Meta: Marrëveshje me Maltën për punësimin e të rinjve shqiptarë

May 23, 2018 18:08

Meta: Marrëveshje me Maltën për punësimin e të rinjve shqiptarë

Në vijim të vizitës dyditore në Maltë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Meta u shpreh se gjatë takimeve që ka zhvilluar ka arritur një dakordësi për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë.

Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë së bashku me Presidenten e Maltës, Coleiro Preca në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri, që besoj se ka qenë një forum mjaft produktiv dhe që reflekton potencialet e jashtëzakonshme për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe në fushën e investimeve midis vendeve tona.

    Malta është tashmë një model i shkëlqyer i diversifikimit të ekonomisë, i rritjes së qëndrueshme dhe një nga ekonomitë me rritjen më lartë në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe një vend lider në shumë fusha si në inovacion, në fushën e turizmit, të shërbimeve financiare dhe në fusha ku ne kemi mundësi të përfitojmë, të mësojmë më shumë, të bashkëpunojmë dhe të rrisim njëkohësisht akoma më tej ekonominë tonë.

    Në këtë drejtim besoj se këto marrëveshje që janë arritur këto dy ditë si në Valeta ashtu edhe në Gozo midis dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, marrëveshjet midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre maltezë njëkohësisht do të sjellin shumë shpejt një rritje të shkëmbimeve të përgjithshme tregtare, ekonomike të investimeve midis dy vendeve tona.

    Një aspekt tjetër i rëndësishëm mendoj se është për bashkëpunimin afatgjatë të dy vendeve, ai në fushën e arsimimit dhe të formimit profesional. Për këtë qëllim, si takimi me rektorin e Universitetit të Maltës dhe drejtues të tjerë në fushë arsimit dhe formimit profesional do të vijojnë edhe me bashkëpunime më konkrete, pasi Malta dhe në këtë fushë mund të ofrojë dhe ofron mundësi të shkëlqyera për të rinjtë.

    Ashtu sikurse kemi rënë dakord për të punuar dhe për realizimin e një marrëveshjeje për punësimin sezonal të të rinjve shqiptarë në Maltë, pasi Malta është në kërkim të një fuqie punëtore të re për shkak të rritjes ekonomike mjaft impresionuese që ajo po përjeton, por njëkohësisht këta të rinj përveç mundësisë për t’u punësuar në mënyrë sezonale do të kenë edhe mundësinë për të fituar eksperienca mjaft pozitive që do t’u shërbejnë për të ardhmen në vendin tonë”, u shpreh Meta. 

o.j/dita

May 23, 2018 18:08
Komento

5 Komente

  1. sapa May 23, 18:16

    Kulmi i kulmit!Nje vend i vogel sa Lezha perpiqet te ndihmoje shqiperine.Merreni me mend se ku ka perfunduar ky vend i krimit me emrin shqiperi!

    Reply to this comment
    • Kris 1 May 23, 19:36

      Problemi eshte se ne grindemi dhe numerojme heronjte ata numerojne paret.jemi akoma nje shekull prapa nga trute

      Reply to this comment
      • kampaçurreta May 23, 22:07

        ME GJITHE MEND KUJTONI SE SHKOJ PRESIDENTI PER TE LIDHUR KONTRATA ME MALTEN????
        NE MALTE SHKOJ PER TE FSHEHUR NDONJE CENT QE I KA MBETUR AKOMA PA FSHEHUR.

        Reply to this comment
  2. XXXL May 23, 21:34

    E moret vesht ore popull, me nje cope shkemb ne Mesdhe qe quhet Malte na lidh nje nje miqesi e vjeter dhe e pathyeshme.
    Pra jemi dy shkembinj nje buze Adriatikut dhe tjetri ne Mesdhe, do te punesohemi ne Malte, por punetoret shqiptare qe do te punesohen shume shpejt rreth 300 mije aq eshte edhe papunesia tek ne, te mos harrojne te marrin me vete jo pagure me raki Skrapari, por me uje te pijshem se do te ngordhin jo do te vdesin.
    Hajde President koqe hajde, ke marre me vete edhe nje cope hajduti Nikolin Jaka te debuar nga Tatimet e Tiranes per hajdut dhe me gjasme po firmosni per punesime sezonale.
    O hale President, te zhvillojme turizmin ne Shqiperi dhe agrokulturen ne sherbim te tij, do te na duhet ne te punesojme malteze dhe evropiane qe nuk po na pranojne ne BE.
    Kaq per sot a toc, merru pak me tranvestiten Mona se do te na caj carin me 26 Maj qe te kete gjullurdi e ne Qershor te mos votohet hapja e negociatave me Shqiperine ne Samitin e rradhes te BE.

    Reply to this comment
  3. Juli May 24, 00:23

    Malta eshte parajs fiskale.Like muti me parate e taksapaguesve shqiptare ben udhetime per hesap privat.O dallkauk muti qe nuk te priti asnji shtet serioz sa qe president.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*