Meta kritikon sërish Berishën, kësaj radhe për deklaratat nacionaliste

Redaksia Online December 15, 2012 10:15

Meta kritikon sërish Berishën, kësaj radhe për deklaratat nacionaliste

Kreu i LSI-së ka lëshuar një tjetër kritikë drejt kryeministrit Berisha.  Një ditë pas kritikave për mungesën e investimeve në qarkun e Beratit, Meta ka përkrahur dje deklaratën e ambasadorit amerikan, i cili u shpreh se lojërat me deklarata nacionaliste janë të rrezikshme, duke iu referuar fjalimeve me nota nacionaliste të kryeministrit Berisha.

 “Kohët e fundit aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuar në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, në mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë”, deklaroi ambasadori Arvizu.

 Ndërkohë, duke folur nga Rrogozhina, Ilir Meta, përkrahu qëndrimin e ambasadorit Arvizu duke bërë thirrje që të shmangen spekulimet me natyrë nacionaliste. Meta theksoi se LSI-ja synon integrim dhe jo konflikte.

 

Redaksia Online December 15, 2012 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*