Vetingu në politikë, Meta: Krijon kakofoni dhe inflacion

October 15, 2018 21:02

Vetingu në politikë, Meta: Krijon kakofoni dhe inflacion

Intervistë e Presidentit Meta dhënë për Televizionin “Report TV”

 

Gazetari: Mirëmbrëma të gjithëve! Për të komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ndodhem sonte në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës, kryetarit të shtetit, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta. Zoti President ju faleminderit, është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu te ju!

Presidenti Meta: Ju faleminderit për ftesën tuaj që të jem pjesë e emisionit tuaj dhe mirë se keni ardhur këtu në Institucionin e Presidentit të Republikës!

Gazetari: Duket sikur keni një lloj tërheqjeje, që kur jeni zgjedhur si kryetar shteti, nga jeta e përditshme aktive politike. Opinioni publik ju shikon herë duke ngjitur majën e Jezercës, herë duke shkuar në Tropojë, herë duke shkuar në Valbonë. Përse keni zgjedhur të mbani këtë profil, zoti President?

Presidenti Meta: Në radhë të parë dua të rikonfirmoj edhe njëherë tjetër vendosmërinë time për të bërë me përgjegjshmëri maksimale detyrën e Presidentit, pavarësisht nga vështirësia, e juaj si gazetar apo si analist apo e gjithë të tjerëve, për të më parë në pozicionin e Presidentit, duke pasur parasysh të kaluarën time tepër aktive politike dhe partiake.

Gazetari: Përse e keni zgjedhur? Keni mesazhe? Domethënë që daljet tuaja, rasti më i fundit i fundjavës nga Tropoja…?

Presidenti Meta: Daljet e mia janë mjaft të studiuara në kuadër të disa nismave, të cilat po përpiqem t’i konsolidoj. Njëra prej të cilave, që lidhet edhe me pyetjen tuaj, është pikërisht promovimi i Alpeve, i maleve, i natyrës sonë, që kanë në vetvete pasuri dhe potenciale të jashtëzakonshme, që duhet të shfrytëzohen më mirë për promovimin e vendit, por njëkohësisht edhe për të rritur mirëqenien e këtyre zonave dhe banorëve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se nuk mund t’ua lëmë turistëve çekë zbulimin dhe promovimin e bukurive të vendit tonë. Është detyra jonë në radhë të parë që ta bëjmë këtë gjë.

Gazetari: Po përtej promovimit unë do të doja që biseda jonë të përqëndrohej te zhvillimet më të fundit politike në vend, te debatet që zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por edhe ato në Prishtinë. Sot kemi një fjalim që ka mbajtur Kryeministri i vendit, z.Edi Rama me strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme, ku ai me tone tejet të ashpra kundër opozitës, kundër mediave gjithashtu, u shpreh për një ofensivë politiko-mediatike, e cila kërkon që të nxijë realitetin shqiptar. Dhe gjithnjë, sipas kryeministrit, të krijojë një perceptim se Shqipëria po dominohet nga kriminaliteti. Dhe kriminaliteti, gjithmonë sipas kryeministrit, është në shifra shumë më të ulëta se sa ato, le të themi, të katër apo pesë viteve më parë. Për ju si kryetar shteti, cili është perceptimi për kriminalitetin aktualisht?

Presidenti Meta: Natyrisht që kriminaliteti është një dukuri, që ekziston në çdo shoqëri, por ka shumë rëndësi raporti i tij me shtetin dhe me funksionimin e shtetit të së drejtës. Pra dallimi mes një vendi tërësisht demokratik apo ligjor është që krimi përpiqet të bëjë punën e tij, pra punën e krimit, por shteti gjithmonë është në goditje, në parandalim, në ofensivë kundër tij. Kjo do të thotë që siguria publike, aq më tepër siguria kombëtare, nuk janë të cenueshme.

