Meta, tjetër postim: Momenti kur Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë

July 3, 2019 21:23

Meta, tjetër postim: Momenti kur Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë

Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe në mbrëmje me postimet e tij në rrjetin Facebook. Në postimin e e disatë rradhazi mbrëmjen e kësaj të mërkure ai ka treguar momenti kyç, sipas tij kur Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë. Duke i referuar sërish Komisionit të Venecias, presidenti kujton rekomandimet e kësaj të fundit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe thotë se “Ramaforma” e manipuloi këtë me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm vetëm nga mazhoranca dhe përtej afateve të rekomanduara.

Në postimin, ku as këtë herë nuk mungon ironia, presidenti, sërish i referohet profesionit të kryeministrit.

Në postim, duke iu referuar edhe disa çështjeve të tjera, si autostradat, presidenti premton se postimet e tij do vazhdojnë dhe thotë se në trajtimin preferencial të ligjit, Shqipëria ka thyer rekordin guiness.

Postimi i Plotë:

Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë.

Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese.

Pasi mori timonin e qeverisë, i vetëm dhe pa frena, në shtator 2017, Kryeministri Rama si Artist i njohur, filloi të tjetërsonte Reformën në Drejtësi për ta bërë Ramaformë.

Reforma e miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, filloi të zbatohej sipas shpirtit krijues që buronte nga “Bienale e Venecias”.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, parashikon qartë mënyrën se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Në nenin 148/a, përcaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, ndërsa në nenin 179/ pika 13, si Dispozitë Kalimtare e Kushtetutës u përcaktua se, “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat (94 vota) e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit”.

Kjo mënyrë zgjedhje u rekomandua nga Komisioni i Venecias për të shmangur kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca e kohës (PS + LSI) që zotëronte mbi 84 mandate në Kuvend.

Mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm u vlerësua me shumë seriozitet nga Komisioni i Venecias, i cili ka dhënë rekomandime shumë të qarta dhe objektive mbi këtë çështje.

Komisioni Venecias rekomandonte se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i rëndësishëm dhe duhet të tërheqë një shkallë të lartë konsensusi pa kompromentuar cilësitë e një kandidati të suksesshëm.

Zgjedhja e njëanshme e këtij institucioni (PP) nga mazhoranca do të shkaktonte mungesë besimi nga opozita tek standardet e reformës dhe do të krijonte bindjen se mazhoranca e kohës po kapte sistemin e ndjekjes penale.

Për të shmangur këtë situatë (kapjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm), Komisioni i Venecias rekomandoi dhe Kuvendi i Shqipërisë e pranoi, që deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, pra deri në 1 shtator 2017, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 (dy të tretat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 94 vota, në mënyrë që mazhoranca e kohës Rama-Meta, të mos kishte mundësi ta zgjidhte e vetme Prokurorin e Përgjithshëm.

Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet e tjera të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëheshin me 3/5 (tri të pestat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 84 vota.

Kështu rekomandoi Komisioni Venecias dhe kështu vendosi Kuvendi i Shqipërisë me 140 votat e tij maksimale në datat 21-22 korrik 2016.

Por si mund të rrinte sistemi i drejtësisë pa patur një PPP (Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm)?!

Për këtë, Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkundi në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016.

Falë vizionit të Ulsiut dhe çertifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një intepretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota.

Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota.

Pra, nga standartet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet arstistike të Bienales së Venecias.

Nga Reforma kaluan tek Ramaforma.

Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj.

Një guinness i ri shqiptar.

Vijon…… .

e.ll./dita

July 3, 2019 21:23
Komento

10 Komente

  1. zagar greqie .mos e zhyt me veten ne mut se ske me dal dot me prej anej July 3, 21:42

    arrestoheni mutin

    eshte e pazakonte qe nji poresident te bej Puc Institucioal

    dhe kundervihet Shtetit e tentoj te bllokoj Drejtesine !

    CFAR MUT sHTETI KENI NDERMEND TE NDERTONI

    ZOTERINJ PUSHTETARE ?

    MOS KERKONI EUROPE NQS NUK E ZHDUKNI KTE

    MASKARA QE PO LE NAM PARA GJITHE BOTES

    -JA KTO FYTYRA TE NDYRA NA NXIJN BOJEN NE BOTE NEVE
    KY SURRAT I PESHTIRE FSHATARI

    Reply to this comment
  2. Arben July 3, 21:44

    Po ik o alabak me keto mashtrime, je uje I qelbur

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri July 3, 22:18

    Megjithese jan gjera qe dihen,marrin vlere kur akuzat i ngre nje zyrtare i larte si Presidenti,megjithese pak me vonese,por megjithate,
    më mire vone se kurre.Eshte e qarte,drogaxhiu Edvdin Escobar D’Rama ,ka instaluar ne Shtetin shqiptare nje sistem mafioz,rasti i vetem
    ne historine vendeve Europiane.

