Meta mbledh KLD, ngrihet grup pune për vettingun (emrat)

September 22, 2017 14:01

Meta mbledh KLD, ngrihet grup pune për vettingun (emrat)

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mbledhja nisi me diskutimin formal të informacionit të paraqitur në Këshill në lidhje me takimin e zhvilluar nga Kryeinspektori dhe Sekretari i Përgjithshëm i KLD-së, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Pasi u analizua informacioni, anëtarët shprehën një zëri vullnetin e KLD-së, për të bashkëpunuar më të gjithë Institucionet shqiptare dhe Institucionet partnere ndërkombëtare, që kanë asistuar në procesin e Reformës në Drejtësi, për të çuar përpara procesin.

Gjithashtu, në emër të Këshillit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, theksoi se KLD dhe Inspektorati i saj do të përmbushin të gjitha detyrimet që do i ngarkohen nga ky proces.

Për të rakorduar qëndrimet më institucionet që merren me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, përfshi edhe miratimin e akteve të përbashkëta, KLD vendosi të ngrejë një grup pune prej 4 anëtarësh, të cilët do rakordojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të përhershme lidhur me ecurinë e procesit dhe problematikat.

Përbërja e grupit të punës do jetë si më poshtë:

Z. Vangjel Kosta, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Kuvendi.

Z. Gerd Hoxha, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.

Z. Neritan Cena, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.

Përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Bazuar në rendin e ditës mbledhja vijoi me shqyrtimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 15 gjyqtarë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

September 22, 2017 14:01
Komento

2 Komente

  1. Nik September 22, 14:10

    Sikur KLD eshte jashte sistemit?

    Reply to this comment
  2. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare September 22, 17:06

    NE,ANETARET E KLD ME NE KRIE KRIE KARIN SIMBOL TE HAJDUTERISE BETOHEMI:’Se do shkojme vete si ciapi tek kasapi’

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*