Meta hap llogari në Twitter, e “inauguron” me Mogherinin

April 18, 2018 11:44

Meta hap llogari në Twitter, e “inauguron” me Mogherinin

Twitter-i, është një rrjet social që përdoret nga mjaft zyrtarë të lartë të shteteve në të gjithë botën, përfshirë dhe Bashkimin Europian.

Në vendin tonë, është kryeministri Edi Rama, ndër politikanët që e përdor më shumë këtë rrjet social.

Ndërkohë, edhe Presidenti Ilir Meta ka vendosur të hapë sot një llogari në Twitter.

Ai ka vendosur që ta “inaugurojë” këtë rrjet social me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin.

Postimi i plotë:

“Rekomandimi pozitiv i KE-së, një hap i rëndësishëm përpara!

Faleminderit Federica Mogherinit, Johannes Hahn dhe Komisionit!

Shqipëria duhet të vazhdojë, edhe më e bashkuar, të thellojë reformat e saj kyçe.”

Mesa duket, marrja e rekomandimit pozitiv nga KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka qenë një ogur i mbarë për Metën, për të “përqafuar” Twitterin.

s.a/dita

April 18, 2018 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*