Meta në Tropojë: Thesaret e trashëgimisë kulturore duhen promovuar

October 12, 2018 18:08

Meta në Tropojë: Thesaret e trashëgimisë kulturore duhen promovuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Rrethin e Tropojës, e përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai bën thirrje për promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore”, shkruan ndër të tjera Meta në “Facebook”.

Më herët Presidenti Meta vlerësoi kontributin e humanistes nga Austria, znj.Marianne Graf, falë së cilës u vu në jetë zbatimi i projektit të Bashkisë së Tropojës për strehimin e 15 familjeve të pastreha dhe në kushte shumë të vështira ekonomike, nga të cilat 6 familje nga komuniteti Rom.

o.j/dita

October 12, 2018 18:08
Komento

3 Komente

  1. Eri October 12, 20:26

    Kujdes malet ne Tropoje se Likja ka vajt me inspektu a ka mermer.

    Reply to this comment
  2. dashamires October 12, 20:31

    Aman se na hapet barkun me kete president!

    Reply to this comment
  3. Dardan October 12, 20:33

    Sali Berisha paska derguar ne vendlindje djalin e biresuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim