Meta në SHBA: Të monitorohet reforma në drejtësi dhe të jetë histori suksesi

May 13, 2016 11:22

Meta në SHBA: Të monitorohet reforma në drejtësi dhe të jetë histori suksesi

Gjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë.

Meta u prit nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë, me të cilët bisedoi mbi përpjekjet e përbashkëta për një sistem të drejtësisë të paanshëm, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri.

Kryeparlamentari shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA japin për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe i informoi për ecurinë e reformës në drejtësi, duke vënë në dukje se kjo reformë është në fazën e saj përfundimtare, atë të miratimit të saj.

Meta rikonfirmoi angazhimin e tij për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kuvend dhe duke vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe punën e paanshme dhe profesionale të misioneve EURALIUS dhe OPDAT, theksoi se: “Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmerisë në Shqipëri”.

Kryeparlamentari kërkoi nga autoritetet amerikane monitorim të reformës në drejtësi që të jetë histori suksesi.

Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, z. Bruce Swartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA-të i kushtojnë miratimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Z. Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

 

May 13, 2016 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin