Meta komenton arrestimin e Mziut: Koha e sundimit të ligjit në Shqipëri

December 21, 2013 18:54

Meta komenton arrestimin e Mziut: Koha e sundimit të ligjit në Shqipëri

Ne Shqiperi ka ardhe koha te sundoje ligji dhe kjo duhet shoqeruar edhe me nje angazhim me te plote te gjyqesorit. Keshtu eshte shprehur kreu i parlamentit shqiptar, Ilir Meta, nga qyteti i Lezhes i pyetur mbi arrestimin e kryebashkiakut te Kamzes.

“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është mjaft e vendosur dhe mjaft e përkushtuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin, për të luftuar korrupsionin, për të luftuar informalitetin si rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë na duhet edhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në rast se nuk realizohen këto dy të parat edhe kjo e fundit natyrisht që nuk është ajo që mendojmë dhe dëshirojmë të gjithë”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Nderkohe Meta ka theksuar se qeveria eshte e vendosur te krijoje nje klime me te mire ndaj biznesit, duke ndermarre reforma qe ti vine ne ndihme ketij te fundit.

“Dëgjojmë vazdimisht shqetësimin lidhur me tatim-fitimin nga 10 deri në 15 %, që natyrisht nuk është një masë që na bën të lumtur, por nuk është niveli i tatimit mbi fitimin ai që përcakton klimën ndaj biznesit, sepse tatimi mbi fitimin prej gati 6 vjetësh është 10 %, por të gjitha treguesit e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar që nga ‘Doing Bussiness’ e kështu me radhë, vazhdimisht e kanë përkeqësuar renditjen e Shqipërisë për sa i takon klimës ndaj biznesit edhe pse tatimi mbi fitimin ka qenë vazhdimisht 10 %, sepse janë edhe mjaft tregues të tjerë, të cilët janë përcaktues në klimën ndaj biznesit”, tha ndër të tjerash ai .

Meta ka folur edhe per anetaresimine vendit tone ne Bashkimin Evropian, duke deklaruar se angazhimi i qeverise shqiptare do te jete maksimal per te plotesuar kushtet e kerkuara.

Kjo deklarate e kryeparlamentarit ka ardhe gjate nje aktiviteti organizuar ne qytetin e Lezhes ne kuader te festave te fundvitit me femijet e policieve te rene ne krye te detyres.

December 21, 2013 18:54
Komento

10 Komente

  1. Deputet Qife Peqini December 21, 19:10

    Do vij dita qe do behesh edhe ti Like blloku koleg qelie me Mzatin e Kamzes

    Reply to this comment
  2. nadir December 21, 19:21

    ne faket nje here ky njeri ja hodhi, por besoj se shpjet do ta thyej koken ne qoftese ekziston shtet.Nuk mund te rrij ky zoteri pa para .

    Reply to this comment
  3. Ilir December 21, 19:40

    FAKTI QE E THOTE KY PERSON KETE GJE, PA PASUR FRIKE ESHTE RRENQETHES.

    AI VETE DHE MINITSTRAT E TIJ TE DJESHEM JANE IKONE E KORRUPSIONIT DHE KETYRE
    TENDERAVE SI PUNA E KETIJ ZIUT.

    NUK MUND TE KETE NDONJEHERE SHTET NE SHQIPERI PA U DENUAR ILIR META PER VJEDHJEN E SHUFRAVE TE THESARIT TE SHTETIT DHE TI SEKUESTROHET BIRRA KORCA QE THEMELOI ME TO. (NDER TE TJERASH KUPTOHET.

    Reply to this comment
  4. Koco Belaja December 21, 19:44

    Z.Meta !
    Keni dale me akuze konkrete ashtu sic jeni akuzuar ju vete per korrupsion, per ish kryetarin e bashkise se Tiranes.
    Korrupsioni thua qenka vetem tek Mziu e Mkuqet jane te imunizuar prej tij ?

    Reply to this comment
  5. DREAM December 21, 20:03

    hahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahahahahhahahhah

    Koha e sundimit te ligjit ….Meta po flet per ligjin ?????

    Gazeta Dita ,dua qe te miratohet ndonje ligj per fyerjen e inteligjences ….dhe ju me kte titull merrni ergastron …Kokepalar jeni .

    Reply to this comment
  6. i korruptuari December 21, 20:11

    Po mor mik po! Na e mbushe mendjen,sidomos me drejtorin e A.Sh.R. Filloje nje here me Mond Stojkun tend se po le nam.Thjesht kontrollo pranimet e reja ne pune dhe do te shohesh se asnje nga militantet e L.S.I nuk ka filluar pune,por jane marre njerez vetem me leke! Se mos i keni ndare bashke ,oreeeee!

    Reply to this comment
  7. Mark uk December 21, 20:18

    Nese eshte koha e sundimit te ligjit, ju duhet te perfundoni i pari ne banken e te akuzuarve.Mbi ju rendojn vjedhjet e arit te krrabes.Pervec asaj qe fiks fare ju nxorri hapur duke vjedhur.Mendoj se vetem bani sa per sy e faqe se te gjith jeni te lidhur ne te dy krahet .

    Reply to this comment
  8. korab December 21, 23:58

    ede kt asht hajn i par s dor keta mas pari duhet me shti ne burg tani me ja nis tjert me renn

    Reply to this comment
  9. korab December 21, 23:59

    eh more ilir mea ty te kan nxan me pul pe dore e ti po bn diqka per korrupcion a kurr ne jet se ti je hajni ma i madh ne at qeveri te edi grekut

    Reply to this comment
  10. korab December 24, 02:15

    ede ky ash hajni me i madh qwe e vodhi shqiprin keta veq qe ska shtet as ligj se keta duhet me denu ne bug te perjetshum ket ilir meta qohuni o piopull kundra hajnit ma te madh ilir metes i cili ju vodhi e ju sakatoj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*