply to this comment
  6. info analitike July 19, 07:44

    Shoke, e kuptoj inatin qe keni me Liken e Mones por duhet t’i jepni hakun. Ai u tregua edhe me i mencur se ambasadoret. Nga nje i menjanuar ai u be faktori i marreveshjeve per reformen ne drejtesi nderkohe qe ambasadoret pasi i premtuan mbeshtetjen as nuk u duken ne takimin midis te treve. Rama doli si langaraq duke i shtrire doren krimineleve dhe burgaxhinjve per nje cope vote nderkohe qe Meta u be inisiator i marreveshjes. Nuk keni c’thoni, Meta eshte treguar politikan i zgjuar. Rama beri tre vjet ham-ham si qen i terbuar por llokmen po e kafshon me qetesi dhe dashuri Likja.

    Reply to this comment
  7. Kariz Matik July 19, 08:04

    Edhe pse ne kushtet parazgjedhore te 2013-es Koalicioni i Madh (KOMA) gjithkujt mund t’i dukej komplet absurd, per shkak te problematikes qe paraqiste asokohe, e paraqet akoma, bashkepunimi serioz midis PS-se dhe CETES, kjo zgjidhje nga e keqja do te kishte rezultuar sot me dobiprurese se haleanca e ngjalave te nje prillit.

    Nese miratimi i reformes do te deshtonte, dhe pas kesaj qeveria do te binte, KOMA do te ishte alternativa e vetme e per ta detyruar kete te pa-integruarin te dredhe tespiet.

    Reply to this comment
  8. Loni July 19, 12:21

    O Liro mos negocio shume por shko voto Reformen dhe mos na caj t.. pin shume, se prandaj te ka zgjedhur populli

    Reply to this comment
  9. marcela July 19, 13:48

    Ti o ilir meta jeni hajdute bashke me sali shpellarin dhe luli ginjeshtari ju su vjen keq per popullin ju ju vjen keqe per parate qe keni vjedhur dhe burgun qe do beni ik o plere se turperove skraparin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim