Meta në presidencë nuk harron Nishanin: E falenderoj për qëndrimin e ekuilibruar

July 24, 2017 19:48

Meta në presidencë nuk harron Nishanin: E falenderoj për qëndrimin e ekuilibruar

Pas betimit në Kuvend, Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij nga Presidenca ku u prit nga Bujar Nishani.

Meta falënderoi ish-Presidentin Nishani, për kontributin e tij dhe për punën e bërë në këto 5 vite.

“Një vlerësim kam për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit, me të cilin kam bashkëpunuar në shumë rrethana të vështira. Shteti shqiptar ka përgjegjësinë e një populli me vlera madhore.

Të jesh në krye të këtij shteti, është më shumë se përgjegjësi para Kushtetutës, por para historisë së këtij kombi. Sapo u betova duke u angazhuar që të gjitha aftësitë e mia politike do të jenë në ruajtje të tolerancës e bashkëjetesës.

Gjithnjë ja ka vlejtur të mos kursehesh për të gjetur se çfarë na bashkon. Jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensit. Demokracia është jetike për një vend si yni. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias, si liri e të shprehurit të shoqërisë.

S’mund të ketë demokraci të shëndetshme pa shoqëri aktive. Shqipëria evropiane që duam kërkon cilësi të lartë mendimi, që nuk arrihet pa përfshirje të botës akademike universitare.

Aspirata e madhe evropiane nuk mund të vlerësohet me rritje të vogla përqindjesh ekonomike, apo me statistika sa do optimiste janë ato,” tha Meta.

July 24, 2017 19:48
Komento

3 Komente

  1. MH July 24, 20:00

    Z.Like.
    keshtu sic uron Nishanin per ekuilibriste do vashdosh dhe tina te reabilitosh me dekorime balliste e kriminela diversante,hajdute parash e sekser deri ne kalibrin tend me bllok ne dore.
    E po kesaj i thohet ikem nga shiu dhe rame ne bresher.
    Si do qe te vijne punerat tymi i yt te shkoje drejte i pa anshem me tefter ne dore.

    Reply to this comment
  2. I pandehuri July 24, 21:10

    ik more pirdhu! Haram te qofshin edi rama 74 deputetet! Na le ne kurriz nje president qe do te na beje te kujtojme me nostalgji Nishanin!!!
    U vertetua: kur eshte nevoja per atribute ti nuk i ke!
    Mjere Ky popull!

    Reply to this comment
  3. Edhe nje dopio usta July 24, 23:59

    Ke quan ky kokelope, qendrim te ekujlibruar te Nishanit…. vendimet qe merreshin ne SHUP dhe ky toci i firmoste me doren e paralizuar, apo sikur po i binte me dore.
    Kokekatrori Meta me keto “lavde” qe i thur sakatit Jar, po legalizon vendimet partiake qe do te marre ne emer te LSI dhe te lesbikes Monika, duke e i vene firmen e “paneshmerise” si President.
    Fatmiresisht Presidenti ka ne dore celsat e kashte dhe dekoratat per te dhene per cdo gomar te nordhur apo qe eshte drejt ngordhjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*