Meta: Krenar që 3 vjet më parë këmbëngula për miratimin e Reformës

July 22, 2019 15:12

Meta: Krenar që 3 vjet më parë këmbëngula për miratimin e Reformës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me votimin e reformës në drejtësi 3 vite më parë në Parlament.

Ndërsa shpreh falenderimet e tij veçanërisht për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces Meta shkruan se falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

“Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë”, shkruan Meta ndërsa ndan edhe video nga qëndrimi i mbajtur në seancë plenarë të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese.

Postimi i plotë:

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë.

Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese.

j.l./ dita

 

July 22, 2019 15:12
Komento

9 Komente

  1. Astriti July 22, 15:46

    Sa shakaxhi qe eshte!

    Reply to this comment
    • Kupton ti apo jo ! July 22, 17:31

      Erdhi dita qe me ne fund ta nxjerri te “ndershem”me ligj
      Ne qofte se kjo drejtesi ben krenar Meten,kjo eshte nje fitore e gjithe hajduterise.Pra “Vetingu” do ta nxjerri te pa lagur floririn e kulluar Meta,prandaj ndjehet krenar

      Reply to this comment
  2. MH July 22, 16:43

    Edhe parase te dilte videoja e bllokut ne duart e tua ishe krenar.Keshtu rta ha mendja edhe per reformen.Po me kalimin e kohes vjen e zvenitesh dhe per ta mbajtur veten me kurrajo kujton krenarin.Tashti cdogje do e ket drejtesia ne dore.Do vlersojne krenaret dhe merhumet.

    Reply to this comment
  3. NY. July 22, 17:12

    Ky eshte imazhi i nje kurve bordelloje qe ne
    pleqeri luan rolin e gjyshes shenjetore !
    Nje hajdut me ze dhe figure qe predikon drejtesine !
    Banditi i shperblyer me postin e presidentit per te ruajtur ligjin ! Vetingu nudo i Rames !

    Reply to this comment
  4. Babagjyshi July 22, 18:11

    Hipokrit me brire ! Ai qe ka qene dhe vazhdon te jete pengesa kryesore per reformen ne drejtesi , ndihet krenar vetem se e ka votuar “pro” , kur i kapi per veshi mbasadori Lu te 140 deputetet tane , te majte e te djathte dhe i coi te votonin unanimisht reformen ! Mburrjet per merita te tjera , jane thjesht hipokrizi e neveriteshme dhe cinizem ! Tani e ka radhen idjoti serb i Vicidolit , te mburret , bile pak me shume se ky , sepse ai ka penguar dhe vazhdon te pengoje edhe me brutalisht reformen . Bojkotimi i parlamentit dhe me pas ekstremizmi i pa pare i djegies se mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale , nga PD e LSI eshte nje demonstrim i hapur , qe ka ne fokus vetem sabotimin e reformes ne drejtesi . Keta idjoter e kujtojne veten te mencem dhe popullin e mendojne si budalla !

    Reply to this comment
  5. Te tille jini , sa here qe hapni gojen July 22, 18:17

    O kafshe , pse nuk fole nje here te vetme te verteten ? Kur ka ndodhur gjate ketyre tre dekadave , qe Saliu dhe ti , te kini pranuar humbjen ne zgjedhje ? Per egersira si ti dhe serbovicidolasi , zgjedhjet “jane” te lira dhe te ndershme , vetem atehere kur arrini t`i vidhni ju , qe nuk i kini fituar as edhe nje here te vetme me te drejte ! Edhe sot , pikerisht kete te vertete po fsheh , sepse po e thua qysh pa u bere zgjedhje , qe duhet me pa tjeter te jini dakord edhe ju me humbjen tuaj ,sepse perndryshe ” ato i ka vjedhur e blere Edi Rama ” ! ! !

    Reply to this comment
  6. PO , PO July 22, 18:28

    Pse nuk pati ndonje ankese ne KQZ , nga palet humbese per zgjedhjet e qershorit 2017 ? Pse i refuzuat rezultatet vetem pas nje viti e gjysem , kur bete bilancin dhe u bindet qe populli ka alergji prej jush dhe qysh nga ajo dite , jeni kthyer ne shtaze te dhuneshme dhe jo si opozite konstruktive qe duhet te jini ?! Sepse ju kriminele aventurtiere nuk doni kurre te njifni realitetin , per mllefin qe popullit i eshte mbledhur ne fyt prej tre dekadash per bemat tuaja prej pushtuesi te huaj dhe nuk do t`iu shohe me sy !

    Reply to this comment
  7. Fellon July 22, 18:52

    Sa i poshter dhe hipokrit je o “presidenti” yne. Rolin e xhambazit e ben mire , se ste kemi njohur ndryshe.

    Reply to this comment
  8. Psss... July 22, 19:07

    Ja dhe nje peshtyme tjeter per popullin Shqipetar,”personifikimi i krenarise”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*