Meta paketë konsensusi për 3 ligjet: Të votohen brenda këtij muaji

Redaksia Online May 2, 2013 16:52

Meta paketë konsensusi për 3 ligjet: Të votohen brenda këtij muaji

Ilir Meta i bëri thirrje sot krerëve të dy partive të mëdha, Berisha e Rama si dhe deputetëve të parlamentit që të votojnë 3 ligjet e cilësuara, si ligjet e integrimit.

Sipas Metës, miratimi i ligjeve do të lejonte marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.

“Gjetja e konsensusit do ishte një shenjë e mirë përballë interesave madhorë që ka vendi duke lënë pas të kaluarën dhe konfliktualitetin politik. Të bëjmë të mundur që këto 3 ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të sesionit parlamentar në mënyrë që vendi të sigurojë mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat brenda këtij viti. Nëse nuk tregohet vullnet, çështja e miratimit të këtyre 3 akteve mbetet një përgjegjësi shumë e madhe për parlamentin e ri dhe pak shance që vendi të fitojë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti” deklaroi Meta.

Meta më tej renditi përparësitë dhe sugjerimet për rregulloren dhe dy ligjet.

“Me miratimin e rregullores së re të parlamentit do të bënte të mundur që parlamenti i ri i paszgjedhjeve të 23 qershorit të fillonte punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira. Ligji për statusin e nëpunësit civil paraqet një rëndësi të madhe, pasi ligji aktual lejon shumë hapësira për hakmarrje politike. Lidhur me ligjin për Gjykatën e Lartë, mund të them se është i rëndësishëm miratimi i këtij ligji, nisur edhe nga disa emërime të nxituara në Gjykata kohët e fundit, që ngjajnë më shumë me karakter partiak se lëvizje që synojnë forcimin pavarësisë së gjyqësorit” tha ai.

Kuvendi miratoi sot projektvendimin për mbylljen më 25 maj 2013 të punimeve të Legjislaturës së XVII-të në 25 maj 2013. Opozita nuk ka qenë e pranishme në votimin për legjislaturën.

“Kuvendi vendosi që Legjislatura e XVII-të e Kuvendit të Shqipërisë të mbyllet më 25 maj 2013″, citoi kryeparlamentarja Jozefina Topalli pr/vendimin e miratuar sot.

Sipas Kushtetutës, me vendim të Kuvendit, mbyllja e Legjislaturës ose shpërndarja e Parlamentit bëhen jo më shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date.

Deklarata e Metës

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të ftoj sot kryetarin e PD-së, z. Berisha dhe kryetarin e PS-së, z. Rama, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësues të forcave politike në kuvendin aktual, që në seancën më të parë të miratojmë rregulloren e parlamentit dhe dy projektligjet e tjera, të cilat janë konsideruar prej kohësh si një minimum i domosdoshëm për arritjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

 

Lidhur me miratimin e rregullores së Parlamentit vlerësojmë se miratimi i këtij dokumenti me konsensusin e të gjitha partive parlamentare do të bëjë të mundur që të ftojmë parlamentin e ri të pas zgjedhjeve të 23 qershorit që të fillojë punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira të parlamenteve të demokracive më të zhvilluara evropiane.

 

Njëkohësisht lidhur me miratimin e projektligjit për statusin e nëpunësit civil, vlerësojmë se zbatimi i këtij ligji në mënyrë të natyrshme do të ketë nevojë për një periudhe tranzitore për të rritur garancitë e zbatimit të tij dhe për të garantuar edhe shërbyesit civilë aktual se ligji i ri nuk do të shërbejë si një mjet hakmarrjeje politike. Përkundrazi ligji aktual lejon shtigjet për hakmarrje politike dhe për këtë dëshmitë janë të shumta.

 

Ndërkohë, lidhur me projektligjin tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe për të cilin kërkohet një shumicë e cilësuar sipas nenit 81 të Kushtetutës dua të theksoj se ndryshimet të cilat propozohen kërkojnë të përshtatin Gjykatën e Lartë me kërkesat e ligjit të miratuar për Gjykatën Administrative.

 

Krijimi i Kolegjit Administrativ natyrshëm të çon në rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, prandaj është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga disa emërime të nxituara të bëra në disa nga gjykatat më të larta kohët e fundit, të cilat duken më shumë si veprime me karakter partiak se sa si lëvizje që synojnë të forcojnë pavarësinë e drejtësisë dhe të gjyqësorit, ne propozojmë që efektet e zbatimit të këtij ligji t’i tejkalojnë interesat politike të ditës nisur nga fakti që vendi ka nevojë për Gjykatën Administrative, por njëkohësisht lidhur edhe nga domosdoshmëria që kjo gjykatë të jetë krejtësisht e pavarur. Pra ne propozojmë që miratimi i këtij projektligji të shoqërohet me garancinë që ky projektligj të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti, në kohën kur konstituohet kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

 

Kjo sjellje e parlamentit do të ishte një shenjë e qartë e përgjegjshmërisë politike përballë interesave madhore që ka vendi dhe e ardhmja e tij evropiane pavarësisht nga e shkuara konfliktuale apo nga gara elektorale e cila po kështu ka nisur. Duke ecur në këtë mënyrë, sikurse propozojmë ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, bëjnë të mundur që këto ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të këtij sesioni parlamentar, duke fituar të gjithë kohën e nevojshme në mënyrë që vendi të sigurojë patjetër mundësinë e marrjes së statusit kandidat brenda këtij viti.

 

Në rast se nuk do të ekzistojë ky vullnet dhe nuk do të tregohet përgjegjshmëria e duhur për këtë kompromis natyrisht që çështja e miratimit të këtyre tre akteve do të mbetet për parlamentin e ardhshëm, por sigurisht që ky parlament do të mbyllte të gjithë aktivitetin e tij, duke marrë përgjegjësi shumë të madhe dhe njëkohësisht një vonesë e mëtejshme vetëm sa do të pakësonte shanset që vendi ta fitojë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian brenda këtij viti”.

 

Redaksia Online May 2, 2013 16:52
Komento

11 Komente

  1. Lisi May 2, 17:07

    Ky palaco na doli politikan i madh!Mendon per votat ne 23 qershor.Cfardo te thote e te beje palaco do mbetet!

    Reply to this comment
  2. qafiri May 2, 17:17

    Uffff! Filloi perseri ky me papjekurite e tij te zakonshme. Ketij njeriu “i dhe gishten, te rremben doren”

    Reply to this comment
  3. suadi May 2, 17:29

    Nuk e kuptoj pse vazhdon akoma ne politike ? Ne 22 qershor eshte mire te jepni doreheqjen ti dhe rama !

    Reply to this comment
  4. ermira May 2, 18:10

    Si mendoon qe te tjeret do tbesojne ty pas gjith atyre veprimeve qe ke bere prej nje mashtruesi ?

    Reply to this comment
  5. ina May 2, 18:35

    O ilir si nuk ke turp dhe del para popullit dhe thua vetem brockulla. e dime qe do vota, po populli nuk eshte aq budalla sa te besoj ty se e ke tashme nofken tend “ilir mashtuesi”. Turp per ty mor i mjere. Me 23 qershor do marresh edhe ti pergjigjen tende sic e mori Rama yt. Mandati i trete i Berishes do jua tregoj vendin juve.

    Reply to this comment
  6. dervishi May 2, 18:44

    Ti Ilir Meta je krimbur nga grabitjet, abuzimet e korrupsioni, ti me gjithe disa bashkepunetore. Cdo shqiptar, ne cdo qoshe te vendit, mandje dhe jashte, jane ne dijeni. E mendon se do te falen nje dite? Ndaj mos u krekos shume e mos vazdhdo te behesh bukeshkale.