Është tepër e rëndësishme të theksojmë se kjo është një betejë jo e thjeshtëdhe sigurisht që polarizimi i kësaj dukurie nuk ndihmon në forcimin e institucioneve të shtetit dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese. Në vend që të përqendrohet energjia pozitive e të gjithëve, pra qoftë e mazhorancës, qoftë e opozitës, në lokalizimin dhe goditjen serioze të krimit, për shkak të polarizimit, dëmtohet besueshmëria e kësaj lufte dhe në këtë mënyrë, nuk ndihmohet në forcimin e autoritetit, as të shtetit, as të ligjit.

Është tepër e rëndësishme gjithashtu që të funksionojë shtetit i së drejtës. Është shumë e rëndësishme që të ketë reagime të shpejta e transparente për çdo ngjarje, që mund të ketë dyshime për ndikim të politikës ndaj institucioneve ligjzbatuese apo të drejtësisë.

Përndryshe, me mungesën e reagimeve të shpejta, padyshim që çon në tejzgjatje të këtyre debateve, që nuk ndihmojnë qytetarët në radhë të parë.

Sidoqoftë më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. Kuptohet që na duhet shumë punë për të pasur besim edhe më të fortë te institucionet ligjzbatuese, pasi nuk është ndonjë gjë e re ta them se në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve apo sipërmarrësve përsa i takon garancisë te funksionimi i shtetit ligjor në raport me ‘të fortët’ apo me njerëzit e krimit.

Gazetari: Zoti President, që prej dy javësh opinioni publik shikon se si dy individë me të kaluar të dyshimtë, po i bëjnë publikisht ankand kryeministrit dhe shefit të opozitës, se cili ofron më shumë për ta. Si dilet nga kjo situatë e pakëndshme?

Presidenti Meta: E theksoj se është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe qasje më racionale nga ana e opozitës.

Gazetari: T’i marrim me radhë: Çfarë do të thotë secila?

Presidenti Meta: Në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta, për rastet kur ka shqetësime, denoncime nga qytetarët, ngjarje kriminale, pra kur del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëhere lihet më pak hapësirë për opozitën apo për opinionin dyshues.

Së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë se nismat apo edhe denoncimet të saj të jenë sa më të mirëfaktuara, me qëllim goditjen e këtyre dukurive, parandalimin e tyre, dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si një mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilët ajo nuk ka besim.

Gazetari: Opozita akuzon Prokurorinë se po bëhet palë në këto hetime, për të cilat sapo ju pyeta. A është e besueshme Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme?

Presidenti Meta:  Këto çështje që ju ngritët janë në hetim. Ne kemi kërkuar nga ana jonë sqarimet tona në drejtim edhe  të Prokurorisë dhe institucioneve të tjera, sipas rastit, prej kohësh dhe në vazhdimësi për të krijuar një bindje më të plotë dhe një informacion më gjithëpërfshirës rreth këtyre fenomeneve apo rreth këtyre ngjarjeve.

Këto janë çështje në proces dhe shpresojmë që edhe Prokuroria, edhe Policia e Shtetit, edhe institucionet e tjera të cilat janë të përfshira në hetimin e këtyre çështjeve të mos kenë asnjë ndikim politik dhe të japin vendime të drejta dhe transparente, cilado qoftë kostoja e tyre, pavarësisht se kush mund të preket apo cenohet sepse kjo do të rriste kredibilitetin e këtyre institucioneve dhe së dyti, do të jepte mesazhe tepër pozitive për qytetarët për funksionimin e shtetit ligjor, njëkohësisht edhe mesazhe të qarta për të gjithë ata persona politikë apo pranë politikës të cilët dëshirojnë të kenë një pozicion të privilegjuar në raport me ligjin.

Gazetari: Kur do të ketë Shqipëria një Prokurore ose Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur sipas ndryshimeve kushtetuese, jo të Përkohshëm? Shumica qeverisëse na garantoi, kur u votua në Parlament në dhjetor të vitit të kaluar, që kjo Prokurore do të jetë 1 deri në 2 muaj, ndërkohë që po mbush muajin e 10-të.

Presidenti Meta: Kemi disa elementë të rëndësishëm të reformës në drejtësi, të zbatimit të saj dhe krijimit të institucioneve të reja ku mungesa e çdo institucioni në parashikim me ndryshimet kushtetuese është problematike.

