Meta në Suedi: Reforma në drejtësi duhet miratuar përmes konsensusit

February 22, 2016 17:49

Meta në Suedi: Reforma në drejtësi duhet miratuar përmes konsensusit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi sot një vizitë dy ditore zyrtare në Suedi me një takim në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit me Sekretarin e Shtetit, Lars Westbratt.

Meta dhe Westbratt diskutuan mbi situatën e fundit të lëvizjeve migratore dhe azil kërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke ndarë bindjen se kjo krizë e paprecedentë e refugjatëve, e cila ka prekur si rajonin e Ballkanit ashtu edhe vendet si Suedia, po sfidon vlerat e solidaritetit evropian.

Duke shprehur mirënjohjen për rolin pozitiv që Suedia luan brenda Bashkimit Evropian pro zgjerimit, Meta konfirmoi se Shqipëria mbështetet tek përkrahja e fortë suedeze, dhe në këtë kontekst Kuvendi është i vendosur të inkurajojë përshpejtimin e reformave që kërkon Integrimi Evropian i vendit, veçanërisht asaj në sistemin e drejtësisë, reformë e cila duhet miratuar pa vonesa përmes konsensusit dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm politik, në koordinim me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje gjithashtu se sfidat e fundit të refugjatëve, si dhe ato të terrorizmit dhe trafiqeve ilegale që po ndjehen në të gjithë kontinentin evropian, janë sfida të cilat kërkojnë më tepër solidaritet evropian, më tepër koordinim mes vendeve të BE dhe atyre në rajonin e Evropës Juglindore, dhe jo mure midis vendeve.

Meta u takua edhe me Ministrin për Sipërmarrje dhe Inovacion të Suedisë, Mikael Damberg. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu vendosmërinë për të avancuar me reformat madhore të vendit, kryefjala e të cilave është reforma në sistemin e drejtësisë, si kyçe jo vetëm për avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, por edhe për një klimë më të besueshme biznesi dhe investimesh.

February 22, 2016 17:49
Komento

4 Komente

  1. TLN February 22, 17:59

    Shko mor kriminel.Flet per drejtesine ti hajdut.

    Reply to this comment
  2. tamam February 22, 18:37

    Mesazhi eshte per Stafin e Dites qe komentet i kontrllon dhe pastaj sipsa interesit i boton ose jo.Portale te tjera e japin direkt komentin pa pare shume anen e interesit.Vazhdoni njelloj si 50 vjet perpara.

    Reply to this comment
  3. Prokurori Amerikan February 22, 19:32

    Ky letyra ka vajtur per te bere biseda me mafjen. Ai eshte ne siklet se ku te mund te fshehe eurot dhe dollaret.

    Reply to this comment
  4. Fat man February 22, 20:51

    I pandeshkuar dhe i shpetuar nga kjo (pa)Drejtesi si HAJDUT me ndihmen e Sali Kriminelit, Ilir Floriri Kokekatrori na jep mend qe nga Suedia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*