Meta me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

September 29, 2018 12:30

Meta me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, zoti António Guterres.

Presidenti Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të forcojë bashkëpunimin rajonal.

“Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Meta, – po luan një rol të rëndësishëm konstruktiv në rajon dhe ambicia e saj për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023 do të jetë vazhdimësi e kontributit të saj në interes të paqes e sigurisë rajonale e globale dhe një zë përfaqësues i rajonit tonë në këtë organizatë të rëndësishme”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon.

o.j/dita

September 29, 2018 12:30
Komento

2 Komente

  1. dhe me "Rol Konstrukttiv" ky funderine & tinzare nenkupton sherbimin qe i afron te huajve ,te shkerdhejne Shqiperine ! September 29, 13:15

    NUK KA INJORIM ME TE MADHE PER NJI KOMB
    SE
    TE PERFAQSOHET NGA NJI FUNDERINE E ZVARRANIK I TILLE SI KY QELBS MUZLLUMUTI

    QE MUNDET TE PERFAQSOJ NE ATE VEND

    LLUMIN E SHQIPTAREVE – PUTANAT NE SHERBIME

    TE TE HUAJVE QE SHKATERRUAN E DEGJENRUAN SHQIPERINE

    Reply to this comment
  2. miki September 30, 08:44

    Shqiperia e ka rastin historike te nduket dhe te tkurret nga te gjitha anet.Me Meten Ramen Berishen Bashen,Kokemadhen nen dirigjimin eJanullatos SHUME SHPEJTE PO REALIZOHET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*