Meta kërkon zgjedhje të parakohshme? Mesazhi i koduar për Ramën

October 26, 2019 15:05

Meta kërkon zgjedhje të parakohshme? Mesazhi i koduar për Ramën

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë thirrje politikës shqiptare, që të reflektojnë menjëherë dhe të lexojnë me vëmendje të gjitha detyrimet që iu duhen përmbushur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Meta mesazhin e tij e kishte të adresuar më shumë për Ramën, duke thë se  se liderët e Maqedonisë së Veriut treguan pjekuri, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen pas vendimin të BE, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Meta shtoi se tani duhet reflektim dhe duhen forcuar raportet me vendet kritike, siç janë Franca, Danimarka e Holanda, që bllokuan dhe integrimin e Shqipërisë në KE.

Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë. Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim. Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”, u shpreh Presidenti.

October 26, 2019 15:05
Komento

4 Komente

  1. tomorraku October 26, 17:10

    U ktheve nga Japonia more “Turisti i perjetshem”,po pregatit ndonji udhetim tjeter me duket ; per ku e ke drejtimin ,ne France , Danimark apo Holland, me mire ne Hollande se ata kane dhene mesime me vlere per opoziten tende!

    Reply to this comment
  2. pLUMBI bALLIT tRADHETARIT i Vetmi Shanc per Shqiperine October 26, 17:36

    brrihi -bash-muti

    po s’u qiten kta nga qarkullimi ,

    shqipnia rrezikon te zhduket me nji shpejtesi

    marramede qe idiotet e qeverrise s’jan te afte ta kuptojne .

    Shqiperia eshte sot nji Shtet inekzistente ,

    me nji qeverri qe e terheq prej hunde nji tufe halabakesh rruge ,
    ca lehes ,
    duke mos pas asnji Stradegji mbar Kombetare ,

    dhe asgjeeeee nen kontroll !

    Qeverritaret tame po mjaftohen me pasurine qe po ven
    dhe s’kan asnji ide si me dal
    ga ajo Grope qe i la shpellari dhe banda e Greko-serbise

    pd -lsi !

    Reply to this comment
  3. Oparaku October 26, 19:19

    Ne nuk jemi ne pozicionin e MV Ne mendoj se do te futemi ne zgjellje tereja te koheshme apo te parakoheshme.Mbasi te kene hyre ne rrugen e zbatimit reformat e nisura si reforma ne drejtesi dhe shkarkimi i presidentit si shkeles i kushtetutes

    Reply to this comment
  4. alphade October 27, 01:21

    Metushi e Salushi mendojne se duke e detyruar te “hape
    krahun” ,Ramushi si K/minister do te c’bejne Reformen
    ne Drejtesi ?! Kot e Kane ! R.D. e ka marre ne dore Ame-
    rika dhe Ajo ka mbeshtetjen e 96 perqind te shqiptareve
    dhe dy kryehajna, dy kryekriminele dhe dy kryemafioze
    si Berisha- Meta nuk do te mundin kurre t’ja arrijne Ketij
    qellimi : Keta delinquente ordinere I pret vetem nje fund
    Burgu dhe konfiskimi I pasurise ! Kaq e thjeshte eshte
    “llogaria”……!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim