Meta: LSI do të ketë më shumë peshë në Parlamentin e ardhshëm

Redaksia Online March 29, 2013 14:28

Meta: LSI do të ketë më shumë peshë në Parlamentin e ardhshëm

Gjatë një takimi në njësinë nr 2 në kryeqytet, kreu i LSI-së, Ilir Meta, do të ketë akoma më shumë peshë në qeverisjen e pas 23 qershorit. Në lidhje me koalicionet e mundshme, meta tha se kjo do të vendoset nga forumet dhe Konventa. “Lidhur me çështjen e koalicioneve, kjo është një çështje që do të vendoset nga forumet e LSI-së dhe normalisht nga konventa e saj, por duhet të kemi parasysh se nuk votohet për koalicionet, votohet për partitë. Pra kudo që të jetë LSI-ja, votohet për LSI-në, apo votohet për PD-në apo për PS-në apo për PBDNJ-në, pra nuk votohet për koalicionet. Ndaj edhe ne jemi shumë të qetë sepse jemi të angazhuar se të gjithë votuesit tanë të jenë të qartë për këtë gjë dhe në kohën e duhur do të merret edhe vendimi i duhur. Por një gjë është e padiskutueshme, LSI-ja vendos shumë më tepër se sot në qeverisen e ardhshme në Parlamentin e ardhshëm”, theksoi Meta.

Kreu i LSI-së komentoi edhe sondazhet e kryera nga organizata dhe agjenci të ndryshme, të cilat sipas tij paguhen nga ata që duan ta nxjerrin LSI-në sa më poshtë.

“Ju e shikoni që ne jemi shumë të qetë, të tjerët janë në halle. Të gjithë përpiqen të paguajnë sondazhe. Të gjithë kanë hallin se si të nxjerrin sa më poshtë LSI-në sepse e dinë që LSI-ja është e vetmja forcë reale, përveç dy të tjerave, që do të imponojë Parlamentin e ardhshëm dhe që qeverisjen e ardhshme”, u shpreh Meta.

Redaksia Online March 29, 2013 14:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*