Meta liron nga detyra 6 ambasadorë dhe emëron 7 të tjerë (EMRAT)

July 31, 2018 16:53

Meta liron nga detyra 6 ambasadorë dhe emëron 7 të tjerë (EMRAT)

 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të gjashtë Ambasadorëve dhe emërimin në detyrë të 7 diplomatëve të tjerë.

Në mesin e ambasadorëve të emëruar në detyrë është edhe Virgjil Kule për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm në Mbretërinë e Suedisë, Republikën e Finlandës, Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë.

Partia Demokratike e pati kundërshtuar kandidaturën e tij, duke e konsideruar një emërim që vjen nga linjat e vjetra të diktaturës.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, dekretoi:

Z. Ilir Melo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Z. Kastriot Robo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Z. Qirjako Kureta, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Z. Riza Poda, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Z. Ilir Abdiu, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.

Z. Ridi Kurtezi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Principatën e Andorës, jorezident.

Po ashtu, Presidenti i Republikës dekretoi:

Znj. Donika Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Znj. Elida Petoshati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Z. Ilirian Kuka, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Z. Rezar Bregu, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident.

Z. Riza Poda, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Z. Virgjil Kule, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.

Z. Ridi Kurtezi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident”.

a.s/dita

July 31, 2018 16:53
Komento

21 Komente

  1. Alban July 31, 17:00

    Urime Z. Virgjil Kule, nje intelektual i pergatitur me disa gjuhe te huaja, nje gazetar brilant, drejtues i ekuilibruar i TVSH, perfaqesues me dinjitet ne ekipet nderkombetare te “Mjekut pa Kufi”, nje shok i nderuar nga ne adhuruesit e tij!

    Reply to this comment
    • Spathiati July 31, 17:43

      Cfar lidhje ka një dobic i diktatures komuniste, drejtor i organit propagandues TVSH se diktatures, që te perfaqesoje Shqiperine si Ambasador në Suedi, e Danimark, Filand, Norvegji?
      Nga njera ane trafikantet e droges dhe islamistet, dhe nga ana tjeter kriminelat komunist!
      Ptu, KRIMINELA!

      Reply to this comment
    • Kristaillaku August 1, 06:19

      Po Ver Llapa nuk mori ndonje post? Aman more pse vetem me postin e keshilltarit te presidentit do e lini Verin e shkrete. Propozoj ta dergoj Likja ambassador ne Mutostan.

      Reply to this comment
    • Maria August 21, 02:18

      Jam plotesisht dakord me shkrimin tuaj!
      I urojme nga zemra vetem suksese ne pune edhe ne jetene tij personale!

      Reply to this comment
    • Maria August 21, 02:25

      Suksese !

      Reply to this comment
  2. Tayson .(luaj ne Ligen e Championeve ) July 31, 18:10

    Virgjilit do t’i uroja shume suxsese ne ate detyre .
    Mendoj eshte zgjedhja me e sakte ne cdo zgjedhje tjeter ne ate vend .

    Reply to this comment
  3. alphade July 31, 18:16

    Bashkohem me ju,zoti “Alban” per emrrimin e z. V.Kule,
    ambasador ne Suedi. I shquar per aftesite e tij.Banda e
    Saliut vazhdon me mentalitetin e se kaluares me biogra-
    fite e kujtdo qe nuk ju vjen per shtat mafias berishiane fi-
    llijne sulmin e eger fashist duke u kapur pas biografive te
    kundershtareve poplitike. Ndersa kur vjen puna per mulet
    e lidhur me agjentuarat e huaja antishqiptare, i mbrojne
    deri ne harakiri. Zaten bandat mafioze e kane ne strate-
    gjine e tyre sulmin kunder njerezve te afte dhe dinjitoze
    per te perfaqesuar vendin tone ne arenen nderkombeta-
    re…….!

    Reply to this comment
  4. MH July 31, 21:18

    Spathiati

    Bravo je konsekuent.Duket se je dhe koleg i nji glase me intelektualin.Me siguri do jesh garanti i tije me intelekt.

