Meta në Uashington: Shqipëria është partner luajal i SHBA-ve
Gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë. Kryeparlamentari u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizës së Kongresit Amerikan përmes Librarisë së Kongresit për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë, marrja e eksperiencës për shërbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencës së veprimtarisë parlamentare.
Në këtë takimi u diskutua edhe mbi reformat e rëndësishme që po ndërmerren në vend, veçanërisht ajo në fushën e drejtësisë. Gjithashtu, u shkëmbyen edhe mendime mbi çështje të rëndësishme të sigurisë si situata në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatëve, situata në rajon dhe u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimi i Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në përballimin e krizës së refugjatëve.
Kryetari i Kuvendit, Meta u prit në takim edhe nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongres, kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse, roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarëve në rajon për rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit. Në takim u diskutua dhe për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.
Më tej, gjatë vizitës Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher si dhe kongresmeni, Eliot Engel, të cilin e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë. “Do të jemi përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale. Terrorizmi mbetet një problem global dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në kuadër të NATO-s. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë me interes strategjik”, tha z. Meta.
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.
Ha-mrika e ka zakon mbeshtetet tek politikanet me te kaluar te dyshimt per ti perdor ato per interesat e veta dhe mbasi i shtrydh si limoni,i dergon ne boten tjeter.
Like Hajduti si ish Partner i Berishes po ben vizit ne Ha-merr-ik,ky esht lajm deshperues.
Sa gjona te mençme thote koke lopa.Hartimet vazhdojne pa mbarim.
Duket gjeti treg dhe e shiti by.. Meta. Me florinj? Jo nuk e besoj. Mjafton me pak xhambasllek dhe perulje po, vetem atehere po, po!
A TAKOI LIKE FLORIRI SEKRETARIN E TIJ, ALMIR RRAPO NE BURGUN FEDERAL?
ku ky sekretar i Ilir Metes dhe pinjoll i Partise se Punes dergjet me akuzen per vrasje dhe droge ne SHBA. Kjo eshte pyetja qe duhet t’i bente gazeta DITA Kryeparlamentarit shqyptar qe eshte njekohesisht edhe Kryeryshfetciu dhe Mbreti i Korrupsionit ne vendin tone dhe njekohesisht aleat famoz i djeshem i Sali Vrastarit dhe Sali Kusarit dhe aleat famoz sot i Edvin Artistit me qellimin vetem per te zhvatur dhe vjedhur edha ato pak gjera qe i kane mbetur Vatanit tone te gjore.
Ky kok tul qe ben xhiro me parate e popullit te pakten te vendose flamurin kombetar kur del ne fotografi,kete staf idiot ka zgjedhur ky kok tul.e pershendeti dhe kumbari i tij viziten ne shba.
Moooreeeee!!!
Vertete, pse nuk e kane vendosur flamurin shqiptar?
Kane ” harruar”, apo nje domethenie, nje nenvleresim?
Kush e ka njohur protokollin amerikan ne keto raste kur pritet kryeparlamentari?
Po sikur, e dhente zoti, vjen “homologu” amerikan ne Tirane, do te vendoset fl.amerikan krahas atij shqiptar?
Besohet se Lirua si nje malsor jugu ka hethene ndonje fjale, apo nuk I ka shkuar ndermend fare te shkretit?
Parà disa muajsh kur veliaj ishte minister u be skandal pse udhetoj ne usa ne biznes klas me leket e ministrise ,pas 2 ditesh ai e postoj karten e imbakmit DHE ishte Ekonomy class ,DO TA KETE KETE GUXIM DHE ILIRI,NE EMER TE TRANSPARENCES PER PUBLIKUN DHE SI DETYRIM MORAL DHE LIGJOR PERPARA PUBLIKUT SHQIPTAR.cfare klasi DHE sa i kushtoj shqiptarve ky udhetim kortezie ne usa??!?publku eshte ne pritje…