Meta: Partitë të mbështesin projektet strategjike

Redaksia Online February 13, 2013 15:11

Meta: Partitë të mbështesin projektet strategjike

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për gazësjellësin TAP mes Shqipërisë, greqisë dhe Italisë.

Në një konferencë për shtyp, Meta e cilësoi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme ndërsa i bëri thirrje klasës politike të bashkëpunojë për projektet strategjike.

“I bëj partive që të lënë mënjanë axhendat e ngushta për të kontribuuar në mbështetjen e projekteve strategjike që shkojnë përtej një mandati qeverisës dhe kanë impakt për qytetarët përmes hapjes së vendeve të punës, hapjes së bizneseve, uljes së kostos së jetes. Sot është një ditë që duhet të kemi krenarë se sot vendi shikohet nga kompaninë prestigjioze për investime, si partner serioz edhe për vetë BE, si dhe faktor i rëndësishëm rajonal” tha Meta.

Sipas tij, kjo ditë duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi për të krijuar klimë bashkëpunuese mes forcave politike.

I pyetur për koalicionin për zgjedhjet e qershorit dhe nëse LSI ka ndonjë ftesë për koalicion me PBDNJ-në e Dule, Meta deklaroi se për momentin ka tjetër prioritet.

“Prioriteti imediat për forcat politike, vecanërisht PD, PS edhe LSI është miratimi i tre ligjeve në mënyrë që brenda muajit prill komisioni të paraqesë raport pozitiv për statusin. Ne kemi komunikim shumë të mirë me gjithë forcat politike në vend. Do të vazhdojmë të ecim në rrugën e bashkëpunimit sidomos sa i takon reformave, duhet konsensus për një axhendë kombëtare të zhvillimit afatgjatë të vendit”- tha ai.

Redaksia Online February 13, 2013 15:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*