Më problematike është fakti që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale sepse një vend që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale pothuajse nuk ka Kushtetutë, në kuptimin e garancisë së zbatimit dhe respektimit të të drejtave kushtetuese.

Ashtu sikurse janë dhe çështjet e tjera të krijimit të KLP-së, KLGJ-së. Më emergjente që duhet të ishte krijuar prej dy vitesh KED-ja, e cila ka të bëjë edhe me Gjykatën Kushtetuese, dhe me Inspektorin e Përgjithshëm të drejtësisë.

Natyrisht shpresojmë që të ketë një ndërgjegjësim të të gjithë faktorëve të përfshirë për realizimin dhe zbatimin e kësaj reforme për të kontribuuar për një zgjidhje sa më të shpejtë, sa më transparente dhe plotësisht kushtetuese në krijimin e gjithë këtyre institucioneve. Unë si President mund të them që kam qenë, jam dhe mbetem gjithnjë i hapur për të përmbushur me transparencë maksimale të gjitha detyrimet e mia kushtetuese apo institucionale dhe të jap kontributin tim gjithnjë të përgjegjshëm, të drejtë dhe transparent vetëm në interes të forcimit të shtetit ligjor dhe të pavarësisë  së këtyre institucioneve në vendin tonë.

Gazetari: Nga optika e Kryetarit të Shtetit, ku është bllokuar ecja përpara e reformës në drejtësi?

Presidenti Meta: Nuk jam këtu për të bërë një skaner të përgjegjësive.

Gazetari: Çfarë duhet të lëvizë, çfarë duhet të ndryshojë?

Presidenti Meta:Ajo që dua të theksoj është, një angazhim i përbashkët i Parlamentit, si institucioni kryesor, që e ka miratuar këtë reformë, si përsa i takon ndryshimeve kushtetuese, që janë kryesoret dhe përsa i takon legjislacionit mbështetës dhe partnerëve kryesorë ndërkombëtarë që kanë dalë si garant të ecurisë dhe të suksesit të kësaj reforme. Kjo kërkon një dialog tepër të sinqertë dhe të përgjegjshëm që kjo reformë të zbatohet sa më shpejt dhe këto institucione të reja të krijohen sa më shpejt në mënyrë kushtetuese dhe të pakontestueshme.

Gazetari: Ju thatë që kjo reformë në drejtësi ka pasur dhe garantë, që të paktën të gjithë e dimë që kanë qenë dy ambasadorët: të BE-së dhe SHBA-së.

Presidenti Meta: Përsa i takon mosbesimit të brendshëm, dihet që ky mosbesim ka qenë i thellë, dhe i tillë do të ishte në kuptimin e dyshimit të njërës palë se pala tjetër kërkon të kapë sistemin.

Gazetari: Ju keni parë, keni konstatuar tendenca për të kapur politikisht drejtësinë, struktura të drejtësisë. Për hir të së vërtetës, që nga viti ’91 megjithëse në pluralizëm, organet drejtuese të drejtësisë kanë qenë edhe në një lloj varësie politike.

Presidenti Meta: Çdo polarizim, edhe i reformës në drejtësi, është vetëm një dëm i madh që i bëhet rikthimit të besimit të shqiptarëve tek drejtësia dhe tek institucionet e pavarura të saj.

Kjo është një reformë që mund të jetë e suksesshme  duke u zbatuar vetëm në frymën e ndryshimeve kushtetuese, që kishin bazën e tyre opinionin e Venecias, një institucion i gjithëpranuar nga të gjithë forcat politike shqiptare në këto gati tre dekada.

Theksoj se është një moment tepër i rëndësishëm që reforma të bazohet në dy elementë: kushtetueshmëri dhe transparencë, përsa i takon zbatimit të saj dhe çdo hapi të saj, që të mos ketë hapësira as për mjegull, as për dyshime dhe as për kontestime.

Gazetari: Ju pak më parë thatë se një nga shqetësimet kryesore tuajat është vakanca ose mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht çfarë duhet bërë për të dalë nga ky impas, që të kemi më në fund një Gjykatë Kushtetuese?

