Meta konfirmon një tjetër këshilltar të Nishanit, Ylli Asllani: Presidenti kapërcen gardhet politik tradicionalë

August 2, 2017 10:20

Meta konfirmon një tjetër këshilltar të Nishanit, Ylli Asllani: Presidenti kapërcen gardhet politik tradicionalë

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta konfirmoi në detyrë njërin prej këshilltarëve të Nishanit, Flamur Gashin.

Sot është konfirmuar një tjetër këshilltar në detyrën e rëndësishme në Presidencë. Bëhet fjalë për Ylli Asllanin, i cili ka mbajtur prej vitit 2013 detyrën e Këshilltarit për Pushtetin Lokal. “Mirënjohje dhe falenderim Kryetarit të Shtetit për besimin, mirëkuptimin dhe vlerësimin! h.T. Z President Meta kapercen gardhet politik tradicional per te dale mbi palet duke i dhene institucionit nje qasje dhe dimension gjitheperfshires! Nje gjest qe na obligon dhe jep sinjale per nje Presidence me koordinata e dinamike te re dhe nje konotacion bashkekohor! …. Shpesh liderat udheheqin edhe me shembullin e akteve te tyre”, shkruan në Facebook Ylli Asllani.

Ylli Asllani ka lindur më 24 Mars 1959 në qytetin e Gjirokastrës. Ai është këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për Pushtetin Lokal prej shtatorit të vitit 2013 dhe ofron ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

Para kësaj date Ylli Asllani ka shërbyer:

Në vitet 2005 – 2013 në kabinetin e Kryeministrit Berisha si  Këshilltar për pushtetin lokal; në vitet  2001 – 2005 ka qenë President i agjencisë jofitimprurëse AMIV, në vitin 1996  – 2000 zgjidhet Kryetar i bashkisë Gjirokastër, 1995 – 1996 sekretar i këshillit bashkiak  Gjirokastër, ndërsa në vitet  1991 – 1995 Drejtor i Uzinës Metalike, pas mbarimit të studimeve në vitet 1987 – 1990 ka qenë Inxhinier Projektimi në Uzinën Metalike Gjirokastër; në vitin 1987 Diplomohet në Universitetin e Tiranës si Inxhinier Mekanik, profili Impiante të Industrisë; 1980 – 1982 ka kryer shërbimin ushtarak; ndërsa arsimimin para universitar e ka kryer në vendlindjen e tij Gjirokastër; ai zotëron frengjisht, anglisht e italisht; Kualifikuar në Administrim publik, Qeverisjen Vendore, Planifikimin e territorit, Trashëgimi monumentale, Marrëdhëniet me publikun, etj.

Në aktivitetin të tij publik Ylli Asllani është president i Agjencisë së Mbështetjes së Infrastrukturës Vendore AMIV ku ka realizuar mbi 40 projekte në adresë të demokratizimit të shoqërisë civile,  përmirësimit të cilësisë së jetës  dhe zhvillimit rajonal duke qenë partner me një seri programesh të  Bankës Botërore, USAID –it, Europian Aid,  Crossborder, IOM, UNHCR, OSBE , Fondacioni Soros, Interreg 2-3, Komisioni për Demokraci i U.S. Embassy. REC, Partners of Albania, etj

Ai ka qenë anëtar i Bordit ekonomik të jugut, Këshillit administrativ të universiteteve të Vlorës e Gjirokastrës dhe bordit të Portit të Sarandës si dhe ka qenë disa herë  këshilltar bashkie e qarku.

Lidhur me kontributin në shoqërinë civile, Ylli Asllani në vitin 2000 është certifikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare me profesionalizëm dhe aftësi të larta drejtuese”.

 

 

August 2, 2017 10:20
Komento

2 Komente

  1. Zani Burimi August 2, 12:19

    Keta lloj tipash, specialiste pergjithcka kur zanatin e fituar ne shkolle as qe e kane aplikuar, behen shume “atletike” ne sferat “shoqerore” duke penetruar atje ku peshkojne me grepat e medhenj per te kapur balena.
    Nuk e di se perse media juaj merret me mbushamendjen se dicka ka “ndryshuar” ne kete rast se na e paska mbajtur si keshilltar Meta. Ky sekseri i madh vetem aty nuk e ka vendin, ndersa zanatin e mekanikut e ka harruar me kohe! “I felliquri te felliq” – porosiste profesori yne i matematikes (qe iu shtofte jeta!). Felliqesira ne krye te shtetit dihet se felliqesira do te mbaje afer! Nuk shkruaj pa baza, sepse ky derdimeni ka bere luften me te felliqur kunder Reformes ne Pushtetin Lokal dhe prandaj e mban Meta si kocobash aty ne Presidence… Do te vazhdoje te beje zullume perseri e perseri!

    Reply to this comment
  2. taksidari August 2, 16:31

    Me Asllana,Xhelala,Aqifa…e Jemin.
    Do ta coni Shqiperine ne perendim??!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*