Meta në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane

July 26, 2016 15:56

Meta në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane

Kryeparlamentari Ilir Meta ndodhet në Amerikë për të marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia.

Meta ishte i pranishëm edhe në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar prej Institutit Demokratik Amerikan NDI.

Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij forumi të rëndësishëm që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, ishin të ftuar udhëheqës politikë, kryetarë shtetesh e parlamentesh, parlamentarë, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues politikë nga e gjithë bota.

Gjatë këtij forumi Ilir Meta takoi mes të tjerëve edhe ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Eurodeputetët Gianni Pittella, Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë nga vende të ndryshme.

Gjatë shkëmbimeve të tij, Meta theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me SHBA, në planin bilateral dhe në kuadër të NATO-s, në funksion të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të botës, ku SHBA dhe Shqipëria janë aleate besnike.
Gjithashtu Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Demokratik Amerikan dhe evidentoi kontributin tepër pozitiv të NDI në forcimin e parametrave demokratikë të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike.

Gjatë punimeve të Konventës Demokratike dhe Forumit të NDI ku znj. Madeleine Albright dhe ish Senatori Tom Daschle mbajtën fjalën e hapjes, të ftuarit po ndjekin nga afër procesin e nominimit të kandidatëve zyrtarë të Partisë Demokratike për President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara si dhe do të njihen me funksionimin e sistemit politik amerikan.

meta

meta3

meta1

meta4

July 26, 2016 15:56
Komento

1 Koment

  1. intelektuali July 26, 17:41

    FOTOT E LIKE FLORIRIT NE SHBA SI FOTOT E ENVERIT NE KREMLIN

    Po kush denjon nga administrata e Obames ta prese kete ryshfetci te pacipe zyrtarisht? Shikoni keto foto qesharake te Like Floririt ne SHBA qe duken si fotot e Enverit ne Kremlin qe te mesoje Bota se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE KUR PROPAGANDA BOLSHEVIKE BENTE KERDINE NE TROJET TONA

    dhe mbetet vetem te pyesim Mbretin e Ryshfetit dhe Korrupsionit ne Shqypni:

    PO SEKRETARIN E TIJ ALMIR RRAPO A SHKOI TA TAKOJE NE BURGUN FEDERAL?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*