Presidenti Meta: Nuk është vetëm shqetësimi im. Duhet të kemi një Komision të Emërimeve në Drejtësi funksional, ndërkohë që ai që kishim mund të kishte funksionuar prej kohësh dhe natyrisht që për të dalë nga një situatë, që shpeshherë duket edhe si ekstra-ligjore, mendoj që një dialog ezaurues i harmonizimit të ndryshimeve kushtetuese me legjislacionin përkatës dhe me situatën konkrete është i domosdoshëm për të shuar çdo paragjykim dhe për të hedhur hapat të shpejtë në krijimin e institucioneve dhe në krijimin e tyre.

Me pak fjalë në vlerësimin tim të deritanishëm, përderisa jam marrë për kaq kohë edhe me KED-në, edhe kur isha Kryetar i Kuvendit, edhe në pozitën e Presidentit të Republikës kur m’u kërkua që të ecja drejt shpalljes së garës për në KED – pasi dihet që iniciativën e parë e ka Presidenti pastaj e ka Parlamenti – kam qenë gjithnjë i hapur për të evituar këto kontestime dhe këto probleme që vijnë nga një detajim shumë i imët i Kushtetutës, që më pas e ka bërë të vështirë për tërë sigurinë mbi bazën kushtetuese e ligjore që do të krijoheshin këto institucione dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve.

Pra, për një sqarim në mënyrë që të rishikonim gjithçka që nga praktika rezulton e vështirë apo e pamundur në mënyrë që ne të krijonim një mjedis të pakontestueshëm nga ana ligjore dhe kushtuese për krijimin e këtyre institucioneve.

Gazetari: A keni një koment për vetting-un në tërësi, si po shkon si proces?

Presidenti Meta: Vetting-u është një proces shumë i rëndësishëm, por nuk mund të themi që reforma në drejtësi është e barabartë me vetting.

Vetting-u është një element i rëndësishëm i reformës dhe është shumë e rëndësishme që ai gjithashtu të ecë shpejt, por gjithmonë me cilësi dhe besueshmëri larg çdo hapësire për standarde jo të njëjta apo të dyfishta në raport me individë të caktuar, por padyshim që është vetëm një element i reformës në drejtësi…

Gazetari: Element tjetër kush mund të jetë?

Presidenti Meta: Elementë të tjerë janë krijimi i gjithë këtyre institucioneve që nuk janë krijuar dhe në këtë drejtim besoj se jemi shumë mbrapa por njëkohësisht edhe në kohën e duhur, për t’i dhënë një standard tjetër kësaj reforme dhe për të mos lejuar cenimin e besueshmërisë së saj në të ardhmen.

Gazetari: Vetting është termi që po bëhet kryefjala e ligjërimit politik që prej gati 2-3 vjetësh, madje po shtrihet deri në strukturat e Policisë. Por a mendoni se po ekzagjerohet duke futur të gjithë Policinë e Shtetit në vetting, ndërkohë që vetë Ministri i Brendshëm është subjekt ligjit anti-mafia?

Presidenti Meta: Unë mendoj se duke u hapur në shumë fronte ndoshta mund të biem pak në populizëm dhe mund të krijojmë presione të tepërta ndaj punonjësve të shtetit, të cilët duhet të jenë të angazhuar t’u kërkohet llogari për të përmbushur funksionet dhe detyrat e tyre.

Ne e nisëm vetting-un në drejtësi.Mendoj që ky proces do të realizohet ashtu siç u konceptua dhe u dëshirua, si një proces i pastër, me standarde, i besueshëm dhe i suksesshëm. Jo vetëm kaq, por edhe institucionet e reja që do të krijohen do të rikthejnë besimin që do të jenë ndryshe nga ato në të shkuarën.

Çdo vetting tjetër do të ishte i tepërt në kuptimin e ngjashmërisë me këtë proces, pasi cilido që do të rezultonte me probleme të ligjit apo të abuzimit me detyrën, do të kishte të bënte me një drejtësi me integritet, me një drejtësi të besueshme dhe me një drejtësi ndëshkuese.

Gazetari: Ndërkohë opozita, ose më saktë Partia Demokratike, ka kërkuar që edhe deputetët, edhe kryetarët e bashkive edhe ministrat të përfshihen në vetting. Një nismë që ka gjetur rezistencë nga shumica qeverisëse, që thotë që për këtë të kemi arbitër Komisionin e Venecias. Ju si besoni, a duhet të ketë vetting për klasën politike?

Presidenti Meta:Një përgjigje të përafërt sapo e dhashë, pra, në rastin e vetting-ut në Polici. Çdo lloj vetting-u kudo duhet të ishte i mirë, por jo vetting në çdo gjë dhe të humbasim vëmendjen nga përqendrimi. Kjo nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtetë i besueshëm, por do të krijojë një kakofoni pafund të fjalës vetting dhe mund të sillte edhe një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi te procesi i vetting-ut.

 

 

v.l/ Dita

 

October 15, 2018 21:02
Komento

16 Komente

  1. Edhe president edhe hajdut October 15, 21:27

    Edhe president edhe kriminel

    Reply to this comment
    • Bureto October 16, 08:49

      Jo, kriminel është ai tjetri, ai që dje festoi ditlindjen dhe fejesën e djalit me shfaqie sheikësh, pra bashkëpunëtori i tij në ditë të mira dhe the të zeza, siç ishte rasti i vidios kur në panik e shpëtuan njëri-tjetrin: Që qeveria të mos binte dhe ky medemek president i sotëm, zv/km i atëhershëm, të mos largohej me turp nga politika. Saliu për këtë gjakosi bulevardin dhe po për këtë, edhe sot e gjithë ditën, nuk ka dhënë llogari. Ndërsa në anën tjetër për presidenti aktual, nuk ka shënja e fakte se ka qenë kriminel, siç komentuesi më sipër e quan, ai është thjesht kryehajdut, i cili së bashku me gruan, vetëm me rrogat e shtetit, duke abuzuar me pushtetin, vetëm me rrogat e shtetit, të nisur nga studentë dhe pa brekë në bythë, kanë ngritur sot një pasuri përrallore me të cilën i bëjnë karshillëk njerëzve të ndershëm dhe drejtësisë. Të kësaj drejtësie që ky, monika, saliu, dhe plot të tjerë që kanë mizën nën kësulë s’po lënë mjet pa përdorur që, në mos ta pengojnë realizimin e saj, ta vonojnë sa më shumë me shpresë se kushedi se ç’sjell e nesërmja. Me sytë nga qielli!

      Reply to this comment
  2. alphade October 15, 22:29

    Nje president: hileqar, intrigant,i njeanshem, aspak parimor ,bashkepunetor ne krimet pergjate 28 vjeteve
    dhe mbi te gjitha abuzues ne pasurine e rrembyer pu-
    blike. Eshte per te ardhur keq qe PS e zgjodhi kete
    President me shume probleme korrupsioni. Dhe be-
    sushmeria e integriteti i tij jane vene ne dyshim nga
    opinioni publik shqiptar dhe ai nderkombetar.Pikerisht
    eklekticizmi i tij ne te gjitha daljet ne media edhe ne kete
    interviste e shpjegon fare mire qenjen e tij qe pecakton
    ndergjegjen e tij. Ai perpiqet te evitoje dhe cdo perplasje
    me te dyja apo te trija palet PS- PD- LSI- por ne “erresi-
    ren ” e nates Presidenti mbeshtet pa rezerva opoziten PD
    LS dhe perpiqet ne cdo rast t’i vere PS, jo “shkopinj” sic
    thuhet pergjithesisht ne zhargonin tone popullir,por “ker-
    cunj” mundesisht sa me te medhenj nen rrotat e PS dhe
    Kryetarit te saj sidomos. Mosperputhja midis qeverise dhe institucionit te Presidenti,akoma me keq kur ka per-
    plasje dhe akoma me keq kur futen ne mes intrigat,mun-
    gesat e theksuara te sinqeritetit e bashkepunimit,hilete se
    kush mund t’ja hedhe njeri- tjetrit me “qetesi e dashuri”
    atehere dihet fundi i kesaj lufte nen rrogoz qe eshte shka-
    terrimtare per vendin. Sot u pa qarte me qendrimin arro-
    gant te nje antishqiptari te deklaruar,sic eshte qendrimi i
    rrufianit politik Genc Pollo ne Bruksel. Lane name horrat e te ashtuquajtures PD duke braktisur turpshem me sje-
    llje rrugacerie foltoren e Parlamentit Europian pikerisht kur diskutohej ceshtja shqiotare, e ardhmja e Shqioetise!
    Turpi i botes ! Kujtoj ketu sjelljet delirante te Bumcit ne nje rast si ky vite me pare ku la name neper korridoret e
    Brukselit dhe te Strasburgut me histerine e tij qe tashme
    dihet, me zenka prej cilimijsh ne korridoret e Europes se
    civilizuar. Prandaj gjeja e pare qe duhet te beje PS me
    emisaret e saj te marre takim me te gjitha PPE dhe t’i shpjegoje me fakte se PD ka pushuar se qenuri si e ti-
    lle dhe eshte shndrruar ne nje bande mafioze ne duar e
    Sali Berishes per mbrojtjen e interesave te ketij te fund-
    it. Prandaj duhet perjashtuar nga radhet e ketyre Partive
    Popullore Europiane.Dhe pak a shume keto parti jane te njohura me vizionin antieuropian te kesaj te ashtuquajtu-
    re PD.

