Meta me tone të ashpra: Pas shkeljes brutale të ‘5 qershorit’ mund të shkojmë drejt katastrofës! Ora e përballjes po afron

October 17, 2020 11:11

Meta me tone të ashpra: Pas shkeljes brutale të ‘5 qershorit’ mund të shkojmë drejt katastrofës! Ora e përballjes po afron

Presidenti Ilir Meta e nis ditën e sotme me një mesazh të fortë, teksa shprehet se “Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike”.

Kreu i Shtetit thekson me tone të ashpra se me “përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë”.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze.
Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga – 8% në -9% për vitin 2020.
Edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me mijëra biznese janë mbyllur, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit.
Dërgesat nga diaspora janë ulur ndjeshëm duke ndikuar në një rënie drastike të të ardhurave të familjeve më në nevojë, që reflektohen në uljen e konsumit.
Tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar.
Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit, ku konkretisht kjo përqindje rezulton:
në Maqedoninë e Veriut 23.3 %,
në Kosovë 22,9%,
në Malin e Zi 20,4%
në Serbi 18,9%.
Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.
Varfëria është dhunim flagrant i të drejtave të njeriut, ndaj lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni në radhë të parë është luftë për të garantuar dinjitetin e çdo qytetari dhe drejtësinë sociale, aq të domosdoshme, që meriton një shoqëri si e jona, për t’u zhvilluar sipas standardeve europiane.
Varfëria nuk zgjidhet as me propagandë, as me statistika nga televizori, as me një thes miell, as me nxitjen e fenomeneve kriminale si kanabisi, që dihet se çfarë dëmesh dhe pasojash tepër të rënda sociale kanë shkaktuar.
Është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.
Çdo i varfër në Shqipëri dhe çdo qytetar i ndershëm, më shumë se për solidaritet ka nevojë sot t’i dëgjohet zëri i tij.
Ndaj është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar.
Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit.
ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON! 🇦🇱

o.j/dita

October 17, 2020 11:11
Komento

17 Komente

  1. Asgje nuk ju shpeton ju dy Shkerdhatat e Kombit October 17, 12:06

    edhe ne vrymen e janulles te fshiheni

    do ju terheqim zvarre e qisim rrugeve si Gaddafi

    Jeni Dy Kufoma qe po ju troket ora e hedhjes ne grop

    ——-
    vazhdo e recito klloun fshati ,dhe plasi mir syt medieve
    mos humb koment pa lexu 🙂

    Reply to this comment
    • Remo October 18, 00:18

      Kush flet!!!! Ky dobic qe nuk i dihet si vegjetoi per dekada ne politke….. Se ndonjeri nga keta ndien burgun afer, jo se bandat e partickave te tjera duan “drejtesi” se vetem ate kane tmerr..por larje hesapesh si ordinere qe Jane!
      Ky surrat bajge fton njerzit ne perplasje…
      Eshte kulmi, kur pashe ate “miting” te 2 Marsit me ata emigrante te ardhur ngado!? Si mund te kete plehera meshkuj ti shkojne mbrapa ketij?! A jane meshkujt vertete apo By….e!
      Kur do na ikin keta vemje te gjithe mos tua shikojme me bojen. Per keta duhet vetem percmim e neveri….. Askush nuk eshte me Shqipetaret,e vetmja mundesi eshte bojkoti! Si mund te tallesh nje Popull ne kete forme?!!!
      Jane te gjithe shkerdhata dhe Jane bashke si mishi me thoin…..

      Reply to this comment
  2. ilko October 17, 12:13

    Qe ti je nje ndyresire e dime te gjithe, shpresoj ta mesojne edhe ata te SPAK-ut e te te izolojne diku, burg apo cmendine qofte se per aty je o morracak Skrapari .

