Meta: Koalicioni PS-LSI jo kundër PD, por për t’i hapur rrugë ndryshimit

Redaksia Online April 20, 2013 11:57

Meta: Koalicioni PS-LSI jo kundër PD, por për t’i hapur rrugë ndryshimit

Kreu i LSI-së ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit në Lezhë. Gjatë prezantimit të kandidates për deputete në këtë qark, Monika Kryemadhi, Meta tha se në 23 qershor, fitorja e koalicionit të majtë është e sigurt. Ai u shpreh se koalicioni me PS-në u krijua për t’i hapur rrugë ndryshimit.

“Koalicioni LSI- PS nuk është koalicion kundër PD-së. Koalicioni PS-LSI  është për t’i hapur rrugë ndryshimit. Më 24 qershor, politika do të jetë më e bashkuar. Edhe ndërkombëtarët po na bëjnë thirrje të jemi të bashkuar”, tha Meta.

Në lidhje me situatën e krijuar në KQZ, Meta tha se “Berisha nuk po ngrihet mbi përgjegjësitë e kërkuara”, duke shtuar se ai duhet të largohet.

Meta u shpreh më tej se shtyrja e zgjedhjeve nuk është aspak qëllimi i opozitës. “Nuk duam të bojkotojmë apo t’i shtyjmë zgjedhjet, duam t’i afrojmë”, tha ai.

Meta shprehu keqardhje për degradimin e gjuhës politike të kryeministrit. “Problem kryesor është përqendrimi i pushtetit në duart e PD-së, gjithashtu edhe degradimi i gjuhës politike të përdorur nga përfaqësuesit e lartë të PD-së”, tha ai.

 

 

Redaksia Online April 20, 2013 11:57
Komento

2 Komente

  1. lumtor shkreli April 20, 19:53

    po kunder kujt atehere e keni?AAAAAAAA po,kunder monikes.Po ik ore felliqesire i pa skrupull

    Reply to this comment
  2. Mark uk April 21, 08:14

    Ne skandalin Meta – Prifti kur ky i fundit iku nga Leh S I. Edi Rama dekleroj ne nje konfrenc shtypi.Iku Prifti po ngeli djalli [meta].Tani e merr dhe e con ne gjirin e djajve te tjer tek vehtja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*