Meta përpara mediave: Unë jam i qetë edhe kur artikuloj me forcë

September 11, 2019 17:35

Meta përpara mediave: Unë jam i qetë edhe kur artikuloj me forcë

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat rreth orës 17: 00, të ditës së mërkurë, ashtu si ishte njoftuar nga vetë ai në rrjetet sociale.

Kjo konferencë vjen pas takimit të presidentit me delegacionin e Komisionit të Venecias, që janë në Tiranë me ftesë të Kuvendit, në lidhje me shkarkimin e Presidentit dhe takimit të tij me kreun e PD, Lulzim Basha.

Duke theksuar se presidenca do të jetë transparente me mediat, presidenti tha se 11 tetori kur delegacioni i Komisionit të Venecias do bëjë publik raportin mbi faktin nëse presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, nuk ishte një datë e rëndësishme, pasi shqiptarët e dinin se presidenti nuk kishte shkelur kushtetutën.

Meta nënvizoi se presidenti nuk ka zhdekretuar, por ka dekretuar shfuqizimin e 30 qershorit.

Ai u shpreh: “Shqiptarët jetojnë në dy shtete, në shtetin e propagandës dhe shtetin e së drejtës. Unë për vete mendoj se jam në shtetin e së drejtës. Propaganda thotë që Presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë, se nuk ja lejon Kushtetuta. Unë nuk është se kam zhdekretuar. Unë kam të drejtë që të nxjerr dekrete si President. Unë kam të drejtë që të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm”.

Presidenti theksoi se delegacionit të Komisionit të Venecias iu dha një raport paraprak, i cili do bëhet publik në faqen zyrtare të presidencës të hënën në shqip dhe anglisht.

Në vijim, Meta tha se 18 tetori i vendimit për çeljen e negociatave me BE ishte data e rëndësishme dhe se media duhej të fokusohej te kjo datë.

Në lidhje me paraqitjen e tij para Komisionit Hetimor, presidenti këmbënguli se ai kishte pasur informacion të klasifikuar se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Ai tha se ky informacion mund të verefikohej edhe nga komisioni.

Në lidhje me qetësinë e tij para Komisionit në fjalë, presidenti theksoi:

“Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë. Para komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë komision. Unë dua ti bëj të qartë qytetarëve se unë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme.”

e.ll./dita

September 11, 2019 17:35
Komento

11 Komente

  1. sensi September 11, 18:18

    Me te njejten llogjike,qe arsyetoi se “Sander Lleshaj eshte gjeneral aktiv”edhe pse ka 5 vjet qe me urdher te ish presidentit te republikes ka dale ne reforme dhe se punonte civil si keshilltar i kryeministrit,prap po deklaron me te njejten llogjike feminore se,

    ” Presidenti nuk ka zhdekretuar, por ka dekretuar shfuqizimin e 30 qershorit”.!!!!!!!
    Jo VE por KOKOVE!
    As ne Zululand nuk do vihej president ky!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta September 11, 18:35

    Edhe Saliu me 21 Janar ,kur vrau kater protestus te pafajshem ,qe ti Ilir Meta i quajte kok palare, keshtu thoshte :”mbrojta kushtetuten”!,ndersa ti per te anulluar 30 Qershorin ,sajove “djegien e Raishtagut”

    Reply to this comment
  3. USA September 11, 18:42

    Mu duk se likja po qante presidentin meta chi desh qe mora mend berishes.

    Reply to this comment
  4. Emigranti September 11, 18:59

    Shikoni c’far Theatro,ne rolin e Zeusit te madh,”babai” i kombit qe na digjet per kushtetuten,sikur vetem ky e ka ne dore ta intrpretoj mbrojtjen e saje,asnjeriu tjeter nuk i takon ta diskutoje pervec shenjterise se tije fuqi plote.Keti po i duket presidencia Mbreteri,vete zot e vete shkop.

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta September 11, 19:08

    Si shume konferenca shtypi po zhvillon kete vit “more Beu yne”nuk e dime ke kerkon te bindesh per “pafajsine “tende “popullin”apo vetingun!?Sajive “djegien e Raishtagut”per te cdekretuar 30 Qershorin dhe propagandon me buje te madhe se mbron kushtetuten , po ti e ke neperkembur kushedi sahere kushtetuten me kthimet e panumurta te ligjeve qe ka miratuar Parlamenti !Marrezite e tua ja kaluan edhe atyre te Sali Berishes qe deklaronte “se kishte biseduar me zotin, per te qendruar 35 vjet ne pushtet !

    Reply to this comment
  6. Komunisti September 11, 19:23

    Djegja e Raishtangut,Alendja,Mic Sokoli
    Vojo Kushi,Sorosi,Kim Fillbi….
    Ka vdekur profesor Gjata,Coheni perjashta o njerz, per kurim te kualifikur profesinal se ky ka pjerdhur fare.Do lidhur mbas krevati se vetem mbrockulla do leshoje,plus qe ka edhe tentative vetvrasje.

    Reply to this comment
  7. John September 11, 20:28

    Po ti vetem mbron kushtetuten mazhoranca nuk pyetet fare dhe cakto nje date zgjedhjesh qesim ku mer pjese mona dashi dhe qije saliu hajde Toc ti i ke shkel te gjitha po edi te do te cmendur sic te beri saliu o like.

    Reply to this comment
  8. Poshtë presidenti hajdut ordiner! September 11, 21:40

    Pse presidenti nuk aktivizoj prokurorinë për informacionin që do të digjej parlamenti? Kush janë personat që do të digjnin parlamentin? Pse do të digjnin parlamentin? Do të digjnin parlamentin me apo pa deputetë brënda ndërtesës? Pse nuk thirri Këshillin e sigurisë kombëtare për këtë informacion kur këtë e ka thirrur për një çështje të rëndomtë si ajo e Balilit të drogës? Mos zjarrëvënsit janë molotovistët e kapsollexhinjtë e Monika Kryemadhit dhe partnerit të saj opozitar Lul Bashës që janë zbatues të verbër të urdhërave të Ilir Metës dhe Sali Berishës? Mos vallë presidenti është një miniHitler që me pretendimin e djegies së Raishtagut, që ai vetë e ka planifikuar dhe përgatitur, të arrijtë realizoj synime të caktuara politike? Në cilin vënd të botës kusarët e kapur në flagrancë me zë dhe figurë duke vjedhur bëhen president? A mund ti besohet sinqeritetit të një njeriu që dihet nga të gjithë që është hajdut profesionist?

    Reply to this comment
  9. Eno September 11, 22:04

    Ilir Meta, një student mediokër, afinitet provinciali për tu afruar kudo ku del vetëm intwresi. Përfundon në “burrë shteti” si shumë mafiozë. Po gjetët një gjurmë të vetme kulturimi tek ky njeri, tërhiqem.

    Reply to this comment
  10. Pirati u be Pape September 12, 05:42

    Sa mendon per popullin,dhe kushtetuten pirati Meta !
    Merite ka edhe First Lady,doktorresha Mona Lisa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*