    Reply to this comment
  7. Maja e Hekurave May 2, 19:04

    Edhe nese bije dakort,PS,jam i bindur nuk bie dakort PD. Por së pari a u rregullua ceshtja e Fierit?Me pare kjo dhe pastaj miratimi i tre ligjeve!Ndryshe c’kuptim ka?Humbja e Berishës eshte e pashmangshme,sepse do votohet jo per Meten,Ramen e PS,por per te perfunduar lufta civile dhe prangosur Berisha,ne te kundert lufta civile do vazhdoje dhe te vrare nuk do kete me vetem ne Tropoje e Shkoder,Tirane e Vlore,por kudo.Gerdeci,21 janari,’97 jane produkt i Sali Berishes dhe bandes se tij shpellare,qe ka krijuar kete situate pasigurie dhe humbje jetesh njerzore nga qeveria dhe te perditshme nga mungesa e rendit! Pra votohet per te perfunduar lufta civile qe ka nisur nga Ramiz Alia ne diten qe dergoi Saliun ne PD!Te vrare ka nga e majta dhe nga e djathta,ish komuniste e ish te persekutuar…Ti numerosh qe nga 1992,jane mijra,vetem ’97 prodhoi prej Berishes,si shkruhet maksimalisht 4 mijë,mbi tre mije maloke qe shkuan per lesh me urdher te Berishës.Gjer dhe avjone dezertuan atehere dhe ende nuk ka hetim si ne nje shtet te vertet demokratik…Nuk po flas per te vraret ne Permet,as ushtrine me te vrare ne Tropoje,as 26 te Gerdecit e 4 te 21 janarit ne bulevard…Po flas per mijra e mijra te vrare edhe sepse lejon shteti Saliut,pasi keshtu fitohet pushteti…duke u vrare njeri me tjetrin,ne rruge,ne klub,nga hakmarrja a Kanuni.Ndaj nuk do luftohet te fitoje Rama,Meta etj,por sepse,duhet te perfundoje lufta civile,te cilen si tha kryeministri i ri italian Letta,”ne Itali,perfundoi lufta civile”(lexo fjalimin e tij ne parlament diten e votbesimit)Ndaj dhe Shqiperia qe do te hyje ne Europe duhet kete rradhe te deklarohet,si Italia,qe perfundoi luften civile duke arrestuar Berishen dhe banden e tij.Ndryshe,nese Berisha vjedh votat,a manipulon,lufta civile do te vazhdoje dhe nese sot nuk ka shqiptar te mos kete nje mik,nje shok te vrare nga kjo lufte civile,neser nuk do kete familje pa nje te vrare!Prandaj opozita duhet ti kerkoje Sovranit te mos votoje as per Meten,Ramen a Spahiun,por per te perfunduar lufta civile dhe te mbahet premtimi i prangosjes se vrasesit Berisha dhe Bandes se tij!…Kete duhet ta kerkoje me pare Meta dhe jo te shkoje ne BE’ me lufte civile ne zhvilim dhe te pambyllur!…Sovrani di mire qe per bijte e humbur,majtas,djathtas qofshin,ka nje shkaktar dhe kete rradhe kunder tij do votohet.Mijrat e emigranteve qe do vijne,kete synim kane…

    Reply to this comment
  8. SKENDER BEU I VJETER May 2, 20:47

    ASNJE VOTE MOS I JEPNI LESHIT,LSI,TE GJITHA VOTET PER PSDHE OPOZITARE TE TJERE QE KANE QENDRUSHMERI NDAJ VOTUSEVE QE I KANE ZGJEDHUR DHE NUK I KANE TRADHETUAR.RESPEKT PER CDO DEPUTET QE I KA SHERBYER DREJT DHE ME NDERSHMERI ZGJEDHESVE TE TUJ.KY PARIM DUHET TE NDAJE KETA PLEHRA BARKDERE QE JANE NJE FLAME QE NA KA MBERTHYER DHE QE PP E PRANOJME QE TA MPOSHTIMDUKE KRIJUAR IMUNITET NDAJ KETIJ VIRUSI.

    Reply to this comment
  9. Fleks May 2, 22:22

    3 ligjet do te votohen se shpejti!

    Dhe a e dini sepse?

    Per kete shihni sondazhin e balkanweb-it.qe nxjerr ALEANCEN PER PUNESIM ne raprt me ALEANCEN RAMA-META me 8 pike difernce ne avantazh.

    Qe do te thote se barka e ngjalave ka mere jashtezakonisht shume uje,ka shkuar deri ne brez.

    Uji nuk zbret me,po te pakten te mos ngjitet me lart,prandaj hedhin nje gjysem kaerdare shpetimi,votojne 3 ligjet e integrimit.

    Me tekniken:dje te bera une thirje per alenace-pranove ti.

    Sot bej ti thrje-e pranoj une.

    Kush fiton si zakonisht,Berisha dhe populli shqiptar,qe ja mori integrimin e zor,me ane te sondazheve

    Reply to this comment
  10. Dike Mullai thote- May 2, 22:33

    Per MONIKEN-Kandidate per Deputete ne Lezhe e shpalle vet (?!) Per vehte ku do te kandidosh? Me ngjan me PELIVAN (jo nga KOKA e TRUPI) qe gjete castin te ecesh mbi nje tel dhe me NUHATJEN karakteristike qe ke, pret 24 Qershorin nga do te anosh! Je i PABESE!!!

    Reply to this comment
  11. TULI May 2, 23:41

    O TULO METE BJERI BJERI SE I BJEN BUKUR..GERMO GERMO O METE SE GOMARIN E NGORDHUR DO GJESH TI DHE RAMA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*