Meta: Ka 26 vjet që vendi ka një konflikt të tepërt politik

August 23, 2016 16:11

Meta: Ka 26 vjet që vendi ka një konflikt të tepërt politik

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Ilir Meta mori pjesë në hapjen së Kampingut e LRI-së në Jalë ose siç quhet ndryshe Akademia Politike Verore e LRI-së, ku marrin pjesë rreth 1500 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe që zhvillohet për të nëntin vit radhazi.

Kryetari i LSI-së theksoi se problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike dhe konfliktet e tepërta e të panevojshme politike.

Ilir Meta: Problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike, sepse u bënë 26 vjet dhe vendi ende ka një konflikt të tepërt dhe të panevojshëm politik aq më tepër jo për çështjet më substanciale.

Nga ana tjetër Meta vlerësoi bashkëjetesën fetare.

Ilir Meta: Ne jemi një model bashkëjetese brenda vendit tonë, i harmonisë fetare, por edhe këtë nuk duhet ta mendojmë se do ta kemi gjithmonë në rast se nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk vazhdojmë ta kultivojmë e mbrojmë këtë bashkëjetesë nga çdo tendencë për të krijuar konflikte.

Meta tha po ashtu se Evropa ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e njerëzimit dhe se ne gjithmonë do t’i shërbejmë një Evrope, e cila mbron vlerat dhe parimet e saj. Por sipas Metës në radhë të parë ne duhet të kujdesemi që këto vlera e këto parime t’i mbrojmë në shoqërinë tonë të solidaritetit në mënyrë të veçantë.

Ilir Meta: Evropa ka pasur dhe ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e njerëzimit dhe ne padyshim që gjithmonë do t’i shërbejmë një Evrope, e cila mbron vlerat dhe parimet e saj. Por në radhë të parë duhet të kujdesemi që këto vlera e këto parime t’i mbrojmë në shoqërinë tonë të solidaritetit në mënyrë të veçantë, sepse egoizmi dhe individualizmi janë një kërcënim për zhvillimin e drejtë e të qëndrueshëm të shoqërisë sonë, por edhe të shoqërive të tjera përreth nesh. Ndaj theksojmë gjithmonë frymën e kolektivitetit, frymën e solidaritetit, sepse absolutisht që pa solidaritet nuk mund të ketë një të ardhme të sigurt.

Më tej, Kryetari i LSI-së u ndal në fjalimin e tij te çështja e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi se lidershipi britanik bëri që qytetarët të binin viktimë e populizmit, që BE-së si projekt t’i viheshin gjithë ato përgjegjësi që në fakt nuk i takojnë.

Ilir Meta: Britania e Madhe doli nga Bashkimi Evropian. Para 20 vjetësh kjo nuk mendohej, por as edhe përpara një viti. Edhe vetë Cameron-i nuk e mendonte, sepse po ta kishte menduar nuk do ta kishte bërë premtimin para zgjedhjeve, që do të shkohej në referendum për të qëndruar apo jo në BE.

August 23, 2016 16:11
Komento

4 Komente

  1. Like-Mona Floriri August 23, 16:16

    Sa here i shoh fytyren ketij Metes nuk e di pse me del para me bllok ne dore. Nuk shpeton Shqiperia pa ju zhdukur ky hajdut i neveritshem me gjithe partneren e tij Mona.

    Reply to this comment
  2. PO.PO August 23, 18:16

    Nukpresim te na thuash kete qe po mermerit , por duam te na thuash , se ku ke qene keto 26 vjet zotrote , qe je perfolur e perflitesh kaq shume per keq dhe perpiqesh te paraqitesh si engjell , duke u fshehur prapa gishtit ?!
    DEMAGOGJI E KULLUAR !! !

    Reply to this comment
  3. PO.PO August 23, 18:30

    Flamurin per Rilindjen e ketij vendi, duhej ta kishe marre Ti ,zoti Meta , qe je futur ne politike me moshe krekt te re ,bashke me znj.Kryemadhi dhe u
    shkepute nga PS,prej shume vjetesh me pare , por Ti ,nuk ke hyre ne politike per te miren e shqiptareve dhe te Shqiperise , por si lende e huaj,si pjese e krimit anti kombetar ! Sado tualet e makiazhe te besh, tashme ti nuk mund te jesh kurrsesi i besueshem ne syte e popullit ! Qofsha e gabuar , por une mendoj se ti, do te mbetesh qendra e tensionit te vjeter politik dhe nyja
    gardiane qe mban te mberthyer shoqerine shqiptare, te zene per fyti nga mafia e krimi. Keto qe thua, jane pjese e”mallit” qe tregeton prej 26 vjetesh !

    Reply to this comment
  4. SHPRESE HUMBURI August 23, 18:32

    Booooo boooo, sa bajat !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*