Meta në PE: Muaj e vite të lodhshme, të humbura. Paketa e re antikorrupsion: Konfiskim pasurish

December 5, 2013 23:35

Meta në PE: Muaj e vite të lodhshme, të humbura. Paketa e re antikorrupsion: Konfiskim pasurish

Gjate vizitës së tij në Bruksel, Kryetari i Kuvendit, Ilir  Meta ishte i ftuar i veçantë në seancën dëgjimore të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit  Evropian, (AFET). Në këtë seancë u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe ecurisë së procesit të integrimit evropian.  Seanca u zhvillua menjëherë pas miratimit nga AFET i Rezolutës për Shqipërinë, përmes së cilës Parlamenti Evropian i kërkon Këshillit Evropian miratimin e statusit kandidat.

Gjatë seancës dëgjimore në AFET, Kryetari i Kuvendit, Meta mbajti një fjalë përshëndetëse: “Ndihem i nderuar që jam sot në Komisionin e Jashtëm, në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe aspiratave të saj, sa i takon procesit të integrimit evropian.  Së pari e mbi të gjitha, më lejoni të falënderoj Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë ndër vite dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë – tha ai dhe më pas shtoi:

Unë besoj se Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë shumë pozitive të integrimit të saj evropian, e cila reflektohet në të gjitha zhvillimet politike të muajve të fundit.   Në kulmin e një fushate të nxehtë politike, pas disa muajve e viteve të lodhshme të humbura, në ja dolëm të miratojmë tre ligje të rëndësishme, të cilat ishin edhe kushtet e mbetura të BE-së. Rrjedhimisht, pritshmëria e statusit të kandidatit ka patur një ndikim pozitiv në plotësimin e kritereve. Zgjedhjet parlamentare të qershorit ishin të lira dhe të ndershme, si dhe një zhvillim shumë i mirëpritur dhe pozitiv…”

Duke folur për situatën në Parlamentin shqiptar, Meta theksoi:

“Parlamenti tani funksionin me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha partive politike. Opozita luan një rol aktiv në seancat plenare, punën e komisioneve parlamentare dhe është e përfaqësuar më së miri në delegacionet tona të përhershme pranë organizatave ndërkombëtare ku Kuvendi i Shqipërisë është palë. Megjithë numrin më të vogël të deputetëve në Kuvend, opozita e re kryeson po të njëjtin numër komisionesh parlamentare dhe ruan të njëjtin përfaqësim në delegacionet tona të përhershme jashtë, nëse jo më shumë, se ato që ka pasur ish opozita socialiste. Unë jam partizan i dialogut dhe besoj se të gjithë biem dakord me faktin që Shqipëria ka nevojë për një dialog të qëndrueshëm dhe konstruktiv politik… Kompromisi dhe përfshirja do të jetë fokusi i angazhimit tim si Kryetar i Kuvendit…”

Meta u ndal edhe tek dialogu i nisur në Tiranë Fule-Rama:

“…Në Tiranë ka nisur një Dialog i Nivelit të Lartë midis Komisionerit të BE-së Fule dhe Kryeministrit Rama për të garantuar që masat afta-shkurtra të jenë efektive dhe të japin rezultate të prekshme, ndërkohë që garanton që ne nuk e humbasim fokusin për t’iu adresuar pesë prioriteteve që përmbajnë rekomandimet e Progres Raportit të Komisionit. Për të qenë i sinqertë, ne nuk pretendojmë të bëjmë mrekulli në 3 muaj, por gjatë kësaj periudhe të shkurtër janë bërë përpjekje të lavdërueshme për të forcuar sundimin e ligjit, duke përfshirë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është emëruar një Koordinator Kombëtar për Anti- Korrupsionin dhe ai tashmë po harton strategjinë Anti-Korrupsion. Aktualisht, në Parlament po diskutohet një paketë e re Anti-Korrupsion, e cila synon ashpërsimin e masave dhe veprimit kundër rasteve të korrupsionit në nivel të lartë, duke u fokusuar veçanërisht në konfiskimin e pasurive, gjë që nuk është bërë në të shkuarën…”

Meta shtoi në fund të fjalimit të tij edhe që dhënia e mundshme e statusit nuk do ti stopojë reformat:

“Ne nuk e shohim dhënien e statusit të kandidatit si fundi i integrimit evropian për Shqipërinë. Përkundrazi, ne e shohim atë vetëm si stacioni i natyrshëm i radhës në rrugëtimin tonë drejt standardeve evropiane të jetës sociale, politike dhe institucionale. ne e konsiderojmë atë si një gur kilometrazhi që hap një kapitull të ri për detyrat dhe përgjegjësitë tona.  Me lejoni të shtoj dhe diçka tjetër, shumë të rëndësishme për ne: Pavarësisht vendimit të Këshillit në dhjetor, ne jemi të vendosur të vijojmë me ritmin e reformave të rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, sepse ne jemi të vetëdijshëm që reformat nuk duhen bërë për hatër të Evropës, por para së gjithash, për t’i shërbyer qytetarëve tanë…” – tha Meta.

December 5, 2013 23:35
Komento

3 Komente

  1. raimondi Vlonjati December 6, 02:49

    Meta eshte njeriu i kompromisit _

    Tamam te tille duhen politkane tane sot, ne menyre qe te mjekohen ato plaget qe jane hapur ne te dy krahet e politikes ne elektoratin shqitpar .
    .dhe te ecet perpara drejt regullimit sa me te shpejte te gjerave …..

    Reply to this comment
  2. Nje qytetar! December 6, 07:52

    Ha ha ha, konfiskim pasurish? Bukur fare , por si do t’ja besh ti , qe s’ke PUNUAR asnje dite dhe ke goxha pasuri.
    Nuk ka lufte kunder korrupsionit n.q.s. nuk verifikohet e sekuestrohet pasuria yte or Ilir floriri!

    Reply to this comment
  3. DREAM December 6, 08:35

    “Aktualisht, në Parlament po diskutohet një paketë e re Anti-Korrupsion, e cila synon ashpërsimin e masave dhe veprimit kundër rasteve të korrupsionit në nivel të lartë, duke u fokusuar veçanërisht në konfiskimin e pasurive, gjë që nuk është bërë në të shkuarën…”

    Kte e ka fraze personale …eshte duke folur per vete …..
    PE ,sigurisht po mahnitet me mrekulline shqiptare !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim