Meta: Marrëveshja Rama-Basha, marrëveshje e errësirës

June 16, 2017 00:18

Meta: Marrëveshja Rama-Basha, marrëveshje e errësirës

 

Presidenti i zgjedhur, njëkohësisht edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta ka shpërthyer sërish në akuza ndaj Ramës dhe Bashës. Në mitingun e madh të Tiranës, Meta tha se në 25 qershor do t’i jepet fund oligarkisë.

Meta akuzoi Edi Ramën për situatën e kanabisit, ndërsa përsëriti paralajmërimin se ata që prekin votën do të ndëshkohen rëndë. Në fund të fjalës së tij kreu i kuvendit u shpreh i bindur se shqiptarët, do të zgjedhin alternativën e LSI. Rama e Basha janë e njëjta gjë, tha ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 Fjalimi i Metës

Ilir Meta përcolli disa mesazhe si për Edi Ramën, ashtu edhe për Lulzim Bashën.

Kam një mesazh edhe për Lulin dhe shpresoj ta dëgjojë mirë. Nuk i blen dot ti demokratët duke u thënë hidhini triskat e LSI se ajo i fiton votat me vende pune. Ti nuk e ke humbur votën e PD për shkak se ke humbur vendet e punës.

Unë i njoh demokratët, kam luftuar  ashpër me ta dhe kam bashkëpunuar si burrat me ta, jo në errësirë. I mirë i keq, Sali Berisha cilido ka mendimin e tij, por demokratët ishin mësuar me një lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak.

Dy herë në një vit e kam shpëtuar, jo thjesht PD nga shkatërrimi, poshtërimi dhe degradimi i saj. E para tek reforma në drejtësi. Pa vendosmërinë parimore të Ilir Metës, PD do të ishte përçarë, poshtëruar dhe tharë në çadër që përpara një viti”, deklaroi ish-kryetari i LSI-së, tashmë President i zgjedhur.

Meta tha se shqiptarët e dinë që problemi i vendit nuk është LSI-ja, por oligarkia. “Demokratët, socialistët të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se zgjidhja më 25 qershor është vetëm një, vota kundër oligarkisë, vota për LSI”, vijoi ai.

Meta e quajti “Gestapo” task forcën e ngritur nga marrëveshja Rama-Basha për përfshirjen e nëpunësve të administratës në fushatë.

Gestapoja e krijuar nën 3 orë errësirë, po zhbën reformën e administratës dhe po zhbën statusin e nëpunësit civil. Kur dëgjojmë sesi sekserët e Rilindjes, ose ebolës së Shqipërisë, u turren njerëzve të LSI-së për t’i blerë me paratë e drogës dhe koncesioneve, për t’u shitur se LSI nuk do të jetë më në pushtet dhe në pushtet do të jetë Rilindja. E gjithë Shqipëria qesh me këta karagjozë”, shtoi ai.

“Thonin që mos votoni LSI-në se do na çojë votat tek PD, tani thonë mos votoni LSI-në, se jemi bërë me PD, por nuk e themi dot”, vazhdoi më tej Meta.

***

“Ne nuk i kemi më asnjë detyrim Edi Ramës”

Gjatë mitingut të zhvilluar në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, ish kreu i LSI, Ilir Meta tha se dy herë ka shpëtuar Shqipërinë që të mos binte në greminë dhe se nuk ai nuk ka asnjë detyrim ndaj Edi Ramës. Meta u shpreh se LSI nuk do lejojë asnjë të preket vota e lirë. “Dy herë ne e kemi shpëtuar Shqipërinë që të binte në greminë. E para kur ndaluam Ramën të vriste reformën në drejtësi, reformë që nuk tregon forcën me fukarenjtë, por me oligarkët. Ne i dhamë të gjitha mundësitë dhe nuk i kemi asnjë detyrim Edi Ramës. Nuk do lejojmë të preket asnjë votë e qytetarëve shqiptarë dhe të preket e ardhmja e të rinjve”-tha Meta.

