Meta në Skrapar: Të punojmë të bashkuar për çeljen e negociatave

May 9, 2018 11:52

Meta në Skrapar: Të punojmë të bashkuar për çeljen e negociatave

 

Kreu i Shtetit Ilir Meta, i shoqëruar nga disa ambasadorë të huaj ka marrë pjesë në hapjen e sezonit turistik në bashkinë e Çorovodës, në Skrapar.

Ai ka uruar ditën e Europës por dhe ditën e Fitores mbi Fashizmin, duke shprehur besimin për çeljen e negociatave në muajin qershor.

Skrapari, krahina e parë e Shqipërisë e çliruar nga partizanët. Shpresoj në çeljen e negociatave në muajin qershor. Të punojmë fort e të bashkuar në realizimin e prioriteteve kyçe”, tha Meta.

 “Promovim potencialeve dhe resurseve turistike të zonës, nga vlerat e kulinarisë të ushqimeve bio e deri tek të pakrahasueshmet Kanionet e Osumit, si pasuri kombëtare unikale dhe me vlera të jashtëzakonshme turistike. Sportet rekreative si rafting shërbejnë si reklama më e mirë për turistët vendas dhe të huaj të cilët pasi eksplorojnë për herë të parë këto bukuri mahnitëse duan të rikthehen sërish. Bujqësia, Turizmi, agro-turizmi dhe industria e lehtë përpunuese janë sektorë vitalë për të mbështetur ekonomitë familjare dhe punësimin e qytetarëve të zonës”, u shpreh ndër t ë tjera Meta.

l.h/ dita

May 9, 2018 11:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim