Meta: Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve

July 26, 2018 20:47

Meta: Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit.

Përmes një mesazhi publik, Meta shkruan se “Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi.

Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore.

Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian, kauza e madhe e luftës për një Kosovë të lirë fitoi përmasat e një çështjeje ndërkombëtare të shtruar për zgjidhje.

Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës.

Sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!”,

o.j/dita

July 26, 2018 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*