Meta: E negociojmë 13 tetorin nëse Rama e ka datë ters, por…

July 18, 2019 11:25

Meta: E negociojmë 13 tetorin nëse Rama e ka datë ters, por…

Presidenti Ilir Meta komenton deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

Presidenti deklaroi se është gati të negociojë 13 tetorin, duke dekretuar një datë tjetër, por përpara se të jepet vendimi i KE për negociatat. Kreu i Shtetit tha se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, ndërsa foli edhe për qoka të ndërkombëtarëve.

“Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin, dhe dua ta siguroj se e vetmja datë ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi të ndikoj është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e Bashkimit Europian do të vendosin për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Të gjithë ne tani e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, proimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë dhe është e domosdoshme që të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sinqertë para shqiptarëve, unë si President, por edhe Rama i kryetar i QEverisë dhe shumicës, natyrisht edhe zoti Basha, si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore dhe të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm”, tha Presidenti.

Ai shprehu keqardhjen që nuk ishte gjetur një zgjidhje më parë, që kur ai zhdekretoi 30 qershorin dhe caktoi më pas një datë të re për zgjedhjet vendore. “Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për ping-pongun e kalimit të fajit. Jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan, është i mirëpritur për të dhënë një zgjidhje me një datë tjetër”, shtoi Meta.

“Çdo proces është demonstrim i rrëmujëhanes që po zhvillohet në vendin tonë, është rezultat i shkeljes së kushtetutës, kjo gjë u demonstrua shumë qartë që në momentin ku me një qarkore Kuvendi u shpall gjoja i pavlefshëm një dekret i Presidentit dhe u bë presion mbi Kolegjin Zgjedhor. Duhet të kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje ligjore dhe kushtetuese në 30 qershor. Ta ketë të qartë çdo shqiptar dhe çdo ndërkombëtar që na thotë se gomari fluturon”.

Ai i bëri thirrje aktorëve politikë se pa zgjidhje nuk do të ketë nisje të negociatave dhe as justifikim para shqiptarëve.

“Të gjithë këto manovra, përpjekje, manipulime dhe qoka ndërkombëtare shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare që Shqipëria është e detyrueshme t’i zbatojë. Çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon,  kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, thekson Meta. Duhet të përfitojmë nga momenti pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me marrëveshjen e Prespës, por jo të pengojmë. i vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor, çfarë do t’u themi shqiptarëve? Që e kishte fajin Edi, apo Luli dhe Mona? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë para shqiptarëve. Para 20 vitesh Shqipëria ishte para Kroacisë në proceset e anëtarësimit, po ku është Kroacia sot?”, shtoi Meta.

e.t./dita

July 18, 2019 11:25
Komento

4 Komente

  1. Shqip ... July 18, 11:37

    sa me shpesh e shof te expozuar kazanit ,

    kte surrat reeptili helmus ,

    bindem perse i duhet hedhur Bomba Atomike atin vendi

    Reply to this comment
  2. MH July 18, 12:11

    Jemi te sigurt,gomari dhe Likja nuk fluturojne.Por te presim gjykaten kushtetuese qe zgjidhe fluturimet.
    Ndersa SPAK-u nuk len gomar e Like pa i fluturue.
    Pozita,qeveria nuk njeh kurrfare date zgjedhjesh qe ka caktue Likja.Kush do ti marrin organizimin e fushates per keto zgjedhje qe perrallis Likja.Keto jane ba qesharake.
    Presidenti njeh dhe e quan te mirqene protestat e opozites.
    Po protesten qeveritare qe nuk njeh daten e zgjedhjeve dhe qe nuk angazhohet per keto zgjedhje a duht ta quaj te mireqene Likja.Sepse i njejti kundershtim bahet si opozita dje,qeveria sot.
    Keto vec sa e shterngojne dhe e trashin nyjen po ne asnji mundsi per ta zgjidhur.

    Reply to this comment
  3. ETHEM LALAJ July 18, 14:46

    O ZOT.ESHTE PRESIDENT KY APO KRYETAR I OPOZITES.!? AKOMA KY MERRET ME 13 TETORIN !?
    -O Z.LIKE: ZGJEDHJET E TJERA JANE NE 2021,23.
    -BEJ THIRRJE QE ONM TE FORMOI GJ.KUSHTETUSE DHE KJO TE SHQYRTOI 30 QERSHORIN SI LEGJITIME OSE JO.KTU MERR GUND SE KUSH DO VAZHDOI TE EC PARA E KUSH DO SHKOI PER SKRAP.
    -THUAJ LULIT E MONES TE TERHIQEN NGA MARRZIT,NGA DREJTIMI I PARTIVE DHE TE FILLOJNE RINOVIMIN E PARTIVE DERI 2021.
    -KERKONI NDIHMEN E DEPUTEVE NE KUVEND PER HARTIMIN E REFORMES ZGJEDHORE.PIKE.

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta July 18, 18:57

    Ky presidenti yne kohet e fundit na ka zbuluar se eshte nji “talent” ne humor, aq te shpelare e ka humorin sa edhe Muli mund ta konkuroje se Saliu po se po megjithse te dy jane shoke te tij!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*