Meta: Me PD u ndamë si xhentëlmenë, por Berisha nuk duroi dot

Redaksia Online April 28, 2013 10:54

Meta: Me PD u ndamë si xhentëlmenë, por Berisha nuk duroi dot

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se LSI ka treguar dhe vijon të tregojë një kulturë europiane në skenën politike shqiptare. Meta u shpreh i bindur në rotacionin që do të sjellë 23 qershori. Ai komentoi edhe largimin nga koalicioni qeverisës, “një largim xhentëlmenësh” sipas tij, por që nuk u përjetua në mënyrë të tillë nga kryeministri Berisha.   

“Para katër vitesh, ne morëm një vendim të vështirë për të krijuar një koalicion të panatyrshëm, por të diktuar nga zgjedhjet e 2009 dhe kushtet historike. LSI ka treguar se sjell gjithmonë risi në emër të emancipimit të politikës dhe një kulture të re europiane.

Nuk ishin të paktë ata që u habitën për shkak të vendimit të LSI për të përfunduar marrëveshjen katërvjeçare me PD dhe nisjen e një koalicioni me opozitën. Një nga arsyet që jo pak u habitën është se përsëri, LSI solli një risi në politikën shqiptare. Ne u ndamë si xhentëlmenë me PD, pa zhurmë, sherre dhe akuza aspak qytetare dhe denigruese. LSI synon të sjellë një kulturë politike të standardeve europiane në komunikimin e saj. Megjithatë, sikurse e keni ndjekur edhe ju, edhe zoti Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtet të pakufizuar. Por ky nuk është shqetësimi ynë. Patjetër që 23 qershori do të flasë më mirë se kushdo me zërin tuaj, me zërin e shumicës për të nisur një perspektivë të re”, tha Meta.

 

Redaksia Online April 28, 2013 10:54
Komento

13 Komente

  1. lani April 28, 11:28

    Ti xhentelmen ? Po ti nje cope hajduti je mor djale.

    Reply to this comment
    • LORA April 28, 20:37

      Ky do te thote se “genleman”-it brekedhjere nuk i japin siguri paprekshmerie nga drejtesia,garancite e koktulit “gentleman”. Keta te dy nuk e marrin fare ne hesap kusurin e popullit shqiptar;hajde pra se kane dhe pak dite per ta marre vesh;dhe le te bejne nje marreveshje tjeter prej horrash katunare 23-vjecare.

      Reply to this comment
  2. anonim April 28, 11:51

    Hahahahaha… xhentelmen Berisha dhe xhentelmen Meta.

    Reply to this comment
  3. ILIA April 28, 12:24

    Se morrem vesht se kush ishte nusja ne kete martese??????

    Reply to this comment
  4. bujari April 28, 12:31

    Sondazhet e sotme tregojne se AK eshte aktualisht partia e trete me pak ndyshim nga ps e cila gjasat tregojne se do te jete perseri humbesja me madhe per shkak te papergjegjshmerise se kreut te ps. Eshte interesant fakti se me te dhenat e deri para pak minutash ps + ak = 50.7% nderkohe pd+frd = 49.3%

    Zgjedhjet 23 Qershor, zyrtarizohen koalicionet. Për kë do të votonit?
    Rezultati i sondazhit

    a)- Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim-Berisha 41.39%
    b)-Aleanca për Shqipërinë Europiane-Rama 34.89%
    c)-Aleanca Kuq e Zi-Spahiu 15.76%
    d)-Fryma e Re Demokratike?-Topi 7.96%
    Totali Votave 4574

    Reply to this comment
  5. Shqiptar ne Itali April 28, 16:54

    Sa pa vlere ky sondazh!Ja sondazhi yne(Agjencia Europa -1,sektori i jashtem-Itali)Kualicioni opozitar 54.3 perqind,AKZ,7.2 perqind,FRPD 5.8 perqind,PD (ne kualicion)31.7 përqind…jane testuar 8300 shqiptare,direkt nga Italia,nga te cilet 2145 emigrante ne Itali.PS kalon e vetme shifren 38 perqind ndaj 27.2 te partise se Berishës.Meta siguron sipas sondazhit te paperfunduar ende(duhet te kapet shifra 10 mije qytetare shqiptare)shkon mbi 5.8 perqind…ngjitje kane edhe komunistet e reformuar te Dajtit qe kalojne 2.5 perqind ndersa Republikanet e Mediut zbresin ne 1.7 perqind….Se shpejti do publikohet dhe rezultati zyrtar i testimit per zgjedhjet ne Shqiperi nga agjencia jone e shtypit Europa-1…

    Reply to this comment
  6. Anila April 28, 17:16

    ahah kush flet per xhentillmen.po ke fytyre ti te flasesh per keto gjera…

    Reply to this comment
  7. dani April 28, 17:17

    xhentelem? Ti dole njeriu me i ulet ne kete mes

    Reply to this comment
  8. denisa April 28, 17:17

    me cilen fytyre po flet per xhentilizem???

    Reply to this comment
  9. eri April 28, 17:20

    Pas kualicionit qe bete me z.rama, ju mendoni qe do fitoni ? Jo. ju vetem sa kthyet kunder vetes edhe ata pak njerez qe ju mbeshtesinin…Tani jeni te humbur..

    Reply to this comment
  10. anri April 28, 17:30

    Berisha eshte i madh , per vete faktin se pastori qeverine nga njerez si ti..

    Reply to this comment
  11. marko April 28, 18:02

    Po ti o ilir pranove gjithfar sharjesh dhe ofendimesh nga Rama e tani rri e flet per Berishen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*