Meta në Universitetin Bujqësor: Plane për zhvillimin e bujqësisë

March 7, 2014 19:26

Meta në Universitetin Bujqësor: Plane për zhvillimin e bujqësisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi sot Universitetin Bujqësor të Tiranës, prej nga ku uroi të gjithë mësuesit dhe pedagogët me rastin e festës së 7 marsit.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur para një auditori me pedagogë dhe studentë të këtij universiteti,  Meta e cilësoi festën e mësuesve si një ditë që na kujton mirënjohjen, respektin dhe dashurinë për ata njerëz që na kanë dhënë dije dhe na kanë mësuar se dija është arma jonë e parë dhe më e rëndësishme për të përballuar të ardhmen.

“Duke uruar festën e 7 marsit për të gjithë ata arsimtare, profesorë e pedagogë, duke i uruar për këtë ditë të mbarë për të gjithë ata, njëkohësisht dua të shpreh bindjen se gjithë ne dhe shoqëria jonë ka një borxh të pashlyeshëm, një borxh mirënjohjeje që trashëgohet brez pas brezi dhe sado që ne të tregojmë mirënjohjen dhe përkushtimin tonë ndaj mësuesve e pedagogëve tanë, përsëri do të mbetemi përjetë në borxh ndaj tyre”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Në fjalën e tij mes të tjerash z. Meta theksoi se Shqipëria e sotme nuk është vendi i mundësive ideale, pasi ka ende shumë mungesa, varfëri, privacione, vështirësi dhe distancë reale nga të qenit një vend normal për mundësitë që ofrohen për arsimim, për kulturë, për punësim, për një jetë të denjë si ajo e bashkëmoshatarëve tuaj në Evropë. Sipas tij, jemi ende larg atij modeli që gjeografikisht e kemi pranë.

“Por sidoqoftë të gjithë bashkë kemi entuziazmin dhe energjitë e nevojshme për ta realizuar atë model këtu në Shqipëri. Por të pranosh realitetin, ta shohësh atë me sy qortues është hapi i parë i domosdoshëm në rrugën për ta përmirësuar dhe ndryshuar”, shtoi Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, Meta u shpreh se bujqësia ka nevojë urgjente për reforma të mençura dhe të shpejta, të cilat e shpërblejnë po shpejt mundin dhe investimin si edhe ka nevojë për plane konkrete, për nxitjen prodhimit vendas të cilat synojnë uljen e kostove dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

March 7, 2014 19:26
Komento

5 Komente

  1. DREAM March 7, 19:49

    Perseri ky ne faqe te pare ???
    Nga mengjezi ne darke ne gazete dhe ne cdo stacion tv vetem ky ???

    Duaaaaaaaaa Berishen …te pakten ai te ben per te qeshur .

    “ka ende shumë mungesa, varfëri, privacione, vështirësi dhe distancë reale nga të qenit një vend normal për mundësitë që ofrohen për arsimim, për kulturë, për punësim, për një jetë të denjë ….”
    e ka mbledh mendjen per statusin ne qershor
    do ti ngelen vetem milionat qe ka vjedhur dhe ministrja Klajda me fustanin e kuq .
    Te kam thene zt Kryetar i kurVendit ,hiqe ate “i”nga emri i partise …coje M
    jo se kam per ate fjalen qe mendove …dmth Levizja socialiste e Mmmmmmm..onikes.

    Reply to this comment
  2. Celo Picari March 7, 23:07

    Planet duhet qene bere me kohe tani duhej implementimi planeve.
    Ca planesh do bej ky vec te beje monopole per xhepin e vet.
    Cudi si ka akoma njerez qe besojne ne rilindjen.
    Rilindi me fort antivlera dhe hajdutlleku, ja kjo eshte rilindja Rames rilindje ne tv ne fcb te tweter ne blogje e ne fakt thanas shtrengo rripin

    Reply to this comment
  3. Marin Gashi March 8, 00:00

    Pse Ilir Meta ne Universitetin Bujqesor??? Hehehe… Ka nuhatje te madhe derri. Fondet e FMN dhe te Bashkimit Europian per bujqesine ne Shqiperi jane 70 milion euro; pra Ilir Floriri ka per te futur ne xhepin e tij minimumi 7 milion euro (10%). .

    Reply to this comment
  4. Goni March 8, 09:15

    Rilindja ne fakt nuk ka pamjen e Rames, por turirin e Metes. Qeverite me Meten brenda jane te deshtuar qysh ne nisje. Rama perderisa e mori ne qeverisje, tregoi se do mbuloje te gjithe llumin e Metes ne qeverine Berisha. Por harron Rama se llumi i qeverise sotme do i faturohet atij, jo Metes se urte e te bute. Mu… qeveria Berisha, por mu… e shu… qeveria Rilindja.

    Reply to this comment
  5. ani March 8, 11:43

    Ej te pakten futini ato pajisje ne prize…. Duket sikur Lideri i Korese se Veriut shkon per vizite ne universitetin bujqesor te Pjonjangut. Cjane keto farsa qe na shfaqen perpara. Mire qe i shkoni nga mbrapa por mos i publikoni me foto. Me mire lerini lexuesit te fantazojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*