****

“Vuajmë nga ‘Ebola’, sëmundje me emrin Rilindje”

Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, janë ndezur gjakrat mes PS- dhe LSI. Kështu, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta e cilësoi Rilindjen njësoj me sëmundjen vdekjeprurëse të Ebolës, ndërsa Shqipërinë si Sierra Leone. Nga mitingu i LSI-së, presidenti Meta tha se viktima e parë e kësaj sëmundjej ka qenë PS, e cila sipas tij nuk është më forca që ai përfaqësonte dikur. “Ne nuk pranojnë deputetë me rekorde kriminale. Ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinj dhe të reja, atdhetarë, familje të thjeshta të Tiranës. Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria lë një brengë në familje. LSI do jetë forcë e parë pasi ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen. Mirë në Sierra Leone ka pasur luftë cilivile, dhe ka një sëmundje që quhet Ebola, po këtu ça ka? Ne kemi një sëmundje të tmerrshme të vlerave më të mira, shoqërorr, Ebola jonë quhet Rilindje. Viktima e parë e kësaj Ebole ka qenë PS-ja, një parti me vlera të shkëlqyera që nuk ekziston më. Pasi është parti a e Rilindjes që e ka zëvendësuar atë”, pohoi Meta.

***

“Bashkëpunëtori im më serioz ka qenë Sali Berisha”

Presidenti Ilir Meta nga mitingu i LSI-së në Tiranë sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Rilindjen, ndërsa pohoi publikisht se ka pasur një bashkëpunim serioz me Sali Berishën. Mes toneve të ashpra, Meta i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së, ndërsa pohoi se ka qenë fati i tij i keq që ka bashkëqeverisur me PS-së.

“Kryetari i Rilindjes erdhi me lugë në brez. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. Kjo vetëm për të krijuar rininë eurosocialiste. Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët. As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fortë se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet. Për fat të keq të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me rilindasit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet të kishim shumë politikanë të tjerë ndryshe Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama.”, tha Meta.

***

“Sondazhet, si palmat e Rilindjes”

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar dje se LSI do të marrë vetëm në Tiranë aq mandate sa ç’mori në zgjedhjet e kaluara. Nga mitingu në sheshin “Nënë Tereza”, ku LSI ka prezantuar kandidatët për deputetë, Meta ka dhënë edhe një mesazh për sondazhet që e nxjerrin jofituese këtë forcë. Ai tha se sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, të shtrenjta por të pashpresa.

“Forcë e parë, forcë e paparë. Kam një mesazh të fortë për Lefter Kokën. Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë por mos bëj garë me Tiranën, të dalin 12 deputetë. Për sondazhet e rilindjes, dua t’u them gjithë shqiptarëve, jo atyre 600 mijë që e kanë votuar prej kohësh të nxjerrin LSI forcë e parë, sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes. Janë të shtrenjta por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës. Aq mandate sa ç’mori LSI për para 4 vitesh, në 2013 kur ishte në koalicion me Rilindjen, aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë më 25 qershor”, tha Meta.

***

Meta ironizon Brahon: Shkoi te partia e tij

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka ironizuar largimin nga kjo parti të Spartak Brahos, i cili iu bashkua sërish Partisë Socialiste. Nga mitingu i LSI-së në Tiranë, presidenti i ri, Meta pohoi se tashmë Brahon e ka marrë peng Rilindja, ndërsa me ironi tha se në fund të fundit deputeti mirë bëri, pasi shkoi tek partia e tij.

“Dhe një që kishim na e mori peng rilindja, po mirë bëri se ai vajti në partinë e tij. Nuk ua ka fajin Ilir Meta se e gjithë rinia është me LSI-në. 1 milion shuplaka ishin për të varfrit e Shqipërisë dhe jo për oligarkët e Shqipërisë. Bëhuni gati, po vjen koha për 1 milion grushte, kundër oligarkëve dhe bandave të drogës. Përpara 1 milion grushteve kundër oligarkisë për në 25 qershor.”, tha Meta.

June 16, 2017 00:18
Komento

3 Komente

  1. Alaiu nga Selenic June 16, 11:32

    SA SHUME ZEN VENDE E KEQJA TEK KETA GRYKSA TE MEDHEJ POLITIKE.!