    Reply to this comment
  3. ShkoDrani October 16, 01:11

    Esht i quet e i ndershem!! Se ka shokun. Stilolapsi i Dritanit ende shkruan, ndonse shumekujt qe ka takat ia kan tredh ato sendet. Keshtu qe ky hiqet i ndershem…

    Reply to this comment
  4. d.p October 16, 01:45

    Kokra hajdutit dhe kriminel jep intervista

    Reply to this comment
  5. Hajduti me bllok me ne dore. October 16, 03:25

    Me Vetting-un ne politike zotnia jote kokekatrori Like shkon ne BURG, pas Berishes.
    Hajdut me bllok ne dore, plehre bashke me baxhellen qe ke per grua.

    Reply to this comment
  6. Devolliu October 16, 05:24

    Like FLORIRI, KRYEHAJDUTI i Shqipërisë, na thotë: “Tralala zura një galë”.

    Reply to this comment
  7. alphade October 16, 07:46

    Komenti im……

    Reply to this comment
  8. Aleks October 16, 08:10

    Ishte nje Ilir Meta né një vidio me Dritan Priftin. A eshte person I njejte? Hua Sa I ndershem që eshte. Vetingu né politike Jo. POR edhe né gjykata Jo. Sepse une I kam bëre me rrogat mujore.

    Reply to this comment
  9. Alphade October 16, 08:33

    Komentin im….

    Reply to this comment
  10. kasemi October 16, 08:38

    Sigurisht me mire se sa nje hajdut i certifikuar dhe kriminel i 21 janarit, e sa e sa bemave te tjera, nuk mund ta beje njeri punen e presidentit. Edi Rama ka pergjegjesi te madhe para shqiptareve qe vuri ne krye te ketij vendi nje person aq te korruptuar e kriminel. Duhet te gjeje format dhe rruget per ta shmangur kete hajdut, sepse sic po e shofim cdo dite ai po i bie ndesh politikes se qeverise dhe po pengon ecjen perpara te vendit. Edhe nje here edi rama ka pergjegjesi per kete zgjidhje.

    Reply to this comment
  11. Eri October 16, 10:00

    Ky qen i zgjebosur ja kalon dhe Salishpelles per poshtersi.

    Reply to this comment
  12. rushdiu October 16, 10:02

    KA MARRE NE INTERVISTE META ,METE!E PAPARE KJO INTERVISTE NGA GAZETARUCE KAZANI!

    Reply to this comment
  13. H October 16, 10:09

    Në vendin e hajdutëve , zgjidhet presiden… kryehajduti , natyrisht.

    Reply to this comment
  14. MKola October 16, 10:21

    Beni si dini vete po he. Nuk ju thote njeri gje. Kot leshojne ca fjale. Ju jeni Ligji dhe Maliqi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim