“Meta nuk është i lirë, “mirësia” e Berishës ndaj tij nuk ka qenë pa kushte”

January 23, 2013 00:02

“Meta nuk është i lirë, “mirësia” e Berishës ndaj tij nuk ka qenë pa kushte”

 

 

 

Vinçani rreshtohet tek ata që nuk është dakord me tezën “Të ftosh Meten per te rrezuar Berishen”. “Se pari do te jete naivitet te besosh se Meta do te pranonte. A mundet ky i fundit te harroje se ishte Berisha me gjykatat e tij qe e shpetoi karrieren e tij te implikuar ne ngjarjen me te shemtuar te vitit? Per nga karakteri s’ka asnje dyshim qe ai do ta bente nese i nevojitej por “miresia” e Berishes ndaj tij nuk ka qene pa kushte e Meta nuk leviz dot kollaj – thotë ai në këtë intervistë në DITA.

 

“Kthimi tek ata njerëz që sot luftojnë me shpirt për t’i mbijetuar “parajsës” së pushtetit të sotëm” – Kjo është rruga që do çoi opozitën drejt fitores në 2013 sipas Armando Vinçanit. Meta, koalicion me PS-në? “Per nga karakteri s’ka asnje dyshim qe ai do ta bënte nëse i nevojitej por “mirësia” e Berishes ndaj tij nuk ka qene pa kushte e Meta nuk e leviz dot bishtin kollaj” – komenton z.Vinçani duke shtuar nga SHBA:  “E vetmja shprese mbetet SHBA e cila ka kuptuar me mire se kushdo tjeter se sa akrobat eshte Saliu kur vjen puna tek zgjedhjet. Me fjale te tjera, nese do t’i lihet popullit te vendose rotacioni do te jete i pashmangshem”

Armand, vitin e shkuar pergjithesisht ju munguat në shtyp. Se bashku me mirëkuptimin për angazhimin tuaj në punët e përditshme, ju faleminderit per bashkebisedimin tonë në DITA.  Viti 2012 ishte nje vit mjaft kompleks i cili u mbyll me kremtimet e 100-vjetorit te pavaresisë. Ju si e shihni Shqiperine sot?

 

Pak dite me pare nje i njohur kish vendosur ne nje rrjet social nje thenie to muzikantit te njohur Bob Dylon, “Nuk mund te jetohet ne nje qytet te vogel me me pak se 5 milion banore … Atje te mbysin thashethemet”. Edhe pse jo fizikisht ne Shqiperi, eshte lehtesisht e vezhgueshme  se realiteti shqiptar mbart si gjithmone ngarkesa  te tejskajshme politike, ideologjike, ekonomike , sociale e kulturore. Per shume arsye te krijohet idea se vendi ecen perpara i shtyre nga nje lloj i vecante thashethemnaje qe fillon me Berishen si thashethemxhiu me i madh  e perfundon tek nenpunesit apo qytetaret e thjeshte.

Kjo vorbull shoqerohet e amplifikohet nga  nje media e tere ku thashethemnaja, ne menyre  identike si endrrat ne “Pallatin e Endrrave” te Kadarese, interpretohet, zhvillohet e zbukurohet me ate fare zelli e pathosi  ku ne fund, lexuesi apo shikuesi  e kane te veshtire te gjejne zanafillen dhe aplikojne gjykimin e tyre te pavarur.  Pjese e kesaj eshte padyshim edhe marrezia ne shpalljen me buje te arritjeve te Shqiperise dhe renditjen e saj ne tre vendet e para “fituese”!! Ne zhargonin e rruges kjo thjeshte do te thote qe te te mos dridhet  syr i fare e nese dikush te pyet se a fluturon gomari t’i duhet te thuash, po, fluturon! Dhe mesa eshte pare prej kohesh “gomari”  yne vertet fluturon!

 

Kjo është Shqipëria e vogël e propagandës bajate. Ka një Shqipëri tjetër, të madhe e përgjithësisht të heshtur, e ndoshta të dëshpëruar. Le të flasim për të, dmth për ata që e shohin objektivisht çfarë ndodh, për njerëzit që përveç dashurise dhe krenarise te se qenurit shqiptar, asnje gje tjeter nuk i lidh me interesat politike, ekonomike, tribale, krahinore,  te oborrit apo klaneve, ne pozite apo opozite…

Statistikisht vendi yne nuk renditet me si  vendi me i varfer ne Europe. Kemi  lene prapa nje, dy apo tre ish-republika ruse e sigurisht ky eshte nje trend pozitiv. Vendi zhillohet,edhe pse ne menyre kaotike, fale inisiatives se shqiptareve e kurajos se tyre. Shteti me politikat sociale te cunguara e korrupsionin e tij rekord favorizon shtresa apo individe te vecante duke zhytur ne mjerim te vertete zonat rurale dhe ne pergjithsi ato larg kryeqytetit. Njerez  te lidhur nga afer me pushtetin e oborrin e Berishes jane pasuruar aq shume sa shpejt do te hyjne ne listat e Forbes-it. Aktiviteti kriminal, korrupsioni, evazioni fiskal, mitmarrja, droga vazhdojne te “investojne” tregun e fitimit te ekonomise shqiptare.

Ish-rebeli i 97-es e i vetëgraduar “kolonel”, sot Minister i Mbrojtjes, zhveshi ushtrine nga pronat qe i kishin mbetur  dhe e angazhoi dikasterin ne aktivet illegal te shitjeve te armatimit. Viti qe sapo lame mbas na kurorezoi kampione te korrupsionit ne Europe por ne duhet te jemi krenare edhe per kete! Borxhi publik po i merr frymen vendit ndersa qytetaret e thjeshte duhet t’i gezohen 2.000 lekeve te reja e të ngrenë një dolli per “bamiresin” e tyre! Kultura, familja, plagjiarizmi apo shoqeria ne teresi  “zhvillohen” tamam si ne serialin e Klanit me të “paparët” e Çanit. Rendi i ish-ministrit te djeshem sot President i vendit per “merita te vecanta”, vazhdon te shenoje skena te lakmueshme edhe per filmat me “horror” aq sa edhe kanibalizmi po na duket si pjese e jetes tone.

1.3 miliarde dollare ne formen e aseteve te likuidueshme “zhduken” nga vendi por askush nuk e prish terezine. Perkundrazi, me Saline te gjithe fitojme! Kjo eshte pak a shume perceptimi i realitetit shqiptar sot si nje konglomerat ku interesat e shoqerise, shtetit, individeve, subjekteve politike e opinionit publik jane ne disakordance, pa nje bosht e platforme te caktuar qe do t’i sherbente interesave te te gjithe kombit.

 

Ju mendoni se zgjedhjet e ardhshme do te sjellin nje rotacion te pushtetit?

Nuk mund te them nese do te kemi nje rotacion te pushtetit apo jo. Por une mund te them me bindje te plote se nderrimi i pushtetit eshte jo vetem domosdoshmeri por absolutisht e nevojshme.  Vendi ka nevoje te çlirohet nga kthetrat e nje pushteti despotik që për 8 vjet me radhë mendoi si të pasurohet vetë duke krijuar brenda një kohe kaq të shkurtër nje polarizim te tejskajshem ku ne njeren ane nje pakice e vogel jeton një lluks qe edhe ne vendet e zhvilluara do te ishte e lakmuar e ne anen tjeter kemi shumicen nga radhet e se ciles sot gjen pamje te cilat as ne vendet me te prapambetura te Afrikes nuk gjenden.

Berisha ka krijuar fizionomine e plote te Makiavelit ku ai njeh mire filozofine e perpunimit e nenshtrimit te Nishaneve, Topalleve e rangut te tyre. Eshte fatkeqesi e madhe qe sot ajo Parti qe 20 e ca vjet me pare u be shpresa  e vetme e shumices se shqiptareve eshte kthyer nje vegel amorfe dhe e atrofizuar nga kthetrat e njerezve pa vlere, pa personalitet, e pa identitet.

Une besoj se per te gjithe shqiptaret e thjeshte eshte tejet e kuptueshme  se ka ardhur koha qe ndryshkut t’i hiqet kallaji. Ka ardhur koha kur populli i thjeshte te mesoje se si nje klike e vecante ka ndertuar kupolen  e mafias duke vjedhur pasurite e vendit, pronat e pronareve te vertete, shitur e nxjerre ne ankand te pasurive  strategjike dhe  gllaberimit e pervetesimit te pasurive natyrore te vendit. Eshte koha dhe shansi per te mos lene qe padrejtesite historike te mbulohen nga pluhuri i harreses.

 

A do te kete konfiguracion te ri ne rreshtimin politik?

Si cdo zgjedhje tjeter edhe keto te ketij viti do te nxjerrin ne pah rreshtimin e interesave. Sidoqofte, pervec dy partive kryesore politike te tjerat jane thjesht zgjatime te tyre – disa lulezojne momentalisht e me pas shuhen sikur te mos kishin ekzistuar kurre.

 

Edhe në Qershorin e 4 viteve me pare elektorati kuptoi se rotacioni duhej te ndodhte.  Opozita e atehershme dhe e sotme njeherazi fitoi voten popullore e cila do te thoshte se ajo ishte partia me e madhe e perfaqesuar ne elektorat. Megjithate pushteti i kaloj pozites se sotme edhe pse de-facto ne opozite. Procesi i votimit – atëherë dhe më pas me vjedhjen e mandatit publikisht në Tiranë – rezultoi te ishte thjesht si zbukurim i nje fasade mbrapa se ciles luhet bixhozi i mandateve.  Çfarë garancish mendoni se ka publiku që nuk do përsëritet ky teatër dhune edhe në 2013?

 

Ne keto zgjedhje qe po afrojne nuk ka aspak dyshim se pakenaqesia ndaj regjimit te sotem eshte shume here me  e madhe dhe nuk mund te vihet ne diskutim fitorja e opozites. Sidoqofte une nuk mund te pohoj me te njejten siguri se kete radhe vota e popullit do te lexohet ne anen e perparme te fasades e jo pas saj. Deri me tani nuk mund te dalloj asnje perpjekje serioze as nga pozita dhe as nga opozita se kete radhe do te kemi vertet zgjedhje te lira.

E vetmja shprese mbetet SHBA e cila ka kuptuar me mire se kushdo tjeter se sa akrobat eshte Saliu kur vjen puna tek zgjedhjet. Me fjale te tjera, nese do t’i lihet popullit te vendose rotacioni do te jete i pashmangshem.

 

Opozita po perpiqet te reflektoje nën presionin për koalicion të gjerë që mos bjerë viktimë e rezultateve të ngushta ku futen në lojë mekanizmat e manipulimit të zakonshme për një si Berisha. Ka patur ftesa drejtuar LSI-se dhe FRD-se per koalicion para elektoral . A besoni se nje front i bashkuar opozitar do te ishte nje strategji efikase per partine socialiste?

Personalisht nuk besoj shume ne aleancat para zgjedhore. Pa dyshim ato mund te krijohen mbi bazen e formacioneve politike dhe pozicionimit te tyre ku elemente te caktuar mund te perbejne boshtin e bashkimit. Keshtu PS-ja shpalosi idene e frontit te perbashket per largimin e Berishes nga pushteti. Nepermjet fteses ndaj LSI-se strategjia e PS-se mund te jete ajo e cmontimit te atij pak elektorati nese ai grupim ka vertet. Per mua LSI nuk ka elektorat te mirefillte. Ai grusht njerezish qe e ndjekin nga pas jane pjestare ne sofren e shtruar nge Meta; ata jane thjeshte individe qe vetem lidhje interesash ekonomike e familjare i mbajne te lidhur me klanin e tij. Por te ftosh Meten me ndergjegje te plote per te rrezuar Berishen nuk me duket e moralshme. Se pari do te jete naivitet te besosh se Meta do te pranonte. A mundet ky i fundit te harroje se ishte Berisha me gjykatat e tij qe e shpetoi karrieren e tij te implikuar ne ngjarjen me te shemtuar te vitit? Per nga karakteri s’ka asnje dyshim qe ai do ta bente nese i nevojitej por “miresia” e Berishes ndaj tij nuk ka qene pa kushte e Meta nuk e leviz dot bishtin kollaj. Ne anen tjeter, a mundet qe nje bashkim me Meten mund te pertypej kaq lehte nga elektorati i PS-se? A mundet njerezit e thjeshte qe aspirojne per vendosjen  e drejtesise se perdhosur nga Berisha te pranojne Meten e milionave te vjedhura ne kurriz te tyre? Edhe nese nje bashkepunim i tille PS-LSI arrihej ai do te ishte i pamoralshem. C’kuptim do te kishte rrezimi i Berishes per te mbajtur Meten? Nese kjo eshte strategjia e PS-se atehere kupola e PS-se po mendon vetem e vetem se si te vije ne pushtet e po te ishte keshtu rotacioni nuk do te kish asnje kuptim e s’do te jete i nevojshem. E thene shkoqur, elektorati shqiptar eshte i lodhur nga makinacionet e politikes mafioze.

 

Por një mënyrë për të ecur përpara sidoqoftë duhet…

E vetmja menyre per opoziten per ta bere ate te afte te thithe energjine e mbetur e siguroje mbeshtetjen ne zgjedhje eshte kthimi i syve dhe zemrave nga njerezit e thjeshte. Eshte kthimi tek ata njerez qe sot luftojne me shpirt per ti mbijetuar “parajses” se pushtetit te sotem.

Edhe pse jo e perfunduar qe nga zgjedhjet e shkuara une perseri besoj ne nje levizje te vertete pertej se majtes dhe te djathtes. Nje front i perbashket mund te krijohet  me subjekte politike dhe te pavarura vetem nese synimi nuk eshte fitimi i zgjedhjeve vetem per te nderruar pushtetin e te ike balua qe t’ja lere vendin laros. Nese do te ishte keshtu elektorati do te mbetet i zhgenjyer perseri e do ti ktheje shpinen zgjedhjeve. Opozita ka te gjitha mundesite qe te behet zeri i vetem i interesave te njerezve te thjeshte. Kjo kerkon mbi te gjitha vendosmeri per ta  bere nje gje te tille. Rruga eshte e hapur!

 

Armand, faleminderit

Faleminderit ju, dhe Ditës urime.

 

 

 

***************

 

 

 

Pjesa II

 

“Vizioni i sotëm, shumë herë më i keq se ai i rilindasve”

 

“Akoma nuk po i tregojme botes se jemi ne gjendje te qeverisim vetvehten. Akoma nuk kemi arritur te behemi bindes se koncepti yne per shtetin eshte bashkekohes dhe jo reminishence apo ideologji e fisit”

 

E pyetëm Vinçanim në këtë intervistë të së dielës në DITA edhe për çështjen e kufirit detar me Greqinë, çështje në të cilën ai është angazhuar publikisht edhe më parë.

 

DITA:  Kohet e fundit se bashku me festimet e 100-vjetorit te pavaresise, nga kreu i sotem i ekzekutivit u iniciua një debat ose më mirë pati një “shperthim” të papritur të disa ndjenjave nacionaliste. Cili eshte mendimi juaj? 

VINÇANI: Kjo eshte nje teme sa madhore po aq dhe e nderlikuar e cila kurrsesi as nuk mund te zgjidhet dhe as nuk mund te kanalizohet ne rrugen e zgjidhjes me shperthime sporadike e te papjekura qe mund te kene cdo gje  por jo nje qellim serioz per te rivendosur e rikthyer padrejtesite, te cilat koha dhe konjiukturat politike ju imponuan kombit shqiptar.  Ne pergjithesi, eshte nje miopi e pafalshme e klases se sotme politike qe sundon vendin e cila nuk arrin akoma te kuptoje se arritja me e madhe per te gjithe ne eshte shansi historik i ofruar per te gjetur vetvehten si nje komb i vetem.