    Ilire Meta I ka bere shume te keqia vendi te vet Shqiperi. Si I pa pergjegjeshem qe eshte ase qe ka ndjenja dhe ndergjegje te vrare te pakten.
    Keta tipa nuk mendojne fare se c`fare misioni dhe se c`fare pergjegjesia kan para shqiptarve dhe para historis se tyre.! Duke mos patur parasyshe keto vazhhdojne te bejn sit e duan me rrolin e pushteti duke I sjallur shume te keqia atije.!
    Ja se c`fare te keqia I beri shqiperise.
    1. Trasferimi I floririt nga Skrapari per ne Tirane dhe pervetsimi I tije eshte nje nder me te keqiat qe I ka bere shqiperise. Kjo dore qe u fute ne floririn shqiptare, ne ate flori qe eshte grumbulluar nga mundi dhe djersa e pa kaursyer e qindra e mijrave minatorve qe sote nje pjes e madhe e tyre jen edhe pa pension. Pra ketu kemi te bejm edhe me nje mekat te madhe qe derman pa e paguar Likja nuk ka.
    Keq na vje te pakten te kishte ndjenja njerzore dhe te mos hiqej si “shpetimtari” I shqiperise pore si hajduti I shaqiperise.
    2. Nga kjo vjedhe e thesarit Metse ju shtua oreksi per te qen gjithnje I pari ne shqiperi.
    Kjo me sa duket nuk I vajti lehte dhe pa pengese te madhe Fatos Nanon ne ate kohe.E keshtu ne aleance me Berishen luftuan per ta nxjerrur ne pesion Nanon. Per ta realizuar kete e perqau Partine Socialiste duke marre me vete fillimishte Skraparllinjet e inatosure e pastaj nepermes joshjes shkoi duke shtuar radhet me mashtrim , vende pune, me leshime te jashteligjeshme .
    3. Pore Likja nuk u mjaftua vetem me kaqe pore u deshe edhe sekseret per te thither para nga firma dhe persona te vecante.Keshti Deputeti Prifti e kapi me 700 000 evro vjerdhje. Vjedhe keto qe u hetuan edhe nga FIBI dhe rezultojne te verteta pore e mbuloi Berisha I cili me sa duket eshte ne te njejten lije me LIRIN edhe ky per pervetsime te paligjeshme.!
    4. Nga kjo perplasje u organizua nje mitinge nga Opozita e asaje kohe me opozitar Edi Ramen, nga ku ne ket proteste massive keta hajdute vran kater vet te pafajshem.
    Vet Likja I vrau dhe I shau duke I quajtur Koke palare.!
    5. I pa besi Meta qe kerkon ti bej te pa beset e tjeret, ne bashkepunim me Saliun I dhane Greqise 355 milje dete, Sote edhe perse eshte bllokuar nga gjykata Kushtetuese ata vazhdojne te germojn ne Detin tone per Nafte, Ja ky I beses eshte qe I fute thik pas shine Atedhut te vet.
    6. Tek Ilir Meta eshte manifestyuar gjithnje perdorimi I pushtetit per inters te tijat personale. Keshtu sice eshte koka e familjarizuar eshte bere edhe poshte ne baze. Pra familjariteti eshte pririoriteti I tyre. Eshte e quditshme kure keta flasin per bes dhe per drejtesi kur keta I ka mbuluar krimi dhe nepotizmi nga maja e piramides e deri ne baze.!
    7. Sote Liri e perdore e LRI-ne per interesa personale. Te gjith te rijet e LKSI-se vazhdojne te vegjetojne ne LSI me siglen e tyre duke bere tifo per keta hajdute dhe te pa bese nga mja e piramides deri ne base sice eshte rasti ne Konispol e gjetke.!
    8. Prandaj shqiptaret nuk duhet te behen pjese e kesaj te keqe. Shqiptaret dhe vecanrishte Rinia shqiptare duhet te behet barricade e ketyre njerzve te pa skrupull kure grykesia e tyre politike nuk njefe kurrefare kufiri.!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 16, 12:54

    Mendoj se, arrestimi Likes eshte i afert! Ne se nuk ndodh, hidhet ne ere e gjithe kjo propagande qe na zuri frymen prej mese 2 vjetesh! Pas tij e ka rradhen Saliu, Mediu, Luli, etj etj! Eshte projekt amerikan, ndaj kam besim se do te ndodhe!

    Reply to this comment
  3. Besoj June 16, 13:41

    LSI si parti pa ideal, por me interesin e saj ne balle me veprimet e saj ka penguar ecjen perpara. Sa me larg kjo parti nga pushteti aq me mire per Shqiperine. Kujtoni njeriun me bllocke dhe pastaj votoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim