Meta letër Macronit: Në traditë të bashkëpunimit kulturor po zhvillohet edhe ai ekonomik

July 14, 2018 21:21

Meta letër Macronit: Në traditë të bashkëpunimit kulturor po zhvillohet edhe ai ekonomik

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar pasditen e kësaj të shtune një letër presidentit Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Meta i shkruan jo vetëm për ta uruar për këtë të ditë të shënuar të popullit francez, por edhe për t’i rikujtuar marrëdhëniet e mira që ka me Shqipërinë.

Ai vijon të përmendë se krahas bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, midis dy vendeve po zhvillohet edhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Meta e përmbyll në fund duke e falenderuar për të gjithë mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në administratën publike dhe në integrimin e saj në organizatat euroatlantike.

Letra dërguar Presidentit të Francës, Emmanuel Macron 

***************

I nderuar Zoti President,

Më lejoni që me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe të gjithë francezët kudo që janë.

Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit. Ato kanë krijuar një bazament shumë të mirë miqësie e partneriteti për të ardhmen. Konstatoj me shumë kënaqësi se, në traditën më të mirë të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, midis dy vendeve po zhvillohet edhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Interesi në rritje i investitorëve dhe kompanive të mirënjohura franceze për tregun shqiptar më bën optimist në këtë drejtim.

Mbështetja e madhe dhe e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike, si dhe ndihma për integrimin në organizatat euroatlantike, përcillen me ndjenja të thella mirënjohje e miqësie nga populli shqiptar. Ju siguroj se, si anëtare në NATO dhe vend kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të jetë gjithmonë një partnere aktive në përballimin e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet kontinenti evropian.

s.a/dita

 

July 14, 2018 21:21
Komento

3 Komente

  1. Fat man July 14, 22:37

    O Like, o koke kale apo me mire me te thene kokekatror i Mona Cizmes, ty ore hajdut nuk te ka zgjedhur Populli dhe mos e permend emrin e tij, more vesht apo jo, bajge e Cepanit.
    Falenderimet dergoj ne emrin tend dhe te atij qe te ka zgjedhur President, Ed Droges, me te tjeret nuk ke pune duhet te ishe ne burg, ore hajdut me bllok ne dore dhe na ben moralistin, pis.

    Reply to this comment
  2. O Zote i Madhe ,jepem vetem nji shenj ,qe ti nuk exziston! July 14, 22:42

    A ka poshterim me te madhe per Shqiptaret
    per kombin Shqiptare ,
    te perfaqsohet nga nji presidente plehr ,kerm ,qe mundet me qen vetem perfaqsuesi i rrangut me te ulet te nji shoqerie ?!

    MALLKIM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Franca. July 15, 18:01

    Une foto qui n’honore en rien la France : en présence de notre ambassadrice ,2 personnes qui dans n’importe quel autre état seraient en prison pour abus de biens,détournements de fonds publics, destruction du patrimoine pour des intérêts privés…
    Non,notre ambassadrice devrait plutot leur dire leurs faits plutot que de boire le champagne avec..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*