Meta: Në fund të vitit përfundon rruga Lushnjë-Berat

September 27, 2014 18:31

Meta: Në fund të vitit përfundon rruga Lushnjë-Berat

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta , mori pjesë në panairin agro-ushqimor në qytetin e Çorovodës. Në këtë vizitë, Meta shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deputetë të grupit parlamentar të LSI-së për qarkun e Beratit dhe drejtues të pushtetit vendor.

Meta shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në panairin e produkteve bio në qytetin e Çorovodës dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur agro-turizmin.

Kryeparlamentari u shpreh se një perspektivë e re është çelur edhe për Skraparin duke shtuar se kjo zonë ka mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar turizmin dhe agro-turizmin. “Së shpejti nis edhe projekti me qeverinë italiane për zhvillimin e turizmit. Së shpejti nis edhe projekti me Danimarkën, ku është i përfshirë dhe rrethi i Skraparit dhe qarku i Beratit për të mbështetur me prioritet këtë zonë dhe disa zona të tjera në Shqipëri për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë dhe shumë projekte të tjera”, tha ai.

Meta garantoi banorët se shumë shpejt do të përfundojnë disa projekte automobilistike që do të kontribuojnë në zhvillimin e zonës. Kryetari i Kuvendit theksoi dhe rëndësinë që ka realizimi i projektit të gazsjellësit TAP.

“Në fund të këtij viti përfundon rruga Lushnjë-Berat dhe vitin e ardhshëm rikonstruksioni i rrugës nga Berati në Çorovodë. Së shpejti nis projekti për rrugën nga Ambulli në Përmet. Njëkohësisht Skrapari përfiton nga projektet e gazsjellësit mjaft të rëndësishëm dhe strategjik TAP, të cilat cilat do ta kthejnë në një nyje të rëndësishme, jo vetëm për këtë investim strategjik, por dhe do t’i japë mundësinë që përmes krijimit të infrastrukturës së këtij investimi, të lidhet njëherë e përgjithmonë edhe me rrethet e tjera, e sidomos me Korçën”, tha Meta.

September 27, 2014 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*