    Reply to this comment
  4. demo July 3, 23:21

    Ke kaluar nga gjendja:Hidh gurin e fshih doren,ne gjendjen :Hedh Budallai gure ne lume,por Rama s`e rruan trapin fare..

    Reply to this comment
  5. demo July 3, 23:27

    Shko or bej plazh ne vilen mbreterore,se ngele duke punuar ne guroren e Sraparit!
    Nuk shtyhet vapa duke punuar nga tre dekrete ne dite.Bej pak pushim.

    Reply to this comment
  6. Avokaati July 3, 23:43

    Duhet te skuqesh per ate katraure qe ke here bashke me salen qe mbi 90 % e juristeve te gjithe te korruptuar

    Reply to this comment
  7. Jimi July 4, 12:57

    Eshte krenari qe te quhet Ramaform, pasi po te ishte per ju , kurre nuk do te kishte reforme te tille. Kjo tregon edhe nje here se sa e deshironi reformen.

    Reply to this comment
  8. alphade July 4, 13:37

    Sa bukur e ka gjetur Preidenti “Ramafirme” ! Keshtu eshte mire te quhet “Ramaforme” sepse realisht Ai
    eshte promotorri i kesaj Reforme,kurse Juve si ish-
    kryetar perlamenti dhe e gjithe PD “an blok” kini qene
    kunder Reformes ne Drejtesi. Kercujt qe i vute nen rrota
    kesaj Refirme me dergesat dhe ecejaket ne Komisionin e
    Venecias kishin vetem nje qellim nga ana juaj te pengonit
    me cdo kusht avancimin e saj .Kane kaluar 3 vjet qe opo-
    zita dhe ju si pjese e saj vazhdoni ta sabotoni kete refor-
    me dhe pse e beni ju kete e di edhe bufi i kenetes se Karavastase. Kulmi i,ketij sabotimi nga ana e juaj si presi-
    dent u duk 2 dit me pare kur propozuat qe Reforma ne
    Drejtesi te shtyhet edhe per 3 vjet te tjera. Dhe pasi sulmuat ne menyren me ordinere per nje president te gjithe trupin diplomatik te akredituar ne Shqiperi dhe ne
    menyre te vecante ambasaden amerikane dhe perfaqe-
    suesit e BE-se, sot me nje hipokrizi te pa degjuar e te pa-
    pare ndonje here i shpreh Presidentit Amerikan “besnike-
    ri te perjeteshme” ,sikur Presidenti Amerikan te mos dinte
    asgje s’bente Ambasada Amerikane ne Tirane. Kulmi i
    idiotesise ,te nje nheriu bipolar qe kur i preken sado pak
    interesat e tij te ngushta familjare eshte gati te sulmoje
    edhe qiejt. I kemi pare disa here sjelljet e ketij njeriu bipo-
    lar ku rasti me flagerant ishte sjellja e tij ne Lezhe gjate
    zgjedhjeve ku hodhi ne perrua cdo etike te nje presidenti.
    Tash i serviloset orbaneve per ndonje lloj mbeshtetje por
    cdo gje ka marre fund per kete dallaverexhi qe ka per
    borxhe qe kur i preken interesat eshte gati te ” perge-
    njeshtroi efhe aksiomat gjeometrike”….,
    Zoti President doni apo nuk doni ju dhe Saliu, Basha,
    Mona etj. ,reforma ne drejtesi: SPAK-u dhe BKH-ja do te
    perfundojne kete vit. S’arrini dot ta pengoni apo sabotoni,
    sic keni bere keto 3 vjet te shkuara. Juve zoterinj e beni
    kete sepse keni per te dhene shume llogari para Drejte-
    tesise dhe kjo u ka futur tmerrin dhe panikun dhe s’dini
    c’fare beni. Kam pare shume nga keto skena gjate 80
    vjeteve te mia: burra qe ne i quanim : luane kur i kendo-
    hej ” Requiem Eternum” nuk dinin cfare flisnin, u shndrro-
    nin nga luane ne lepuj e pula te lagura.Nuk,eshte as vendi dhe as koha per te permendur me emra keta ish- mytebere sepse tash do te jeni ju politijanet e sotem qe do ju shohim shume shpejt ne banken e te akuzuarve. Boll keni shire mbi shqiptaret dhe fatin e tyre. Drejtesia,
    RECI ,enkas eshte ngritur ne radhe te pare e mbi te gjitha per Ju….!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim