Meta: Jo arrogancë, shumica dhe opozita të dialogojnë!

January 16, 2019 13:34

Meta: Jo arrogancë, shumica dhe opozita të dialogojnë!

Në ditën Botërore të Paqes, Presidenti Ilir Meta ka apeluar për dialog mes shumicës dhe opozitës për progresin e vendit, në mënyrë të veçantë për t’u dhënë shpresë të rinjve që të mos largohen.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë.

Ndërsa jashtë aktivitetit i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, ai është përgjigjur shkurt ‘Kushtetuta është e para’, duke lënë të kuptohet, ashtu sikur tha edhe dje se është duke bërë verifikimet e nevojshme.

Papa Françesku në mesazhin e tij thotë se: ‘Ne e dimë se etja për pushtet me çdo çmim, të çon drejt padrejtësisë dhe abuzimit.

Politika është një instrument thelbësor për të ndërtuar institucionet dhe komunitetin njerëzor. Por kur jeta politike nuk shihet si një formë shërbimi ndaj shoqërisë në tërësi, politika mund të kthehet në një mjet shtypjeje, marxhinalizimi, madje edhe shkatërrimi. Ky është një mesazh aktual për botën mbarë, por edhe për ne shqiptarët.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t’i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo anasjelltas, duke u kthyer nga ‘shërbëtorë’, në ‘zotër’ të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve. 

Përpjekjet dhe angazhimi i tyre politik duhet t’i kontribuojnë mirëqeverisjes së vendit dhe luftës kundër varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, arrogancës së pushtetit e konfliktit social dhe t’i shërbejnë forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve te institucionet.

Shumica e heshtur e njerëzve të thjeshtë, të vobektit, të pamundurit, shtresat në nevojë, por edhe shtresa e mesme e shoqërisë sonë kërkojnë dhe meritojnë më shumë vëmendje dhe politika ekonomike e financiare, inkurajuese dhe përfshirëse për ta dhe familjet e tyre“, tha Meta.

o.j/dita

January 16, 2019 13:34
Komento

2 Komente

  1. besa January 16, 15:21

    Ne radhe te pare presidentin nuk e kemi as hoxhe dhe as bektash qe ndryshe tu thote te tjereve e ndryshe te flase e veproje vete. Ka diçka mangut ne kete pune dhe ajo eshte papergjegjshmeria e nje njeriu qe nuk e di se çfare pergjegjesie ka dhe ne e quajme president e ai ka mesuar nje vjershe: kushtetuta qe ja ka bere siper, por ashtu do ja bejne dhe atij.

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro January 16, 16:28

    Besa kam nje pyetje: Kush e zgjodhi Meten President???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin