Meta letër ngushëllimi komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdita

December 8, 2015 11:54

Meta letër ngushëllimi komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdita

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i shpreh ngushëllimet më të thella komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdia, Arqipeshkv  Metropolit i Durrës-Tiranë.

Imzot Rrok Mirdita do të mbahet mend dhe nderohet si një ndër pionierët e rikthimit tek besimi hyjnor dhe ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri, pas errësirës së gjatë shpirtërore të regjimit komunist, i cili u mohoi shqiptarëve edhe të drejtën e besimit.

Jeta dhe vepra e Imzot Rrok Mirditës është një shembull i përkushtimit të thellë ndaj njerëzve dhe veçanërisht më të pamundurve, simbol i solidaritetit dhe sakrificës, ringritjes kombëtare dhe ringjalljes shpirtërore.

Imzot Rrok Mirdita është një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve.

E gjithë periudha e pasviteve 90-të dhe kalvari i mundimshëm i vendit drejt lirisë, demokracisë dhe një jete më të mirë për popullin shqiptar, ka pasur vëmendjen e thellë, dëshminë e mençur dhe fjalën e urtë të Imzot Rrok Mirditës, njeriut me petkun fisnik të fesë, që e bënte edhe më të mirë të gjithë këtë vend.

Ikja e Imzot Rrok Mirditës është një humbje e madhe për gjithë ata që e kanë njohur, për gjithë ata që ai njohu gjatë jetës së tij të përkorë dhe një humbje për të gjithë ata që do t’u mungojë fizikisht ky Pionier i madh i Rilindjes së Besimit në Shqipëri dhe vetë Rilindjes së një Shqipërie ndryshe, një Shqipërie që kërkon të bëhet dhe do të bëhet edhe më e mirë.

Siç lutej dhe siç uronte Njeriu Fisnik Imzot Rrok Mirdita që vendosi të ikë.

Iku duke marrë lamtumirën e të gjithëve, duke lënë pas kujtimin e madh të mendimtarit, këshilluesit dhe drejtuesit moral të bashkësisë katolike në Shqipëri.

December 8, 2015 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim