Meta mes dobësisë dhe vendimit për Berishën: Duhet të ruhet etika

June 20, 2014 10:31

Meta mes dobësisë dhe vendimit për Berishën: Duhet të ruhet etika

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta komentoi sot vendimin lidhur me përjashtimin për 10 ditë nga punimet parlamentare të ish Kryeministrit Berisha. I ndodhur mes dobësisë ndaj Berishës dhe detyrimit për të ruajtur etikën, Meta tha se zgjodhi të respektojë këtë të fundit. Pavarësisht se, sipas tij, vendimi nuk ia sfumon dobësinë ndaj tij.

“Ju e dini që unë kam një dobësi ndaj zotit Berisha, edhe e kam të vështirë ta humbas këtë dobësi edhe pas vendimit të djeshëm. Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur për të shprehur idetë dhe pikëpamjet e tij në Kuvend, por është detyrë e të gjithë deputetëve që gjithmonë të ruajmë etikën në raport me njërin tjetrin dhe opinionin publik”, vuri në dukje Meta, pas takimit me  zyrtarë të Asamblesë së Kuvajtit.

June 20, 2014 10:31
Komento

5 Komente

  1. ?!?! June 20, 12:17

    Dobesi ?!…

    Sepse nuk dua t’a besoj (per vete e kam fjalen jo per te tjere)…Me mire do te shkonte sikur te thoshte qe ja kam ” BORXH ” kete sjellje Berishes…

    PSE E PAKET ESHTE T’I SHPETOSH DIELLIT PAS KANGJELLAVE ?!…

    Si nuk harrohen kaq kollaj ‘blloku’ , ora me cimke , peshtyrja e gishtave per te numeruar kallepet e eurove , kafja tek ‘Rogneri’ , etj e te tjera sa te ngjethet mishte me kete ‘ndershmerine’ e politikberesve tane…

    ‘ Dobic ‘ ky vic qe pi ‘qumesht’ nga dy lope !!!…’Dobesi’ thote…Besojeni po deshet…

    Reply to this comment
  2. TEMO June 20, 14:14

    Populli thot:”Qinngji i urt pi dy nena”.Dhe ky Meta po i mjel mire LOPET e dy kraheve per interesat e tij,por dhe LOPET per interesat e tyre dhe ne dem te popullit votues,i cili e jep voten por i shkon jo ne drejtoimin e duhur.Dobsia per berishen eshte personale per te e jo per opinionin mbarkombetar qe pret me ngazllim ndeshkimin e Berishes,si vrasesin dhe hajdutin me te madh te ketij vendi.

    Reply to this comment
  3. d June 20, 14:37

    Jam dakort me

    Dobesi ?!…

    Sepse nuk dua t’a besoj (per vete e kam fjalen jo per te tjere)…Me mire do te shkonte sikur te thoshte qe ja kam ” BORXH ” kete sjellje Berishes…

    PSE E PAKET ESHTE T’I SHPETOSH DIELLIT PAS KANGJELLAVE ?!…

    Si nuk harrohen kaq kollaj ‘blloku’ , ora me cimke , peshtyrja e gishtave per te numeruar kallepet e eurove , kafja tek ‘Rogneri’ , etj e te tjera sa te ngjethet mishte me kete ‘ndershmerine’ e politikberesve tane…

    ‘ Dobic ‘ ky vic qe pi ‘qumesht’ nga dy lope !!!…’Dobesi’ thote…Besojeni po deshet…

    Reply to this comment
  4. ty June 20, 14:42

    krimineli ka dobesi per kriminelin shume normale bravo dele hapur fare mjere ne

    Reply to this comment
  5. P.A.B June 20, 15:21

    I nderuar, nese e keni “dobesi” porosisni nje bust prej dylli te zotit Berisha e mbajeni ne dhome te pritjes, ose ftojeni ne kopesht per nje birre. Dobesite tuaja eshte mire te mbahen private; kur personalizohet posti ne Organizma dhe Institucione te cilat nuk jane tuajat [por te popullit] punen e ka marre lumi … .

    Parlamenti, dhe nje shtet i tere, vepron sipas rregullave e ligjeve te shkruara. Jo ne preferenca e dobesi.

    ***

    Dhe vazhdon, z. Meta:

    ” Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur për të shprehur idetë dhe pikëpamjet …” [artikulli]

    Cfare idesh?
    Cfare pikepamjesh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*