Deri me tash, ne po tregojme se jo vetem jemi te papergatitur per nje shans te tille por me keq akoma, nuk kemi as vizionin per nje rrugetim te vertete. Vizioni i sotem i yni eshte shume here me i keq se ai i rilindasve apo themeluesve  te pavaresise edhe pse ata jetuan ne kohe e oportunitete krejt te ndryshme. Nuk ka asnje dyshim se rrumpalla e Berishes nuk mund te blihet sot nga askush. Ajo thjesht kerkon te kompensoje  kredibilitetin e korrozuar te pushtetit te tij dhe ballona te tille do te fryhen edhe me shpesh – sa me shume vendi i afrohet zgjedhjeve te Qershorit.

Ne nuk kemi akoma edhe sot nje doktrine e strategji  solide per kete shans te paperseritshem. Perkundrazi, ato jane zevendesuar e perfaqesohen sot nga diskutime amatoreske, debate pa bosht e vizion, impulse te castit e te gjitha se bashku behen pjese e thashethemnajes se pergjithshme ku dhe me antipatrioti apo antinacionalisti me i flakte me vepra,  merr flamurin e se kundertes me fjale boshe.  Ndodh pak a shume si me tranzicionin ne demokraci ku fatkeqesisht “demokratet” me te flakte u veteshpallen ish-komunistet me te devotshem te lidhur me 100 fije e qe  perfituan nga regjimi i diktatures.

Ligjerisht mund te te takojne shume gjera por sa merr varet edhe nga menyra se si i kerkon ato. Kjo e fundit mund te krijoje respekt per kerkesen por mund te emetoje edhe te kunderten. Ajo krijon efekte negative kur shihet se ti kerkon dicka qe edhe vete nuk e di se si do ta marresh e mbash. Ne fjale te tjera, ne akoma nuk po i tregojme botes se jemi ne gjendje te qeverisim vetvehten. Akoma nuk kemi arritur te behemi bindes se koncepti yne per shtetin eshte bashkekohes dhe jo reminishence apo ideologji e fisit. Më keq akoma nese nuk kuptojme se aspiratat tona si nje komb i vetem kalojne vetem nepermjet Europes se qyteteruar! Ne kete sens, eshte pergjegjesia dhe misioni yne historik te bindim Europen se ne jemi kombi me i vjeter i Ballkanit, me gjuhen, zakonet, traditat me te hershme qe kemi mbrojtur civilizimin europian e sakrifikuar per te. Eshte detyra jone te bindim Europen se ne dime te bashkejetojme si njerez te qyteteruar midis nesh e pastaj me te tjeret. Cdo gje tjeter e leshuar si shashke me tym ketu apo aty jo vetem qe nuk ndihmon, por ben  te kunderten – hapur saboton interesat e kombit e vonon axhenden e tij.

 

DITA: Çështja e marrëveshjes se ujrave detare me Greqinë… Ju jeni angazhuar publikisht edhe më parë. Së fundmi është bërë e ditur vendosmëria  e qeverise greke për ta deklaruar në mënyrë të njeanshme kufirin e ujërave detare ne OKB. A mendoni se kjo do te sjelle komplikime te metejshme?

 

VINCANI: Me lejoni te bej vetem nje korigjim te vogel. Shpesh shtypi apo individë thonë “marrveshja detare me Greqine”. Te gjithe e dime fare mire se nuk ka asnje marrveshje per delimitimin e kufirit detar me vendin fqinj te jugut. Eshte  fare e sakte te pohojme se ka nje ish-marrveshje por ajo s’ka kurrfare vlere. Gjykata Kushtetuese e ka nullifikuar ne te gjithe entitetin e saj njesoj sikur te mos kish ekzistuar kurre.Sado qe te vonohet une besoj plotesisht se nje dite perpiluesit dhe aprovuesit e saj do te vihen perpara ligjit e ndeshkohen per shitje te kufijve te atdheut ecila perben nje akt te hapur tradhetie.

Cfaredo aksioni apo levizje te marre pala tjeter per zgjidhjen e ngercit ka vetem dy rruge te cilat jane te njohura per kedo: rinegocim nga e para e nje marrveshjeje krejt te re e pa paragjykime ose renia dakord per te patur gjykaten nderkombetare  pale te trete ne relatimin e ceshtjes dhe dhenien e opinionit mbi bazen e ligjit te konventes detare dhe precedenteve te tjere te relatuar me pare ne kushte te ngjashme. Ne anen tjeter, nuk duhet harruar se Greqia nje ceshtje te tille te hapur ka dhe me Turqine e kjo nuk do te thote pak.

Greqia ne pikpamje ekonomike po kalon kohet e saj me te veshtira. Pervec magallomanise tradicionale tashme ajo eshte e detyruar te kerkoje resurse te lira per t’i dhene frymemarrje e shpetuar vehten nga asfiksia. Prandaj nuk mund te çudise askend fakti pse fqinjet tane jane aq shume nervoze e në ethe por nga ana tjeter  nuk duan qe problemi te gjeje zgjidhje ne rrugen e barazise e  reciprocitetit. Nje zvarritje e tille ne anen tjeter mendoj se  eshte e mire per vendin tone duke i hequr mundesine qeverise aktuale te negocioje nje marrveshje te re. Pushteti i sotem ka humbur legjimitetin e do te ishte fatale dhe e frikshme qe pasuria me e çmuar e vendit te lihej perseri ne duart e Berishes.

 

 

BIO

Kush është ish-shefi i Shtabit, sot kërkues shkencor në SHBA

 

Armando Vinçani është bir i familjeve me emer ne historine e Shqiperise, Vincani dhe Karagjozi. Perfundoi studimet ushtarake ne vitin 1980 dhe sherbeu ne detyra te ndryshme, duke filluar ne njesite ushtarake te Tiranes, më pas pedagog dhe drejtues ne katedren e Artilerise ne akademine ushtarake deri ne vitin 1990. Ka qenë Komandant i Akademise Ushtarake “Skenderbej” ne periudhen 1992-93. Ne vitet 1993-1995 kreu studimet  ne Akademine e Lidershipit ushtarak ne Gjermani. Ishte Zv.Shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise ne vitet 1995-1997 me graden Gjeneral-Major. Duke mos u pajtuar me zgjidhjen politike te kohes dhe pas perfundimit te misionit shumekombesh “Alba”, gjate te cilit u komandua ne detyren e perfaqesuesit te Ushtrise Shqiptare, zhvendoset ne SH.B.A. Ne vitin 2005 gradohet me Summa Cum Laude (shkelqyeshem) ne Administrate Biznesi nga City University of Neë York. Pas perfundimit te studimeve emerohet ne funksione te ndryshme financiare dhe kontabiliteti ne Neë York University dhe aktualisht eshte  Business Manager ne fushen e kerkimeve shkencore në SHBA.

 

********************

 

Meta: Në 2009-n isha skeptik për koalicionin me Berishën

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, mendon se koalicioni me PD-në ka funksionuar më mirë se ç’e kishte menduar ai në fillim. Gjatë një interviste në emisionin ZIP në Vizion Plus, Meta u shpreh se katër vjet më parë ka qenë skeptik për firmosjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me PD-në, pavarësisht se sipas tij, në atë moment ishte vendimi më i arsyeshëm që mund të merrej.

“Kur kemi marrë vendimin për të ndërtuar koalicionin me PD-në, mund t’ju them se kam qenë i bindur se ishte i vetmi vendim i arsyeshëm që mund të merrej në atë moment, pavarësisht se ka qenë një vendim i paparashikueshëm. Natyrisht që edhe unë kam pasur dozat e mia të skepticizmit lidhur me funksionimin e këtij koalicioni. Pas kaq vitesh mund të them se jo vetëm kemi marrë vendimin më të drejtë në atë kohë, pasi çdo vendim tjetër nuk do t’i shërbente as stabilitetit të vendit dhe as qëndrueshmërisë së institucioneve, por ky koalicion ka funksionuar më mirë seç unë e kam menduar në atë kohë”, tha Meta.

 

January 23, 2013 00:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*