Meta: Nuk do ketë falje për të dënuarit e dhunës në familje

February 1, 2018 13:46

Meta: Nuk do ketë falje për të dënuarit e dhunës në familje

 

Presidenti Ilir Meta, mori pjesë dje në koncertin e bamirësisë “Ende ka jetë”, të organizuar nga shoqata “Të ndryshëm dhe të barabartë”, me qëllim mbledhjen e të ardhurave që do të shkojnë për të ofruar shërbime për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit dhe dhunës.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh se “rastet e fundit tragjike, të Ariela Muratit dhe Fildez Hafizit, na bëjnë më të vetëdijshëm se që nga qeverisja qendrore, pushteti lokal, qendrat komunitare e sociale, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo punonjës policie, prokurorë e gjyqtarë, të gjithë duhet të bashkëveprojmë për të parandaluar rënien viktimë të dhunës e trafikimit, të çdo vajze e gruaje shqiptare, të çdo të mituri apo personi në nevojë”.

“Gjatë mandatit tim si President i Republikës nuk do të trajtoj me falje të dënimit, asnjë person i cili është dënuar për dhunë në familje dhe njëkohësisht do kundërshtoj çdo amnisti të veprave penale të dhunës në familje apo të lidhura me to”, theksoi ai.

Presidenti Meta apeloi për një bashkëveprim të ri e të fuqishëm të gjithë institucioneve në vend për të rritur fuqinë denoncuese ndaj çdo rasti dhune dhe ndëshkueshmërinë maksimale sipas ligjit ndaj këtyre kriminelëve që po trondisin themelet e shoqërisë dhe familjes shqiptare.

a.s/dita

February 1, 2018 13:46
Komento

4 Komente

  1. Jetimet e 21 Janarit February 1, 14:09

    PO PER KRRIMINELET HAJDUTET E PERDHUNUESIT E ‘KOKE PALAREVE’ 28 VJET A DO TE KETE FALJE APO GIOTINE!!!!???????

    Reply to this comment
  2. Si s'ju vjen turpe !!! February 1, 15:22

    Njiher fallso ,hajdut i shtetit tend ,goje pist ne fushata ,
    luftenxites ne popull .karakter i ndyre e i pafytyre ,
    mbeshtetes i Kauzes amriqeve shekullore te Shqiperise ,

    tere jeten i tille .
    Asnji aktrim ,asnji intepretim ,asnji fjale ,
    nepermjet te ciles kerkon ti mbuloje surratin e vertete ktij maskarai te maskarenjeve te asaj politike bastardesh ,
    s’i maskon kttij ndyresire ,asnjiher ate qe ky eshte perball opiniont shqiptare .

    Mendoni ju kur shifni se si kta kengetare te nderuar ,
    si Deda ,Gace ose ndonji tjeter aty ulur ,po e shofin plot habi ,Sharlatanin president ,se jane te asfixuar nga atmosfera , ose jane ne rolin e sumelepirsit si shume ne ate salle ?
    Jo . Un kam personalishte rrespekte per ato mera Artistesh Shqiptare ,ndoshta te paktit ne ate vend .Por do deklaroja se nqs qendrimi ulur ,nenkupton nji Pauz te Kembeve ,kjo nuk duhet te nenkuptonte patjeter edhe nji Pauz te Trurit nga kto Kengetare .
    Kjo heshtje ,mosreagimi (qofte edhe dalje nga skena jashte gjate ktij fjalimi ) ,ky lloj komportimi /sjellje ,prezantimi para opinionit shqiptare ,eshte injorues per mua ,personalishte si qytetare i atij vendi dhe dobeson vleresimin tim mbi kta te ashtuquajtur VIP-a te skenes Shqiptare ,mbi personalitetin e tyre barazuar me ate te cdo halabku te asaj shoqerie ,qe shef vetem interesin personal .
    Kjo pamje ,eshte nji Amen i keq per shoqerine e atij vendi ,duke i dhene asaj shoqerie ,shembullin me negative ,me ate prani prej njerezish pakaraktere ,duke i afruar shqiptareve te besojne ne ate pseudoRealitet qe politikant e djallit kerkojne ti imponojne shqiptareve .Dhe ktu kan perdorur mire kto karaktere te dobeta x y z ….!

    Reply to this comment
  3. Izeti February 1, 20:00

    Po per hajdutet me bllok ne dore,dhe vrasesit e.21 Janarit dhe.kriminelat e Gerdecit ,si do I veje halli,,,,,,Apo keta ti falim se nuk kane.bere no nje gje te madhe ,Popullin e pafajshem kane vrare dhe kane vjedhur

    Reply to this comment
  4. Iliri February 2, 07:07

    E rreh Mona dhe perdor kercnimin ndaj saj para audiences se ne shtepi s’ja mban

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim