Meta merr falënderime nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve të SHBA

August 8, 2016 13:29

Meta merr falënderime nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve të SHBA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta merr një mesazh falënderimi nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions për miratimin e reformës në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions, i cili shpreh vlerësimet e tij për Kuvendin e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për miratimin me unanimitet të Reformës në Drejtësi dhe përshëndet përpjekjet e Meta për të punuar me të gjitha palët në Kuvendin e Shqipërisë, përfshirë dhe opozitën, për përmbylljen me sukses të kësaj reforme historike.

Kryetari Sessions thekson se një sistem drejtësie i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur mbi një proces të pavarur dhe profesional Vetting-u, si dhe një sistem i ri i praktikave dhe procedurave të zbatimit të ligjit janë një shenjë e angazhimit të Shqipërisë për reforma dhe stabilitet.

Kryetari Sessions shprehet me tej se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e modeluar sipas standardeve të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA është edhe një moment krenarie personale, pasi babai i tij ka shërbyer si drejtor i FBI-së nën administratat e Presidentëve Regan dhe Bush i vjetri.

August 8, 2016 13:29
Komento

1 Koment

  1. Xuxuf Jevgu August 9, 05:55

    Eh more Ilir, puna jote do sqarohet mire nese sqarohet si u vra Sokoli, e di mire ti se kush eshte? Po nuk te kujtohet, pyet pak Moniken, se ta kujton ajo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*