Meta për pelegrinazh në malin e Tomorrit: Shoqëria ka nevojë për vlera njerëzore

August 22, 2018 15:51

Meta për pelegrinazh në malin e Tomorrit: Shoqëria ka nevojë për vlera njerëzore

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot paradite në pelegrinazhin në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut.

Në prani të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra besimtarëve bektashianë, Presidenti Meta vlerësoi pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në malin e Tomorrit, ndërsa foli edhe për figurën e jashtëzakonshme të Abaz Aliut, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të frymëzojë brezat e rinj dhe besimtarët bektashinj.

Në fjalën e tij, Kreut i Shtetit theksoi:

Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë,

Se Zoti e desh”.

Me këto vargje gdhendi dashurinë e të gjithë shqiptarëve dhe adhurimin, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashëri për martirin e Qerbelasë, Abaz Aliun.

Këto vargje të cilat janë të gdhendura edhe atje lart në majën më të lartë të Malit të Tomorrit në radhë të parë janë të gdhendura në shpirtin e çdo besimtari bektashian. Ishe koha kur kërkohej një fuqi e mbinatyrshme për të përballuar të keqen, dëshpërimin, për të përballuar përçarjen dhe për të vendosur themelet e një Rilindjeje Kombëtare që do të sillte shpëtimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Ndaj dhe jo rastësisht poeti ynë i madh Naim Frashëri shkroi me kaq adhurim, pasion dhe frymëzim për figurën e mbinatyrshme të Abaz Aliut.

Dhe sot e kësaj dite ne shohim me kënaqësi se madhështia e veprës të jashtëzakonshme në dobi të njerëzimit dhe të vlerave më të larta dhe të përjetshme njerëzore të Abaz Aliut i tërheq si një magnet besimtarët shqiptarë dhe nga e gjithë bota në këtë mal të shenjtë.

Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fé” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta.

“Bota nuk u takon atyre që ngrohen, por u takon atyre që digjen”. Këto fjalë të një figure të shquar shqiptare, të shkruara pikërisht kur ishte në burg, më shkojnë ndërmend kur flasim për figurën e Abaz Aliut, të misionarit, i cili u dogj, u sakrifikua për të ndriçuar njerëzimin dhe për të ngritur në qiell vetitë dhe vlerat më të mira njerëzore, për të cilat kemi nevojë sot aq shumë.

Ndaj jam shumë i kënaqur që shikoj një pjesëmarrje mjaft të gjerë në këtë pelegrinazh dhe ky është tregues dhe i adhurimit për këtë figurë të jashtëzakonshme, frymëzuese edhe në ditët tona, që u jep të gjithëve forcë për të përballuar vështirësitë e sfidat.

Njëkohësisht është edhe një mundësi që duke ardhur këtu të kujtojmë edhe njerëzit tanë të dashur, të kujtojmë edhe ata të cilët janë në gjendje të vështirë, që kanë nevojë për ndihmën tonë, që të ndjejnë mbështetjen dhe solidaritetin e shoqërisë sonë.

Sepse kjo shoqëri mund të ketë të ardhme vetëm bazuar në këto vlera shumë të fuqishme njerëzore e shoqërore për të cilat u sakrifikua Abaz Aliu dhe mjaft figura të tjera.

Kemi nevojë ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe t’i japim edhe më shumë shpresë, besim dhe durim të rinjve dhe të rejave tanë në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen në këto vise të mrekullueshme ku mundësitë për zhvillim janë shumë më të mëdha. Dhe për këtë na duhet t’u kthehemi gjithmonë atyre vlerave që e mbajnë një familje, që e mbajnë një komb, që e mbajnë një shoqëri të fortë, të shëndetshme dhe shpresëdhënëse sidomos për gjeneratat më të reja.

Duke falënderuar Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për ftesën dhe për këtë organizim të veçantë ju uroj të gjithë besimtarëve fat, mbarësi! Na ndihmoftë të gjithë shqiptarëve Abaz Aliu për një të ardhme më të mirë dhe për të qenë gjithmonë të bashkuar në paqe dhe begati!”

August 22, 2018 15:51
Komento

10 Komente

  1. Arben August 22, 16:10

    vlera njerezore, si hajduteria, mashtrimi, vrasja.

    pak a shume ato qe misherohen tek ilir meta.

    Reply to this comment
  2. Martini August 22, 16:57

    Mesojeni te vishet Presidentin e.Republikes.

