Meta nis dekretimet/ Kush është Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm

August 28, 2017 13:23

Meta nis dekretimet/ Kush është Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, dekretoi sot Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Kollçaku ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur ushtarake.

Gjeneral Brigade Bardhyl KOLLÇAKU, ka lindur më 05.06.1967, në Pëllumbas, Berat.

Ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Zbulim”, në vitin 1990.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer Kolegjin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Tiranë, Kolegjin e Shtabeve të Bashkuara, si dhe Kolegjin e Komandës & Shtabit në SHBA. Ka përfunduar studimet për Master Shkencor, Administrim Publik, në UT, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, si dhe ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e mbrojtjes.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka përfunduar gjithashtu Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, si dhe Kursin Ndërkombëtar të Oficerit për Taktikë dhe Inteligjencë në SHBA. Në jetëshkrimin e tij të pasur akademik, ndërmjet te tjerash, përfshihet Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit, Kursi i Forcave Speciale dhe Kursi Ekzekutiv i Sigurisë në Qendrën Marshall, në Garmisch, Gjermani. Gjeneral Brigade Kollçaku, ka kryer detyra të ndryshme si: Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Drejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike dhe Shef Kabineti i Shefit të Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka dhënë kontributin e tij ne krijimin e funksionimin e Sekretariatit te SEDM-CC, e para strukturë ndërkombëtare e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka kryer detyra të ndryshme si oficer shtabi dhe shef sektori në drejtoritë e zbulimit, planifikimit dhe marrëdhënieve me jashtë. Pas anëtarësimit te Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Kollçaku ishte ndër oficerët e parë të emëruar në shtabet e Aleancës, fillimisht si oficer shtabi dhe më vonë si Drejtor i Drejtorisë së Integrim-Koordinimit PfP, në SHAPE, Belgjikë.

Eksperienca e tij me trupën ka filluar si komandant toge në batalionin e mbështetjes të SHPFA, komandant kompanie dhe shef zbulimi në BrK, dhe kulmon si Komandant i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, në Brigadën e Reagimit të Shpejtë”, i vlerësuar dhe çertifikuar nga NATO.

Gjeneral Brigade Kollçaku ka shërbyer si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji (UNOMIG). Gjeneral Brigade KOLLÇAKU është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake.

Gjeneral Brigade KOLLÇAKU flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.

 

t5r4gfbv

August 28, 2017 13:23
Komento

12 Komente

  1. paul August 28, 14:36

    ketije i paska shkuar gjithe jeta neper shkolla, e kurse…….. pune nuk paska bere fare ky?

    Reply to this comment
  2. betim August 28, 15:09

    Po keta Kollçaket sikur ishin bjellogardiste, bre?!

    Reply to this comment
  3. Albi August 28, 15:28

    Kokrra e legenit eshte. Bythelepires…

    Reply to this comment
  4. Rambo2 August 28, 16:51

    po ta kete zgjedhur Ilir Meta, do
    kemi shef te mire…..ska nevoje per veting…ate ja kemi lene Edscobarit.

    Reply to this comment
  5. Arber I August 28, 17:04

    jam me z. Paul, shkolle dhe vetem shkolle, shefi i shtabit te ushtrise shqiptare duhet te kete praktike, se urdhrat do t’i japin gjeneralet e NATO-s. Te pakten di anglisht dhe do te luaje rolin e perkthyesit…

    Reply to this comment
    • paul August 28, 19:52

      flmd per mirkuptimin z Arber. une e kisha fjalen ne resumene e tije. kemi pare shume kanditate qe kane ” mbaruar ” aq shkolla e kurse sa po te ktheheshin ne dite kalendarike do ti binte qe keta nuk kan punuar fare , gjithejeten ne shkolla vetem.
      mendoj se keta lloj kanditatesh nuk thone te vereteten , ose me keq -njerezit qe i kandidojne ne keto poste duan qe te bejne pershtypje sa me te mire tek populli qe shiko se cfare profesionisti eshte ky apo kjo.
      per mendimin tim mjafton te kesh shkollen qe kerkohet per ate detyre qe te ngarkohet , gjuhe angleze, dhe perkushtim. mendoj se kurset ,seminaret, simpoziumet nje ose dy ditore nuk kane se cduhen ne nje resume.

      Reply to this comment
  6. Arber Iliri August 28, 19:14

    E zgjodhe na Berati mo Like floriri. apo ushtria duhet te udhehiqet nga trimat e Skarparit si puna e jote.

    Reply to this comment
  7. paul August 28, 19:52

    flmd per mirkuptimin z Arber. une e kisha fjalen ne resumene e tije. kemi pare shume kanditate qe kane ” mbaruar ” aq shkolla e kurse sa po te ktheheshin ne dite kalendarike do ti binte qe keta nuk kan punuar fare , gjithejeten ne shkolla vetem.
    mendoj se keta lloj kanditatesh nuk thone te vereteten , ose me keq -njerezit qe i kandidojne ne keto poste duan qe te bejne pershtypje sa me te mire tek populli qe shiko se cfare profesionisti eshte ky apo kjo.
    per mendimin tim mjafton te kesh shkollen qe kerkohet per ate detyre qe te ngarkohet , gjuhe angleze, dhe perkushtim. mendoj se kurset ,seminaret, simpoziumet nje ose dy ditore nuk kane se cduhen ne nje resume.

    Reply to this comment
  8. Aseni August 28, 21:12

    E ben Gjeneral para nje muaj per ta zgjedhur sot shef shtabi.

    Reply to this comment
  9. j August 28, 21:29

    A ka dale gjo andej nga presidenca o LIke ?

    Reply to this comment
  10. XXXL August 28, 21:54

    Ky pellumbi Bardhyl ku ka punuar, se per shkolla, kurse dhe Universitete te shplaka taven, paska qene si “Kiu fiu” i estrades.
    Kete pune ka menderja Like, tani e kane rradhen dokoratat, ka shume gomere qe nuk jane dekoruar ne kohen e Kapter Jarit per arsye te munges se aluminit me te cilen ato pordh-ohen, qe Presidenca i blen me cmim floriri apo jo ore Like Floriri.

    Reply to this comment
  11. astrit August 29, 15:36

    Eshte zgjedhja me e mire qe kane bere per Forcat e Armatosura! Eshte i kompletuar nga te gjithe anet! Do ta shikoni ne pune, prandaj mos paragjykoni pa e njohur! Sukseses Shefit te ri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*