Meta: Lufta antifashiste na bën të mbajmë kokën lart drejt BE-së

November 29, 2014 18:53

Meta: Lufta antifashiste na bën të mbajmë kokën lart drejt BE-së

Me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit,janë ekspozuar për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në fjalën përshëndetëse, kryeparlamentari Meta vlerësoi rolin e atyre që luftuan për çlirimin e vendit.

“Është vërtet një ditë e veçantë. Është dita e 70 –vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Është një ngjarje jubilare. Jemi sot një vend anëtar i NATO-s, jemi sot një vend kandidat për në Bashkimin Evropian . Por edhe në themelet e aleancës së NATO-s, por edhe në themelet e Evropës së pasluftës qëndrojnë vlerat e lirisë dhe të antifashizmit. Ndaj dhe unë i përsëris vazhdimisht dhe nuk do të lodhem së përsërituri, një bindje të plotë, se pa 29 nëntorin e 19944-s, nuk do të kishim mundësi të festonin as 28 nëntorin e 1912-s.”, tha Meta

Kreu i Kuvendit shtoi më tej se kjo luftë i bën shqiptarët të mbajnë kokën lart dhe të ecin drejt të ardhmes së sigurt në BE.

“Kjo luftë na ndihmon që ta mbajmë kokën lart dhe jo vetëm kaq, por sakrificat e heronjve dhe të dëshmorëve, vepra e tyre shkëlqen edhe sot dhe na ndriçon rrugën për të ardhmen tonë. Ne jemi me fat që shumë prej tyre i kemi këtu, i kemi dëshmitarë të gjallë të një epopeje të lavdishme, të historisë së popullit tonë dhe është mirë që t’i dëgjojmë ata, sepse janë ata që e rreshtuan Shqipërinë në anën e koalicionit fitues, që i garantuan Shqipërisë, të ardhmen evropiane të cilën po e ndërtojmë sot. Dhe me frymëzimin që vjen nga vepra e tyre dhe nga vlerat që përcjell antifashizmi, le të ecim më tej në rrugën tonë të sigurtë të një Shqipërie të vërtetë evropiane, të një Shqipërie të lulëzuar, ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë rininë e tyre”, tha Meta.

dgdfbhgfbh

 

 

November 29, 2014 18:53
Komento

3 Komente

  1. Noli November 29, 20:34

    Meta tamam komuniste i ndershem http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

    Reply to this comment
  2. persekutuar-denuar November 29, 21:14

    IK O LIKE FLORIRI SE TE PAME LAKURIQ NE VIDEON E DRITAN PRIFTIT TRADHETORIT SESA TE PLAS PER 29 NENTORIN JUGOSLLAV DHE LANC-IN KRIMANL TE ENVER HOXHES!

    IK O LIKE RRYSHFETI SE KE MBETUR NE DIMRIN E VETMISE SE MADHE SI ENVERI YT DHE NUK PO TE FTON ASKUSH NGA BOTA DEMOKRATIKE!

    IK O LIKE ENVERISTI SE TY TE INTERESOJNE VETEM LEKAT E KORRUPSIONIT PER TE PAGUAR VOTAT E LSI-SE DHE ASGJE TJETER!

    IK O LIKE DEMAGOGU SE NA PLASE SHPIRTIN ME KLISHETE KOMUNISTE TE TUA!

    Reply to this comment
  3. Arben November 29, 21:53

    LUFTA KA QENE AJO QE KA QENE.

    1- NE SHQIPERI KANE QENE TE STACIONUAR ME PAK SE 500 USHTARE GJERMANE.

    2- NUK ESHTE ZBARDHUR PER 50 VITE MASHTRIM SE SA USHTARE GJERMANE JANE VRARE NE SHQIPERI

    3- KOMUNISTET, SIDOMOS PAS 1943, ELEMINUAN GJITHE AJKEN E SHOQERISE SHQIPETARE, E ME KUJDES TE VECANTE INTELIGJENCEN E ARSIMUAR NE PERENDIM, DISA NGA KETA I BENE EDHE HERONJ TE LUFTES, TITULL TE CILIN E MERITOJNE VERTETE, POR VDEKJA U KA ARDHUR NGA KOMUNISTET QE I SHIKONIN SI RIVALE, NEN UDHEZIMET E DUSHAN MUGOSHES E MILADIN POPOVIC.

    ENVER KRIMINELI DUHET DENUAR DHE NUK DUHET TE GJERE QETESI AS ATJE KU ESHTE PER ATE QE I KA BERE KETIJ POPULLI…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*