    Reply to this comment
  3. i vtmi qe e ka deren e burgut hapur, pa...gjyq . August 22, 18:05

    v.o. vlera njerezore e tij; quajti dritan priftin, mi mocali dhe myzeqaret rrace …mocaloresh . shkalla me e larte e penalitetit per nje…person publik, sidomos …president ..

    Reply to this comment
  4. ky e ka te sigurt ..fundin . August 22, 18:09

    veshjen e ka thjeshtuar pasi e pret…qelia, jo nga modestia .

    Reply to this comment
  5. Dodona mbi Tomorr August 22, 18:17

    “”..Mesojini Presidentit si te vishet..” thote Martini; Une do te thosha , me mire ti mesoni historine per te mos na e bere Abaz Aliun “hero kombetar”, kur Abaz Aliu eshte heroi i Persise dhe ndoshta ne kohen e vete as e ka ditur se ka pasur nji popull Shqiptar ne bote ! Mali i Tomorrit ka qene i shenjte qysh ne lashtesi me Dodonen Pellazgjike dhe nuk e shenjteroi “nji grusht dhe nga varri i Abaz Aliut ne Qabe qe solli nji matrapaz nga Skrapari” per te nxjerre fitime te majme .Spekullimet fetare nuk duhet te humbasin te dhenat historike te ketyre vendeve qe duhet te perbejne per ne krenari kombetare dhe te mos erresohen nga emra te huaj , qofshin keta edhe shenjtore ;Abaz Ali apo shenAndon apo edhe Shen Mark e te tjere me radhe duke lene menjane “shenjtoret tane ;Gjergj Kastrioti , ALi Pasha, apo Bushatllinjte e te tjere figura te shquara te kombit tone)

    Reply to this comment
  6. labi August 22, 21:55

    shoqeria ka nevoi per gurore me shum dhe me te zgjeruara ku te punoin pa lek per shokun ilir dhe shoqen silikon opercion mona

    Reply to this comment
  7. Igli August 22, 22:56

    Vlerat e pidhit satom.Po ku ke vlera ti mer mut.

    Reply to this comment
  8. GRANIT DRENICA August 23, 07:31

    Përkundrazi, FETË (për atë dhe për ata që kupton drejt e që kuptojnë drejt) janë ANTIVLERAT më të mëdhatë, më kundërnjerëzoret, më të rrezikshmet, etj., etj. që kanë qenë vazhdimisht; që vazhdojnë të jenë dhe që do të jenë derisa njerëzimi t’egziston dhe t’i përfill ato! FETË, shqiptarëve, me hir e pahir, me pahir e hir, jua kanë dhënë dhe imponuar armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve për qëllimet, kryekëput, plotësisht ANTISHQIPTARE?! Tëra kishat, tëra xhamijat, tëra teçet janë TË HUAJA; janë fund e kry, kundërshqiptare, e megjithkëte, shqiptarëgjorët, vazhdojnë t’i durojnë, t’i nderojnë e t’i çmojnë?! …Po, si ka mundësi që populli, prandaj, të jetë edhe ma i marrë e ma HAJVAN; E ndërkaq, ILIR METË-LOPA, nuk ngurron që fetë t’i quaj edhe “vlera njerëzore”!? Edhe kafshët tashmë po e kanë të qartë sesa KUNDËRNJEREËZORE E SESA TË RREZIKSHMEjanë FETË; por, ILIR METË-LOPA këte gjë, po shihet dhe po kuptohet se, ende nuk e ka të qartë!? KUKU e tejme për shqiptarët çka i gjet që prej pas vitit 1990…?!

    Reply to this comment
  9. enverdjali August 23, 09:56

    Baba Tomorri ska lidhje me ali e kadi e muhamet apo papas a pape… ai eshte PELLASGJIK eshte para se te shpikeshin keta qe permenda me larte te cilet na flasin per vlera njerezore e vete bejne si tu vije atyre per me mbare. Prandaj mos e zini ne goje Baba Tomorrin por shkoni te varri aliut e kadiut e hidhni para se do ju behet mbare per te vjedhur me shume kete popull.

    Reply to this comment
  10. perkthyesi August 23, 11:00

    Zakonisht njeriu flet per ato gjera qe i mungojne! Keshtu vepron dhe ky qe cuditerisht dhe paradoksalisht e kemi ne krye te qoshes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*