    Reply to this comment
  3. Nje shqiptar nga Jugu i vendit October 17, 12:33

    Kot lodhesh kaq shume zoti president . Do te ishte me mire te delje para kamerave e te lehje disa here ham – ham – ham.. se e njeta pune do te behej . Shqiptaret nuk ta varin me trasten , keshtu si je katandisur ti . Jam plotesisht i bindur qe ne se keshillohesh me njeri me mend , do te sugjeronte vetsakrifikimin , duke dhene shpirt me simbolin e shqiponjes ne gjoks dhe hequr zvarre gjunjazi qe te behesh me i besueshem si ata rufaijte qe adhuron ti ! Do te ishte me i mire nje fund si ky , se sa ti mbajsh ne ankth femijet e tu dhe disa adoleshnte qe shpresojne te bejne karrjere me nje bandit si ti !

    Reply to this comment
  4. fati October 17, 12:54

    Po sigurisht kur likja shet e blen vila me parate tona, kur basha blen 4 vila brenda disa muajve, etj., etj. keto gjera do te ndodhin. Zgjidhja sipas likes eshte konfiskimi i ketyre vilave dhe shitja e tyre ne favor te qytetareve, ose tek e fundit qytetaret te sulmojne keto pasuri te vjedhura, ti pastrojne nga parate dhe floriri dhe pastaj tu vere zjerrin. Keshtu te pakten nuk na marrin me para per ti mbajtur ato vila. Vetem keshtu keto kriminela e hajdute mund te zene mend. Kjo eshte zgjidhja e jo llafe. KM rama duhet te veproje e jo te qendroje indiferent kunder krimineleve e hajduteve si likja, berisha, basha, mediu, e soji i tyre, qe jane ngritur ne sulm kunder shtetit, kunder qytetareve e pasurise se tyre, perfshire ket edhe disa media e gazetare, medioker e hajdute e kriminele, si psh ducja fevzo, ora news, etj.

    Reply to this comment
  5. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri October 17, 14:12

    Po he more trim hajdut filloje luften se mezi po presim ne cecenet.
    Na shkuan dem edhe molotovet qe ka pregatit sali vici doli

    Reply to this comment
  6. demo October 17, 16:59

    Kush te vjen prapa ty?

    Reply to this comment
  7. Luan October 17, 17:03

    Pse nuk del postimn im.?

    Reply to this comment
  8. Luan October 17, 17:05

    Mos u lodh kot e ka marrë rrugën Likja

    Reply to this comment
  9. ce October 17, 17:14

    Habib Burgiba paska ikur nga mendte. Vetem e promovuara jote pa arsim te larte , me cv vetem aktivitet ne Haremin fashist te Jales Kejdi Dhembcakallja qe u be deputete18 vjece mund te vije prapa ty o i cmendur, por populli shqiptar do te mbeshtese Edi Ramen dhe per 4 vjet te tjera , do e shoheh me 25 prill, duro dhe pak …

    Reply to this comment
  10. Dodona mbi Tomorr October 17, 17:37

    Kjo histeri lufte nga goja e “presidentit te cmendur “duhet te marre fund me futjen ne Psikiatri te “Presidentit”ose ne burg;le te zgjedhe ai vete ”ku ndjehet me mire”

    Reply to this comment
  11. ce October 17, 18:25

    Rrofte sharebajga e leshitlikes Nora bythderrja gjithollog’ja.

    Reply to this comment
  12. Kleanthi Koci October 17, 20:44

    ORA E PERRBALLJES SE DUARVE TUA ME PRANGAT E LIGJIT DHE DREJTESISE KA KALUAR…

    SPAK po fle gjume arushe mbi dosjet e kryekrimineleve te Shqiperise Berisha, Luli, Meta, Mona, Mediu, Ruli, Pollo….

    Reply to this comment
  13. Shefqet Çela October 17, 21:33

    Thonë që hajduti kur niset për të vjedhur, i lutet të madhit Zot.
    Po pati “sukses” e falënderoj nxehtësisht

    Reply to this comment
  14. Aliu nga Selenic October 18, 01:13

    Merak te ka mbet perballja se realizove dote ne kohen e pushtetit vendor dhe kerkon ta zbatosh tani.
    Ti Like po kerkon nje vende ku te ngoresh e ma sa duket ditet te jen afruar dhe kete po kerkon.
    Do ta gjesh mos u nxito.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim