Meta: Ne duhet t’i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë

May 21, 2017 14:05

Meta: Ne duhet t’i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë

 

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Njësisë administrative Vaqarr në Tiranë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në fjalën përshëndetëse tha se të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu dhe të mos mendojnë që të braktisin vendin.

Ne duhet t’i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë, sepse ikja e një të riu është një brengë për çdo familje, ndërkohë që mundësitë janë që të gjithë të kenë një punë të mirëpaguar këtu dhe të kenë një shans për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu pranë familjeve të tyre”, – deklaroi mes të tjerash Meta, teksa theksoi se pa energjinë, pa entuziazmin dhe pa pasionet e të rinjve Shqipëria nuk mund të shkojë përpara.

Ndërsa, kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Luan Rama, njëkohësisht nënkryetari i LSI-së, tha në fjalën e tij se LSI si forcë e rinisë, garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat.

LSI si forcë me një fuqi rritjeje shumë të madhe, si forcë e rinisë, si forca që garanton barazinë e shanseve për gratë dhe vajzat për nënat dhe motrat tona është në këto zgjedhje ajo që ka shansin, përgjegjësinë dhe detyrimin të dalë si forcë e parë politike”, – u shpreh Luan Rama, duke theksuar se është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë.

Është koha për të mos e humbur shansin që LSI i ofron Shqipërisë! Është koha për të mos e humbur shansin që LSI-ja i ofron çdonjërit prej nesh, për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, që është LSI-ja, të lëvizim gjithë Shqipërinë nga bataku i krizës dhe konfliktit për ta çuar Shqipërinë në ëndrrën evropiane që të rinjtë e këtij vendi të punojnë këtu dhe të mos presin të gjejnë një hapësirë për të shkuar gjetiu”, – shtoi Luan Rama.

 

May 21, 2017 14:05
Komento

3 Komente

  1. Lennard May 21, 14:17

    Po ku i keni fabrikat apo uzinat ,ku i keni frontet e reja te punes? Ju stimuloni vete kultivimin e drogave.Cfare do te bejne tjeter njerzit e varfer??.JU si LSI keni 8 vjet ne Qeverisje.Tashti na dilni se nuk keni asnje lloj pergjegjesie.Ju gjate qeverisjes jeni interesuar vetem te mbushni xhepat tuaja.Sa miliarda e ke Pasurine o LIKE FLORIRI.?

    Reply to this comment
  2. Arben May 21, 19:05

    JEPI OR MIK, TALL B…. ME KETE POPULL.

    PREJ HAJDUTERIVE TE TUA IKIN NJEREZIT NGA SHQIPERIA.

    NUK KEMI NEVOJE AS VETING AS LESH AS PRESH.

    FUTNI ILIR MUTIN NE BURG DHE SHIKONI PASTAJ, VJEDH ME NJERI??!!

    Reply to this comment
  3. Arben May 22, 06:26

    LESHOJINI NE KOHE KOMENTET, O PORTAL I LODHUR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*