    Reply to this comment
  5. Dashamiresi D. July 31, 21:26

    Ambasadoret jane-Nderimi kombit-ndaj duhet kujdes.
    Leviziet jane te domosdoshme sa parashikuar ne ligje.
    Mjaft me me paragjykime shkuar koha.
    Mire me vjen per Virgjil Kullen se e meriton sa;Elida Petoshati.(jo se kam dyshime per te tjeret, po s’kam njohie.Pune te mbare ju uroj si gjysh qe jam.
    Keq me vjen per Kasrtiot Robon,me pervoje dhe te paperlyer,(sipas meje).pse jo! dhe per.Qirjako Kurreten.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA July 31, 22:16

      z. ‘DASHAMIRËSI D.’ … ?!,
      SI “… si gjysh qe jam…“ THONI… ,
      DUKE KONFESUAR KËSHTU QË AS MATURIA ‘PROFESIONALE’
      DHE AQ ME TEPËR AJO E VETË MOSHËS NUK JUA PASKA ,
      JO ELEMINUAR,
      POR AS PËR SË LARGU HOLLUAR SADOPAK, HELMIN TUAJ TË DYFISHTË:
      1.
      ATË TË MASKILIZMIT TË PASKRUPULLT
      (KENI OFENDUAR , GJOJA NË MËNYRË ‘SOFT’, NJËRËN MË SHUMË
      NË DUKJE E TJETRËN PO AQ NË DUKJE MË PAK … ?! ?! ?! ?! ?! … ,
      TË DY ZONJAT E EMËRUARA DHE ME KARRIERË SHUMËVJECARE E TË SUKSESËSGME,
      BRENDA, DHE PA NDERPRERJE NË SISTEMIN DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS,
      SË BASHKU ME TË NDERUARIT AMBASADORËT K. ROBO e Q. KURETA …
      … E SHUMË E SHUMË TË TJERË … ;

      2.
      DHE ATË TË XHELOZISË ‘BIZANTINE’ SHUMËPLANËSHE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      P.S.
      JENI NË KOHË TË SHPËTONI SHPIRTIN TUAJ TË HELMUAR,
      JO VETEM PARA ZOTIT,
      POR EDHE PARA NJERËZVE, NIPËRVE E MBESAVE,
      SIDOMOS ZONJAVE DHE ZONJUSHAVE PROFESIONISTE TË MIJEVJEÇARIT TË TRETË
      PAS LINDJES SË KRISHTIT !!!!!!!!!!! …
      JEPJANI VETES KËTË SHANS !!!!! … TË PAKTËN “… si gjysh …“ TASHMË .

      Reply to this comment
    • ULLI MAGNA July 31, 22:16

      z. ‘DASHAMIRËSI D.’ … ?!,
      SI “… si gjysh qe jam…“ THONI… ,
      DUKE KONFESUAR KËSHTU QË AS MATURIA ‘PROFESIONALE’
      DHE AQ ME TEPËR AJO E VETË MOSHËS NUK JUA PASKA ,
      JO ELEMINUAR,
      POR AS PËR SË LARGU HOLLUAR SADOPAK, HELMIN TUAJ TË DYFISHTË:

      1.
      ATË TË MASKILIZMIT TË PASKRUPULLT
      (KENI OFENDUAR , GJOJA NË MËNYRË ‘SOFT’, NJËRËN MË SHUMË
      NË DUKJE E TJETRËN PO AQ NË DUKJE MË PAK … ?! ?! ?! ?! ?! … ,
      TË DY ZONJAT E EMËRUARA DHE ME KARRIERË SHUMËVJECARE E TË SUKSESËSGME,
      BRENDA, DHE PA NDERPRERJE NË SISTEMIN DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS,
      SË BASHKU ME TË NDERUARIT AMBASADORËT K. ROBO e Q. KURETA …
      … E SHUMË E SHUMË TË TJERË … ;

      2.
      DHE ATË TË XHELOZISË ‘BIZANTINE’ SHUMËPLANËSHE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      P.S.
      JENI NË KOHË TË SHPËTONI SHPIRTIN TUAJ TË HELMUAR,
      JO VETEM PARA ZOTIT,
      POR EDHE PARA NJERËZVE, NIPËRVE E MBESAVE,
      SIDOMOS ZONJAVE DHE ZONJUSHAVE PROFESIONISTE TË MIJEVJEÇARIT TË TRETË
      PAS LINDJES SË KRISHTIT !!!!!!!!!!! …
      JEPJANI VETES KËTË SHANS !!!!! … TË PAKTËN “… si gjysh …“ TASHMË .

      Reply to this comment
    • ULLI MAGNA July 31, 22:23

      z. ‘DASHAMIRËSI D.’ … ?!,
      SI “… si gjysh qe jam…“ THONI… ,
      DUKE KONFESUAR KËSHTU QË AS MATURIA ‘PROFESIONALE’
      DHE AQ ME TEPËR AJO E VETË MOSHËS NUK JUA PASKA ,
      JO ELEMINUAR,
      POR AS PËR SË LARGU HOLLUAR SADOPAK, HELMIN TUAJ TË DYFISHTË:

      1.
      ATË TË MASKILIZMIT TË PASKRUPULLT
      (KENI OFENDUAR , GJOJA NË MËNYRË ‘SOFT’, NJËRËN MË SHUMË
      NË DUKJE E TJETRËN PO AQ NË DUKJE MË PAK … ?! ?! ?! ?! ?! … ,
      TË DY ZONJAT E EMËRUARA DHE ME KARRIERË SHUMËVJECARE E TË SUKSESËSHME,
      BRENDA, DHE PA NDËRPRERJE NË SISTEMIN DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS,
      SË BASHKU ME TË NDERUARIT AMBASADORËT K. ROBO e Q. KURETA …
      … E SHUMË E SHUMË TË TJERË … ;

      2.
      DHE ATË TË XHELOZISË ‘BIZANTINE’ SHUMËPLANËSHE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      P.S.
      JENI NË KOHË TË SHPËTONI SHPIRTIN TUAJ TË HELMUAR,
      JO VETËM PARA ZOTIT,
      POR EDHE PARA NJERËZVE, NIPËRVE E MBESAVE,
      SIDOMOS ZONJAVE DHE ZONJUSHAVE PROFESIONISTE TË MIJËVJEÇARIT TË TRETË
      PAS LINDJES SË KRISHTIT !!!!!!!!!!! …
      JEPJANI VETES KËTË SHANS !!!!! … TË PAKTËN “… si gjysh …“ TASHMË .

      Reply to this comment
  6. Jimi July 31, 21:27

    Spathiati ! Cfare lidhje ka nje dobic i diktatures komuniste te behet kryetar i PD-s ? Ptu kriminela!

    Reply to this comment
  7. BUJAR LABI August 1, 06:46

    SPATIATI
    VIRGJIL KULE EKSPOZON NE MENYRE BRILANTE SI NGA ANA MENDORE DHE FIZIKE RACEN SHQIPTARE.PRAPE ME BIOGRAFITE JU/ PO JU KINI SEKRETARIN E PARTISE DHE SPIUNIN E UDBDHE SIGURIMIT TE SHTETIT QE DREJTON PARTIN PSEUDODEMOKRATIKE PER 27 VJET- SAL SHPELLARI

    Reply to this comment
  8. Dashamiresi D August 1, 17:43

    O Zoti a,si te ju drejtohem.S’ju kuptova, c’doni te thoni,me ato tre komente perseritur,po te njejten gje,ne adresen Time. Me fal po,a dini te lexoni ne ship se, une, mese shqip,jam shprehur dhe pa perkatesi politike.Thirini mendies,(nuk beso se jeni i ri, para se te shkruani,zotni.S’ka asnje lidhi me persoi tim,sa shkruani Ju.
    Qofshi me adrese te gabuar….
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA August 1, 22:30

      E ÇUDITËSHME … DERI NË GROTESKE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      NGA “… si gjysh qe jam…“ THONI… ,

      IPERKOMPETENT NË NJOHJE PERSONALE E PROFESIONALE… ?! ?! ?! ?! ?! …,

      ‘KËSHILLTAR SUPREM I KOMBIT’ PER VLERËN E PËRFAQËSIMIT TË TIJ NGA AMBASADORËT …,

      TANI PO KËRKONI TË SHFAQENI EDHE

      SI I ‘MODIFIKUAR’ FONETIKISHT NE RAPORT ME SHQIPEN ZYRTARE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      SA MJERANE POZITA KU KENI RËNË …

      Reply to this comment
    • ULLI MAGNA August 1, 22:32

      E ÇUDITËSHME …

      DERI NË GROTESKE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      NGA “… si gjysh qe jam…“ THONI… ,

      HIPER KOMPETENT NË NJOHJE PERSONALE E PROFESIONALE… ?! ?! ?! ?! ?! …,

      ‘KËSHILLTAR SUPREM I KOMBIT’ PER VLERËN E PËRFAQËSIMIT TË TIJ NGA AMBASADORËT …,

      TANI PO KËRKONI TË SHFAQENI EDHE

      SI I ‘MODIFIKUAR’ FONETIKISHT E SINTAKSËSISHT NË RAPORT ME SHQIPEN ZYRTARE … ?! ?! ?! ?! ?! …

      SA MJERANE POZITA KU KENI RËNË …

      Reply to this comment
  9. Maria August 21, 02:16

    Suksese !

    Reply to this comment
  10. Maria August 21, 02:24

    Suksese!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*