Meta nis në Itali vizitën e parë zyrtare si President

September 11, 2017 09:11

Meta nis në Itali vizitën e parë zyrtare si President

Ilir Meta nis sot vizitën e tij zyrtare në Itali si President i Republikës së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit shqiptar do të qëndrojë dy ditë në Itali, ndërsa do të zhvillojë takime me Presidentin italian  Sergio Mattarella, kryetaren e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini, kreun e Dhomës së Senatit Pietro Grassi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Meta do të diskutojë me homologun e tij, por edhe me Laura Boldrinin e Pietro Grassi rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe çështje të sigurisë.

Gjatë vizitës Meta do të zhvillojë takime edhe me komunitetin shqiptar në Itali.

September 11, 2017 09:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*