Prrallushka me bisht

August 2, 2019 15:19

Prrallushka me bisht

 

 

Tani Presidenti,

qenka i shqetësuar,

meqë në BE,

s’kanë për të na pranuar!

 

Ose saktësisht,

pas fjalëve mos kapen,

as këtë Tetor,

bisedimet s’hapen!

 

Ca si vonë ky Burri,

duket është kujtuar,

se dasmë e BE-së,

me kohë ka mbaruar!

 

Vendimi i “gjyqit”,

me kohë është shkruar,

për këtë dhe Meta,

fort ka kontribuar!

 

Duke qenë de fakto,

shef i LSI-së,

shumë pikë negative,

i dha Shqipërisë!

 

Së bashku me Lulin,

që është një gjysmak,

bënë me ndërgjegje,

shtet njëpartiak!

 

M’u në mes të ditës,

i dogjën mandatet,

ja lanë maxhorancës,

që të gjitha fatet!

 

Dhjetë protesta rruge,

i bënë së toku,

por Ramës s’i hoqën,

as një fije floku!

 

Këtë marrëzi,

Meta s’e pengonte,

gjithnjë protestuesit,

i inkurajonte!

 

Meta me të tijtë,

qe një dem i zbutur,

e s’u tha një fjalë,

në zgjedhje për t’u futur!

 

Po si mund të bëhesh,

një pjesë e BE-së,

nëse opozita,

në zgjedhje s’merr pjesë!

 

Më thoni të paktën,

një pikë referimi,

nga ku mund të nisi,

në vjeshtë integrimi!

 

Më thoni një gjë,

që Meta ka ndrequr,

shto këtu që është,

gati në të hequr!

 

Del tregon çdo ditë,

prrallushka me bisht,

dhe kudo ndikon,

krejt negativisht!

 

Po t’i bëjmë bilancin,

tani në të hequr,

për dy vjet e ca,

asnjë punë s’ka ndrequr!

 

Tash në dashuri,

ka rënë me batutën,

dhe ditën-në Diell,

e shkel  Kushtetutën!

 

Aty e kanë vënë,

të jetë Një Gardian,

po shpesh herë është sjellë,

si një sharlatan!

 

Nëpër polemika,

hyn shpesh kot së koti,

dhe gati sa s’thotë,

se unë jam Zoti!

 

 

Histori gazmore,

kur na kërcënon:

“Zemërimin tim,

mjerë kush e provon!”

 

Mendoj se e shkreta,

daltë qytetërimi,

ende s’e ka prekur,

këtë sua trimi!

 

Një fshatar i thekur,

jam vetë për së pari,

dhe di ç’do të thotë,

një inat fshatari!

 

Një fshatar i thjeshtë,

prish vetëm shtëpinë,

një fshatar si Meta,

prish gjithë Shqipërinë!

 

Unë lutem që punët,

të venë përsëmbarit,

mos e kapi Metën,

inati i fshatarit!

 

Lutem që inati,

mos e zërë në vjeshtë,

se Iliri s’është,

një fshatar i thjeshtë!

 

Ai është Koka,

numër Një për shtetin,

në inat e sipër,

na bën kijametin!

 

Na bën kijametin,

në gjithë Shqipërinë,

sepse ka harruar,

paqen-dashurinë!

 

A.DUKA

August 2, 2019 15:19
Komento

3 Komente

  1. Mark U.K August 2, 19:25

    Per Zotin burre ma te like se ju nuk ka Shqipnia more servil dikur fuks I deges.Megjithse qenit aty ku I japin te haj aty leh.Na je ba SI zeri I popullit dikur more more more…..

    Reply to this comment
    • katarakti August 2, 20:14

      Si nuk u lodhe duke perseritur te njejtat gjera prej muajsh e vitesh o “Marku” nga Brukseli. Asnjehere nuk ke qene i afte te besh nje koment. Veçse ngele duke perseritur “fuksi i deges, fuksi i deges”! Qofsh ti qe je.

      Reply to this comment
  2. rapsodi popullor August 3, 12:07

    Vetem ndonje trap , vetem ndonje hajvan,
    mund ta besoje se Rama e ka fitu davan,
    Rama esht nje kaike qe po fut uje ngado,
    vetem ndonje matuf kete nuk po e kupto,
    kete pushtet zullumi po e mbyt komplet,
    nuk e zgjat dot me kete ekonomi ibret,
    eshte kudo i dhjere eshte kudo deshtuar,
    ja doli dhe Gjushi nga amerikanet zbuluar,
    Gjushi eshte surrati i ketij hale pushtet,
    pa Prrallushka me bisht te Dukes poet,
    ai Rama e ka marre samarin per bark,
    s’e shpeton dot ai 30 qershori qesharak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*